4.8 C
Berne
mardi 16/04/2024

Carla Del Ponte gazetarit shqiptar: Lajm edhe më i mirë do ishte, sikur Mlladic të dënohej më herët, meqë atij i kanë mbetur edhe pak ditë në burg

Ish-kryeprokuroja e pergjithshme e Tribunalit Penal Nderkombëtare per krime në ish-Jugosllavi zviceranja Carla del Ponte me gazetarin e gaztës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Bernë, 9 qershor -Keshtu i ka thënë sot ish-kryeprokuroja e pergjithshme e Tribunalit Penal Nderkombëtare per krime në ish-Jugosllavi zviceranja Carla del Ponte gazetarit të gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch i coli ka percjellur disa procese gjyqësore në Hage jo vetëm të Miloshevicit por edhe te Mladicit dhe Karaxhiti si dhe kriminelve tjere serbe…Siq kemi raportuar, dje ne Hage, Gjykata e OKB-së për krime ne Ish-Jugosllavi i ka dhene verdiktin xhelatit serb Ratko Mladic duke e denuar me burg të perjetshem i cili ne listen e krimineleve serbë për prokuroren zvicerane Carla del Ponte konsiderohej si « peshku i madh » i krimeve. Haga, mbi 1500 vjet burg  per 75 serbët e akuzuar dhe të dënuar nga ICTY, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Denimi me burg deri ne vdekje i të akuzuari nga Gjykata Nderkombetare për krime ne Ish-Jugosllavi me seli ne Hagë Ratko Mladic qe njihet tashme si kasap i Bosnjes kunder muislimanëve eshte pershëndetur nga perosnliate boterore dhe krere të  organizatave nderkombëatre.

Del Ponte: Denim me burgim te prëjetshem dy here lalm i mire, nje per nenat dhe grate e viktimave ne Bosnje dhe dy,  mesim dhe mesazhe per kriminelet tjere ende të lire ne ballkan dhe ata në Hage se nuk do t’i shpërtojne drejtesisë!

Ratko Mladic: Gericht bestätigt lebenslange Haft wegen Völkermords - WELTSe si e ka marrur keter lajm për Ratkon Mladicin,  ish-Prokurorja e Përgjithshme Carla Del Ponte kete lajm nga Haga e ka mirëpitur duke e pershëndetur vendimin e ICTY-së. Del ponte në një interviste ekskluzive dhene sot gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thëne se « ky lajm do te ishte edhe më i mirë sikur Ratko Mlladiç do ishte dënuar më herët, meqë atij i kanë mbetur edhe pak ditë në burg. Veq kesaj ai eshte arrestuar 16 vjet pas përfundimit të luftës. Por, sidoqofte ma mire vone se ha hiq, siq kane mbetur edhe shume krimenel ne liri rrugëve te ballkanit apo te fshehur në Serbi, Rusi apo gjetiu.. »

Carla Del Ponte, si kryeprokurore e gjykatës së KB për krimet e luftës midis 1999 dhe 2007 kihste bere disa here thirrje për arrestimin e ish-udhëheqësve serbë të Bosnjës Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic (dy herë të akuzuar për gjenocid që nga 1995). Ne fakt, Gjykata e OKB-së për Krimet e Luftës në Hagë e dënoi Mlladiç me burgim të përjetshëm në 2017 në shkallën e parë. Ata e gjetën Mlladiç fajtor në shkallën e dytë dhe të fundit. Kështu, Mlladiç dënohet per se dyti me burgim të përjetshëm.

Ne maj te vitit 2011 Ratko Mlladiç u arrestua dhe u ekstradua në Hagë. Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës është akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga ICTY për rolin e tij në luftën e Bosnjës. « Do perkujtoj ketu se ne tentuam ta arrestojme edhe gjate varrimit te vajzes se tij e cila kishte bere vetëvrasje me 24 mars 1994, por aksioni ishte i pa suksessesshëm »

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës qe akuzonte komandantin e frocave serbe gjenralinRatko Mlladiç dje e ka shpallur verdiktin duke e denuar ate me burg te perjetshem

« Arrestimet dhe ekstardiumet e krimineleve nga ballkani ne Hagë gjithnje jane lajme te mira, sidomos për për drejtesine dhe familajret e viktivave,. ne kete rastte atyre ne Srebrencie, mbi 8 mije sosh. Merrene me mend familjarët e viktimave priten 26 vjet rresht për drejtësinë. » ka shtuar znj.Del Ponte.

