0.7 C
Berne
vendredi 27/11/2020

Del Ponte: UCK s’mund të krahasohet me forcat e Miloshevicit që bënë spastrime etnike, krime dhe gjenocid

Bernë, 12 Nentor -Presidenti kosovar Hashim Thaçi dha dorëheqjen të enjten e javës së kaluar pasi u shpall aktuakuza nga Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë. Aleati i tij i ngushtë, Kadri Veseli, ish-shefi i inteligjencës i guerilasve kosovarë, njoftoi gjithashtu të enjten konfirmimin e padisë së tij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSC) në Hagë.

Pas SHBA-ve dhe Gjermanise, Zvicra eshte financuesja me e madhe e Gjykates Special për krime në Kosovë

Crala del Ponte: Siq lexova Thacit dhe Veselit me shoket e tyre po ashtu akuzohen per likudimet kunder rivalëve politikë të LDK-së së Ibrahim Rugovës!

President Thaçi met with the President of the Assembly, Veseli and Prime Minister Mustafa, they get coordinated on the implementation of the international obligations - News & Events - President of theThaçi tashme eshte transferuar në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale (KSC), e cila është në Holandë, së bashku me tre (Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi) të dyshuar të tjerë. Të katër burrat dyshohen për gati 100 vrasje, zhdukje me forcë, persekutime dhe tortura, veprime të pretenduara të kryera midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Thaçi me shoket e tij akuzohen gjithashtu për eliminimin e rivalëve politikë shqiptarë në Kosovë, përfshirë vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ibrahim Rugova.

Zonja Del Ponte duke folur per nje takim me ish-presidentin e Kosovës, ka shtuar se: “Unë për herë të fundit u takova me z.Thaçi me rastin e 10-vjetorin e Konferencës së Dejtonit. Unë i thashë atij se do të nismi hetimet ne terre..Ai, m’u përgjigj se UÇK-ja nuk kishte bërë kurrë krime dhe ishin serbët ata që kishin verhur uniformat e UCK-së dhe bëne krime ne Kosovë..“

E pyetur se si e kishte pritur lajmin për aktakuzen dhe transferimin e Hashim Thacit në Hagë, znj. del Ponte, ish-Prokurore e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për krime te luftës në ish-Jugosllavi, per RTV21 u pergjigj se “një gjë e tille ishte pritur, lajm ky i mirë per nga pikëpamja e drejtësisë për viktimat. Sepse siç e kam thënë gjithmonë, nuk do të ketë stabilitet dhe perspektive në rajon, pa arrestimin dhe ndeshkimin e atyre të implikuar në krime gjatë dhe pas lufte ne Kosovë..”

“Unë mendoj se z.Thaçi bëri mirë që dha dorëheqjen si president për imazhin e Kosovës. Fatkeqësisht koha ka kaluar, dhe  një vonesë e tille nuk eshte ne favor të drejtësise, por në favor të autorëve të krimit, sepse provat mund të zhduken ashtu sikur edhe dëshmitarët. ” ka shtuar ne vazhdim znj.Del Ponte. 

Në mediat ndërkombëtare, siq e dime eshte përmendur se Thaçi ishte i përfshirë në trafikimin e organeve, megjithatë në aktakuzen e ish-presidentit të Kosovës dhe tre të akuzuarve të tjerë për krimet, të cilët aktualisht janë në Hagë, ky i ashtuquajtur “trafik organesh” ose “shtëpia e verdhe” nuk përmendet fare?!

Në lidhje me këtë pyetje Znj. Del Ponte u përgjigj se “edhe mua me ra ne sy kjo gjë dhe mu duke dicka e çuditshme sepse ky trafik organesh beri buj ne medfiat boterore, duke ju rferuar prokurorit amerikan John Williamson i cli i referohjej Dick Martyt. Sa më përket mua, unë kurrë nuk e kam akuzuar z. Thaçi për trafik organesh. Lidhur me krimet e tjera gjatë dhe pas luftës, përfshirë ato të rivalëve politikë të LDK-së së Ibrahim Rugova, kjo është një çështje tjetër që do të trajtohet nga Gjykata Penale e Hagës në ditët në vijim. “

Del Ponte: “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” t’i atribuosh krerëve te UCK-së dhe t’i krahasosh me krimet serbe te Miloshevicit eshte dicka e ekzagjeruar dhe absurde!

Der mysteriöse Tod von Zeuge X | Basler Zeitung

Sipas gezates zvicrane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch” ne Zvicër,  në tekstin e aktakuzës kundër Thaçit dhe kundër tre personave të tjerë në paraburgim në Hagë, thuhet se këta persona i përkasin “një ndërmarrje të përbashkët kriminale” E njëjta akuzë gjendet në aktakuzën e ish-Presidentit serb Sllobodan Millosheviç, qe duket se eshte bere një “copy-past”!

