16 C
Berne
dimanche 1/10/2023

Me iniciativen e Avnija Havuzit nga Presheva inaugurohet busti i Skënderbeut ne Budapest te Hungarise

Budapest, 10 qershor -Busti i heroit kombëtar shqiptar të shekullit XV, Skënderbeu, u përurua në Parkun e Qytetit të Budapestit, në një ceremoni, ku të pranishëm ishin Presidenti shqiptar Ilir Meta dhe homologu i tij, Presidenti János Áder. Busti i dhuruar nga Tirana në Budapest, u përurua gjithashtu edhe nga kryetarët e bashkive të dy qyteteve, Erion Veliaj dhe Gergely Karácsony, pranë Kalasë së Vajdahunyad. Gjatë përurimit në Budapest të bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ishte i pranishëm edhe Konsulli i Nderit në Hungari, Avnija Hafuzi. Busti i Skënderbeut i punuar me kujdes nga skulptori Agim Rada, është vendosur përballë bustit të bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Avnija Havuzi, Konsull i Nderit në Hungari: Krenar për këto kontribute në lartësimin e figurave më të shquara të kombit tonë

«Endërra ime e kahershme, vendosja e bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut në parkun qëndror të Budapestit, në Varosliget, më në fund u bë realitet! Shumë vite më parë e pata nisur këtë punë me ish- drejtorin e galerisë së qytetit të Budapestit, zotin Zsigmond Attila, ku midis tre propozimeve të atij , unë zgjodha kështjellën e Vajda Hunyadit.

Që prej asaj kohe përpjekjeve të mia iu bashkuan edhe bashkatdhetarë të tjerë, ku ka spikatur puna e ambasadës sonë gjatë këtyre viteve. Këtë gjë kemi bërë edhe me emërtimin e sheshit Szkanderbeg dhe vendosjen e një pllake përkujtimore në qytetin Eger, më 15 shkurt të vitit 2000, si dhe me emërtimin e sheshit Nënë Tereza në Budapest në 22 Tetor 2012 dhe, që u kurorëzua më pas me vendosjen e bustit të saj në këtë shesh. E ndjej veten krenar për këto kontribute të rëndësishme në lartësimin e figurave më të shquara të kombit tonë!.. » ka deklaruar per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch z.Avni Havuzi nga Presheva, konsul nderi ne ambasaden shqiptare ne Hungari

Për këtë ngjarje të rëndësishme, Avnija Havuzi, një nga personalitetet që ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për realizimin e këtij eventi me vlera kombëtare që shpreh miqësinë 550- vjeçare mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Këtë gjë kemi bërë edhe me emërtimin e sheshit ‘Szkanderbeg’ dhe vendosjen e një pllake përkujtimore në qytetin Eger, më 15 shkurt të vitit 2000, si dhe me emërtimin e sheshit ‘Nënë Tereza’ në Budapest, në 22 Tetor 2012 dhe, që u kurorëzua më pas, me vendosjen e bustit të saj në këtë shesh.

Me këtë rast shpreh mirënjohjen time të veçantë për presidentët Ilir Meta dhe János Áder, kryetarët e bashkive të Tiranës e Budapestit, Erion Veliaj e Gergely Karácsony, si dhe për dy ambasadorët, Arian Spasse e Lóránt Balla!”, shprehet ai.

Vendosja e bustit është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës, për qytetin e Budapestit. Ashtu siç u pat premtuar, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve.

Derniers articles

Nese nuk na besoni neve…Atëherë lexoni dhe besoni mediave boterore. Ja se çfarë shkruan gazeta gjermane per Edi Ramen..

Berne, 1 tetor /Frankfurter Allgemeiner Zeitung: Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasë Serbia që prej kohës së Nikolla Pashiq! FAZ:...

Mediat zvicerane: Vazhdon terrori nga manastiret serbe, dje ne Kosovë, sot ne Serbi…Një krijesë misterioze me hiram të zi në një manastir, që...

Berne, 1 tetor -Nje video  me rrjete sociale ka tmerrusr qytetaret ne Serbi, ku verejet nje krijese misterioze po shkaktob frikë dhe terror në Serbi,...

Kisha te Manastiri serbe ne Banjska dikur ishte xhami. Ja cili hoxhë shërbente aty!

Banjska në Zveçan, aty ku krimi serb vrau një polic kosovar e tentoi të destabilizonte veriun, paska qenë dikur një fshat tipik shqiptar, e...

Mergimtaret ne Zvicer bënë homazhe për nder të heroit te sovranitetit, policit Afrim Bunjakut

Berne 30 shtator -Dje dhe sot edhe ne Zvicer gati ne gjitha kantonet dhe qendrat  ku veprojne institucionet e Republikes se Kosoves mergimtaret tane...

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...