« Siq e dini ish gjenerali serb boshnjak Ratko Mlladiç është një nga fajtorët kryesorë të mizorive të kryera gjatë Luftës së Bosnjës, e cila la rreth 100,000 të vdekur dhe miliona të ekstarduar, spastrime te ngjajshme etnike u pane dhe ne Kosovë nga xhelati tjeter serbe Miloshevic. Unë prisja një konfirmim të verdiktit. Sepse unë e dija se çfarë prove kishim. »

Haga, mbi 1500 vjet burg  per 75 serbët e akuzuar dhe të dënuar nga ICTY

Carla Del Ponte, si kryeprokurore e gjykatës së KB për krimet e luftës midis 1999 dhe 2007, ishte e dobishme në udhëheqjen e hetimit kundër Mlladiç. Në Mars 2019, shoqëruesi politik i Mlladiç, udhëheqësi serb Radovan Karadzic, 75, tashmë ishte dënuar me burgim të përjetshëm

Mlladiç nuk u arrestua derisa Del Ponte ishte emëruar prokuror i përgjithshëm dhe 16 vjet pas përfundimit të luftës. Në 2011, ai u dorëzua në gjykatën e krimeve të luftës. « Ne kemi hetuar dhe kemi mbledhur prova për një kohë të gjatë, » thotë Del Ponte. “Ne duhet të paraqisnim prova se ishte gjenocid. Ne kemi qenë shumë të qëndrueshëm. U desh shumë punë nga ne, dhe gjithashtu nga të afërmit e viktimave. ”

Trupat serbe nën komandën e Mlladiç – këtu në një takim me paqeruajtësit e KB në prill 1993 – pushtuan zonën e mbrojtjes së KB në Srebrenica në korrik 1995. Nën urdhrat e Mlladiç, forcat serbe pushtuan zonën e mbrojtjes së KB në Srebrenica në korrik 1995. Paqeruajtësit Hollandezë dhe forca ajrore e NATO-s nuk ndërhynë. Ushtarët serbë vranë rreth 8,000 burra dhe djem muslimanë.

Mbi një shekull e gjysem burg per 75 serbëve të akuzuar dhe të dënuar nga ICTY, nga Gjykata e OKB-së për krime lufte ne Ish-Jugosllavi në Hage e themeluar qe tridhjete vite. Tetë serbë të akuzuar nga ICTY për krime kane vdekur në Hage. Burgu i Sheveningen eshte shnderruar në një “varr masiv” i serbëve. Mladicit, dje ishte i denuari i fundit nga ballkani. Ai ishte serb i 75-te i dënuar në Hagë, që do jetë mesim dhe paralajmerim për kriminelët tjerë në ballkan se nuk do t’i shpetoj burgut!, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, ne biseden e fundit me reporterin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thëne se nuk do të dalë asgjë nga hetimi për trafikim të organeve në Kosovë. Ajo ka shprehur keqardhje që kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosevic, vdiq pa e vuajtur dënimin e merituar për krimet e bëra.

UN-Kriegsverbrechertribunal: Letztes Urteil über Mladic | tagesschau.de

 

 

Derniers articles

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: E mbështes me zemër Kosovën për anëtarësim!

Seda Gören Bölük, deputetja e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka rekomanduar votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, duke bërë...

Nefail Maliqi, 25 vite pas, kur ishte në selinë e NATO-s 78 ditë përkujton bombardimin e Serbisë: Jo vetëm Nato, por edhe Zvicra neutrale...

Maliqi: Kosova kurr nuk ka qenë me afer anëtarësimit në NATO. Nato në Kosovë, de fakto ajo eshte në NATO, tash pritet edhe dejure,...

Mbi 2 mijë kërkesa për azil në Zvicër gjatë marsit, për herë të parë asnjë aplikant nga Kosova ose Shqipëria

Berne-Wabern, 16 prill - Gjatë muajit mars 2024, në Zvicër janë dorëzuar 2,383 kërkesa për azil. Disa vite më parë azilkërkuesit kosovarë kryesonin shifrat...

Krim i rëndë në Pejë, burri vret gruan e tij

Gjyljeta Ukella është gruaja e cila u vra në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë. Për këtë rast tragjik, një familjare e...

Përfundojnë punimet e Komitetit për Kosovën në KiE, s’kalojnë amendamentet e Serbisë dhe ajo për Asociacionin

Kanë përfunduar punimet e Komitetit Politik në Kuadër të Këshillit të Evropës ku u diskutuan amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...