10.5 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Biznesmeni zviceran, ish-presidenti i Kosovës Pacolli: Sikur t’mos ishte Zvicra, nuk di a do të kishim sot pamvarësi apo nesër aeroport nderkombetar buzë detit shqiptar në Vlorë?

Biznesmeni i njohur zviceran Behgjet Pacolli njëherit ish-president i Kosovës gjatë bisedës në Gjenevë me gazetarin e njohur shqiptar në Zvicër (Le Canton27.ch) Nefail Maliqin 

Prishtinë, 24 mars -Sot bëhen 22 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi për të parandaluar nje katastrofë humanitare, per ndaluar masakrat, gjenocidin dhe spastrimet entike ne Kosovë. Lidhur me ket pervjetor historik  dhe me rastin e 13-vjetorit te pamvaresise se Kosovës si dhe 30 vjetorit te kompanise gjiganteske Mabetex, gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka zhvilluar nje interviste ekskluzive me ish-presidentin e Kosovës, njëherit liderin e AKR-së z.Behgjet Pacollin mbi situaten aktuale ne Kosovë, zgjedhjet e 14 shkurtit, për rolin e diaspores shqiptare dhe shtetit zviceran ne ndertimin e shtetit më të ri në Evropë-Kosovën. Ish-presidenti kosovar, njëherit biznesmeni me renome nderkombetare z.Pacolli në këte interviste për herë të parë flet publikisht edhe per aeroportin nderkombetar i cili është gati te ndërtohet në bregdetitn shqiptar në Vlorë.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka siguruar vota për të marrë edhe një mandat si deputet i Kuvendit të Kosovës. Bzinesmen i njohur kosovar z.Pacolli sot ka mbi 10 mije punetore mbrenda dhe jashta vendit. Qe mund te themi lirisht se nga duart djerset e Pacollit sot hane buke mbi 50 mijë anëtarë të mijera familjeve shqiptare dhe të tjera në botë.

Zvicra dhe diaspora shqiptare ka merita te medha per lirine, demokracinë si dhe ndertimin dhe zhvillimin e Kosovës!

Kosovo: Neue Regierung im Amt | Friedrich-Naumann-StiftungMeqë jemi një gazetë zvicerane në shqip (Le Canton27.ch) intervisten tonë me biznesmenin zviceran Behgjet Pacillin e nisëm mbi marëdhëniet mes Kosovës dhe Zvcrës? Ish-presidenti kosovar, njëherit lideri i AKR, tha, se si t’ju përgjigjem si zviceran apo si shqiptarë? (tha z.Pacolli duke qeshur, meqë ai është edhe zviceran edhe shqiptar)

« Por, meqë jeni media ne gjuhën shqipe në Zvicër, po ju flas si qytetare dhe politikan kosovar. Marëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës janë shumë të mira, bile më të mira se me cdo shtet tejtër evropian. E them këtë jo vetem se ky vend i pari ka permendur fjalën pamvaresi për Kosoven në KS te OKB-së dhe pse ka njohur e para Kosovën tone si shtet, por edhe për shkak lidhjeve tona miqesore qe na ka bashkuar dhe forcuar diaspora shqiptare, ne te clin vend punojne dhe veprojne mbi 200 mije shqiptare, kryesisht nga Kosova. Ketu do falenderuar edhe rolin dhe angazhimin e diplomates zvicerane Micheline Calmy-Rey qe beri per Kosoven me shume se nje minister shqiptar… » ka shtuar z.Pacolli

Pacolli kujton bombardimet e NATO-s: Akt i jashtëzakonshëm dhe unik i humanizmit. Merci NATO, Merci Zvicër!

Zvicerani dhe ish-presiodneti kosovar z.Behgjet Pacolli, ka kujtuar sot fillimin e bombardimeve të NATO-s, duke e e cilësuar si një ngjarje të madhe historike. Ai për gazeten zvcerane ne shqip Le Canton27.ch ka thenë se « ky intervenim i impnuar nga regjimi serb,  i hapi rrugë çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës. »

Sipas z.Pacolli “24 marsi i vitit 1999, ishte një akt i jashtëzakonshëm dhe unik i humanizmit.Ndërtimi i një shoqërie që reflekton stabilitet politik në tërë rajonin është falënderimi i ynë më i madh për SHBA-në, për Anglin, Gjermanin, Francën, Italinë dhe shtetet tjera qe e mbështetën misionin e Natos dretëpërdrejti si dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë, të cilët përkrahën Kosovën në rrugën e saj të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë vite më parë”.

