4.2 C
Berne
mardi 23/04/2024

Carla del Ponte: Komandantet e UÇK nuk mund të krahasohen me Miloshevicin dhe të tjerët si një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Ish-kryeprokurja e ICTY ne Hage, zviceranja Carla del Ponte ne bvisedë me redaktorin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Hagë, 10 mja -Sot ne Hagë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë mbajtur konferencen e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi). Në gjykatën e Hagës sot janë lexuar akuzat e reja të ngritura ndaj Kadri Veselit, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjate kesaj seance sot ne Hagë sikur Hashim Thaçi edhe tre te tjerët jane deklaruar te pafajshëm te cilet specialja e ka emëuar si nje « ndermarje te perbahskët kriminale », njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u ngrit më 26 tetor të vitit 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Ne nëtorin e vitit 2020 ish-presidenti kosovar Hashim Thaçi ishte transferuar në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale (KSC), e cila është në Holandë, së bashku me tre bashkepuntoret (Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi) të dyshuar të tjerë. Të katër burrat dyshohen për gati 100 vrasje, zhdukje me forcë, persekutime dhe tortura, veprime të pretenduara të kryera midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Thaçi me shokët e tij akuzohen gjithashtu për eliminimin e rivalëve politikë shqiptarë në Kosovë, përfshirë vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ibrahim Rugovës.

Del Ponte: Unë për herë të fundit u takova me Thaçin në 10-vjetorin e Konferencës së Dejtonit. Ai me tha disa gjera intersante..
Image

Në mediat ndërkombëtare, raportet përmendën se Thaçi ishte i përfshirë në trafikimin e organeve, megjithatë në padinë e ish-presidentit të Kosovës dhe tre të akuzuarve të tjerë për krimet, të cilët aktualisht janë në Hagë, ky trafik nuk përmendet.

Në lidhje me këtë pyetje Znj. Del Ponte u përgjigj se “realisht me të vërtetë e çuditshme, sepse ky trafik organesh përmendet nga Prokurori Amerikan John Clint Williamson, i konfirmuar më parë nga Z. Dick Marty. Sa më përket mua, unë kurrë nuk e kam akuzuar z. Thaçi për trafik organesh. Lidhur me krimet e tjera gjatë dhe pas luftës, përfshirë ato të rivalëve politikë të LDK-së së Ibrahim Rugovës, kjo është një çështje tjetër që do të trajtohet nga Gjykata Penale e Hagës në ditët në vijim.“

Sipas “Le Canton27.ch”, në tekstin e aktakuzës kundër Thaçit dhe kundër tre personave të tjerë në paraburgim në Hagë, thuhet se këta persona i përkasin “një ndërmarrje të përbashkët kriminale”. E njëjta akuzë gjendet në aktakuzën e ish-Presidentit serb Sllobodan Milloshevq, që duket se është bërë një “copy-past”! A mund të krahasohen krimet e forcave serbe të Millosheviqit me ato të UÇK-së?

Zonjës Del Ponte iu përgjigj: “Jo, kjo është diçka tjetër. Nuk mund të krahasohen krimet e forcave të Millosheviqit me ato të UÇK-së. Ky është një gabim i madh nga ana e atyre që përgatitën këtë aktakuzë. Siç e dini, forcat serbe të udhëhequra nga Millosheviqi kryen krime të rënda kundër njerëzimit, masakra, gjenocide dhe spastrime etnike në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Ne nuk duhet të harrojmë përdhunimin e 20,000 vajazave dhe grave të Kosovës gjatë konfliktit.”

“Lidhur me shprehjen “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në aktakuzë, une e shoh diçka si të ekzagjeruar. Dhe unë, gjithashtu dyshoj si ju, nëse ata që përpiluan këtë aktakuzë i bënë copy-past aktakuzës kundër Millosheviqit, gjë kjo e cila nuk është e drejtë. “

Si përfundim, kur u pyetën për sa vite mund të dënoheshin këta të pandehur dhe kur ky Tribunal Special për Krimet në Kosovë mund të përfundonte misionin e saj, znj. Del Ponte u përgjigj se “për një atentat, burgim për disa vjet mund të jetë vendosur. Ju lë të imagjinoni dënimin për vrasjen e 100 personave, i cili u përmend në aktakuzë.“

« Lidhur me kohën e veprimit të kësaj Gjykate Speciale është e vështirë të thuhet. E gjitha varet nga numri i aktakuzave dhe numri i çështjeve që do të procedohen. Si Prokuror e dini kur filloni një gjyq, por jo kur do të mbarojë. Unë ju kujtoj se ICTY për ish Jugosllavinë filloi punën e tij në 25 maj 1993. Në fillim ne kishim menduar se do të zgjaste rreth dhjetë vjet … por puna përfundoi në 2017, domethënë 25 vjet më vonë“, ka thënë në fund ish-prokurorja zvcerane e TPI-së znj. Del Ponte.

Lufta e fundit në ish-Jugosllavi perfondoi me nje bilanc tragjik. Forcat serbe ne Kosovë vrane mbi 13,000 shqiptarë të Kosovës, kryesisht fëmijë, gra dhe pleq, rreth 20,000 vajza dhe gra u përdhunuan, pothuajse një milion refugjatë u dëbuan në Shqipëri dhe Maqedoni.

Lufta e fundit në ish-Jugosllavi përfundoi me një bilanc tragjik. Forcat serbe në Kosovë vranë mbi 13 mijë kosovarë, kryesisht fëmijë, gra dhe pleq, dhunuan rreth 20.000 gra e vajza dhe dëbuan thuajse një milion refugjatë jashtë kufijve, në Shqipëri e Maqedoni. Dhe per cudi qe 20 vite Kosvoa ka pasur disa qeveri te prira nga Hashim Thaci, Isa Mustafa apo Ramush Haradinaj dhe asnjera nga keto deri tash nuk e ka hedhur Serbine per krime dhe gjenocid mbi civilet shqiptare ne Kosovë?!

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...