Se a është kjo normale te krahasosh krimet e forcave serbe të Millosheviçit me ato të UÇK-së?

Zonja Del Ponte përgjigjet: “Jo, jo, asesi kjo është diçka tjetër. Nuk mund të krahasohen krimet e forcave të Millosheviçit me ato të UCK-së. Ky është një gabim i madh nga ana e atyre që përpiluan këtë aktakuzë. Siç e dini, forcat serbe të udhëhequra nga Millosheviçi kryen krime të rënda kundër njerëzimit, masakra, gjenocide dhe spastrime etnike në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Ne nuk duhet të harrojmë përdhunimin e 20,000 vajazave dhe grave kosovare gjatë konfliktit..”

Prandaj sipas prokurores zvicerane “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” t’i atribuosh krerëve te UCK-së dhe t’i krahasosh me krimet serbe te Miloshevicit eshte dicka e ekzagjeruar dhe absurde!..”

Meqe disa media në Kosovë e kane përmendur edhe emrin e një komandanti tjetër të UÇK-së, z. Ramush Haradinaj ne raport me specialen, znj. Del Ponte lidhur me liderin e AAK-së shtoi se “Unë jam e sigurt që z. Haradinaj nuk do të ftohet nga Gjykata Speciale për të njëjtat akuza për krime lufte për të cilat ai është gjykuar një herë në Hagë, përveç asaj, nëse ai ka bërë dicka tjeter në ndërkohë, pas luftës, për të cilat Gjykata Speciale mund të jetë në dijeni…”

Si përfundim, kur u pyetën për sa vite mund të dënoheshin këta të pandehur dhe kur ky Tribunal Special për Krimet në Kosovë mund të përfundonte misionin e saj, znj. Del Ponte u përgjigj se “për një atentat, burgim për disa vjet mund të jetë vendosi Ju lë të imagjinoni dënimin për vrasjen e 100 personave, i cili u përmend në aktakuzë … “

“Lidhur me kohën e veprimit të kësaj Gjykate Speciale është e vështirë të thuhet. E gjitha varet nga numri i aktakuzave dhe numri i çështjeve që do të procedohen. Si Prokuror e dini kur filloni një gjyq, por jo kur do të mbarojë. Unë ju kujtoj se ICTY për ish Jugosllavinë filloi punën e tij në 25 maj 1993. Në fillim ne kishim menduar se do të zgjaste rreth dhjetë vjet … por puna përfundoi në 2017, domethënë 25 vjet më vonë. “, ka thënë ne fund ish-prokurorja zvicerane e TPI-së znj.Del Ponte per gazeten zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch”

Lufta e fundit në ish-Jugosllavi perfondoi me nje bilanc tragjik. Forcat serbe ne Kosovë vrane mbi 13,000 kosovare, kryesisht femijë, gra dhe pleqe, rreth 20,000 vajza dhe gra u përdhunuan, pothuajse një milion refugjatë u debuan në Shqipëri dhe Maqedoni, Preshevë, Zvicer e vendet tjera te BE-së..

VIDEO+FOTO) Reçaku, masakra që ndryshoi fatin e Kosovës - Tirana Today

Derniers articles

Zvicra, gjate 24h te fundit  4,509 raste te infektuar me 79 vdekje nga koronavirusi

Sipas raportit të OFSP gjatë 24 orëve të fundit, 198 pacientë të tjerë janë shtruar gjithashtu në spital. Zvicra ka 4,509 raste shtesë të...

Presidentja e Kosovës shkarkon djalin e Haxhi Shalës dhe tre konsuj të tjerë te emëruar nga Thaci para se të arrestohet

Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë. Media mëson se konsujt që iu janë shfuqizuar dekretet janë:...

Vdes Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit në botë

Lamtumirë Diego. Do të jesh i përjetshëm në çdo zemër të planetit të futbollit”, ka shkruar Federata. Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona, ka vdekur në...

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden per sekretar të shtetit e ka nominuar Antony Blinkenin

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka nominuar Antony Blinkenin, diplomat me përvojë në dy administrata presidenciale, për të shërbyer si Sekretar Shteti. Nëse konfirmohet...

Zvicër, Krimi i tmerrshëm, u kap në aeroportin e Zurichüt me kokën e gjyshes në çantë, Fatmir T…

Fatmir T. , 21 vjeçari  është një i ri nga Maqedonia e Veriut, iI cili ishte arrestuar  në Aeroportin e Cyrihut për një krim...