Pacolli po ashtu shtoi se « populli i Kosovës është dhe do të mbetet mirënjohës përjetësishtë NATO-s dhe ushtareve te Zvcres Siwsscoy qe keto 22 vitete fundit po i kontribuojne paqes dher stabilitetit ne Kosovë!.. » 

Zvicra, keto dy deceniet e fundit te pasluftes, për Kosovën dha mbi 500 milionë CHF për integrime evropiane dhe zhvllim të vendit

Behxhet Pacolli në Francë për kombëtaren, me flamur në dorë! (Foto) - TelegrafiZvicra, keto dy deceniet e fundit te pasluftes, për Kosovën dha mbi 500 milionë CHF për integrime evropiane dhe zhvllim të vendit. Sot diaspora jone nga Zvicra ushqen rreth gjysëm milioni qytetarë teë Kosovës me bukë dhe po i ndihmojnë zhvillimit dhe ndërtimit te vendit. Do perkujtuar se gjatë luftes ne Kosovë Zvicra hapi dyert per 60 mije refugjate. Pra, Zvicra na eshte gjetur cdo here ne kohrat me te veshitira afer nesh. Nuk thone kot, miku i mire shifet ne dite te veshtira. Por edhe shqiptaret, mergimtaret tane atje po i kontribouj e procesve te ndertimit te zhvillimit te Zvicres qe sot lexojme ne gazetat zvicerane se ata jane shembull integrimi ne Zvicër. Veq kësaj, do falenderuar edhe ushtarët e Swisscoy-it dhe ambasadën zvicerane në Prishtinë të cilët po i kontribuojnë avancimit të proceseve demokratike, paqes dhe stabilitetit ne mjedisin tonë. »

« Zvicra dhe diaspora shqiptare ka merita të mëdha për lirinë, demokracinë si dhe ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës! Prandaj, duhet të jemi mirënojohes. Sikur t’mos ishte Zvicra do ishte pikëpyetje e madhe se do te kishim sot pamvaresinë, qeverinë apo nesër aeroportin ndërkombetar buzë  detit shqiptar në Vlorë?.. » ka shtruar pyetjen ish-presidenti kosovar z.Pacolli ne intervisten dhene gazetes zvcerane ne shqip Le Canton27.ch

Biseden me liderin e AKR dhe biznesit nderkobëtar me z.Pacolli po e permbyllim me një thënje të tijë: « Pengesat ne rrugetimin e seicilit ne jeten racionale te tije, nuk duhet te kosiderohen si probleme mbasi qe seicila nga ato e ka zgjidhjen e vet. Pengesat e tilla paraqesin vetëm një sfid ne tejkalimin e se cilës kërkohet qasje pozitive kreativitet, punë, guxim e deshire per te tejkaluar ate »

Dy fjalë për kompaninë gjigante nga Zvicra – MABETEX Group – Lugano dhe investimin e shekullit te Pacollit: Aeroporti Ndërkombetar në bregdetin shqiptar në Vlorë


Switzerland helps Russia combat corruption - SWI swissinfo.chKompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri qe koincidon me një ditë të rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë ne qyteti e bukur te Zvicres, ne Lugano. Pra, Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Gjithashtu une falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.

Kompania Mabetex u formua në vitin 1990 në Lugano të Zvicrës dhe filloj punën në vitin 1991. Në Rusi transferuan pothuajse të gjithë infrastrukturën shtetërore fhe administrative nga një aspekt totalitare në një shoqëri demokratike. U ndërrua aspekti vizual e kvalitativ i gjithë infrastruktures shteterore dhe krahas me të u ndertuan shumë objekte moderne sipas standardeve Europiane nëpër gjithe Rusine. Cdo ndërtesë qeveritare e administrative, pothuajse, u ritransformua e rindertua duke filluar nga qendrat administrative neper republikat e federates deri të ato qendrore si Parlamenti, Senati, kryeministria, ndërtesat e ndryshme të ministrive, Ministrise se PJ te Rusisë, rezidenca qeveritare e në fund edhe projekti madhështor dhe unikal.. Kompleksi i Kremlinit (17 ndërtesa të ndertuara ne mesjete e që sot eshte Residenca oficiale e Presidentit te Rusise), prejekt ky që kap shumen e disa miljiardave dollar.
Po ashtu në vitin 1997 presidenti rus e dekoron Mabetex Group në emrin e Behgjet Pacollit me larte te Federates Ruse, dekoratën për letërsi dhe art, per mrekullit artistike ne mbrendesite e objekteve.

Më vonë presidenti i Kazakistanit e fton zt. B.Pacolli për investime në Astana te Kazakistaniz ku ai me do të ndërtoj te gjitha objektet Qeveritare që mundesoj bartjen e kryeqytetit te ketij shteti nga Almaty ne Astana. Mabetexi ka vazhduar me tutje në ndertimin e kryeqytetit modern që sot na afer një milion banor. Mabetexi në këtë qytet ka ndërtuar pothuajse të gjithë infrastrukturën administrative, shëndetesore, sportive, artistike e deri te ajo e trashigimisë.

Në Astana është edhe ndertuar ndertesa e teatrit dhe baletit që është përzgjedh si me i bukuri në botë. Duke shpalosur në dokumentarin për Mabetexin mund të thuhet se Mabetexi është kompania globaleme më dinamike e llojit të vetë e shtrirë në 18 shtete te glabit.

Sipas z.Pacolli « ky është investimi i i parë në tokat shqiptare dhe një projekt madhështor në Shqipëri. Aeroporti i Vlorës do të jetë investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon, në kohërat e fundit, që do të kushtojë qindra miliona euro. Në fazen e parë do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona € . Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit.Vlora -“Aeroporti” i Diasporës - Njekomb.org

 

Derniers articles

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...