6.7 C
Berne
mardi 21/03/2023

Besnik Tahiri në OKB: Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare

Besnik Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke folur ne seline e OKB-së 

New York, /UN, 7 mars -Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka përfaqësuar Kosovën në selinë e OKB-së në New York, ku ka folur mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se duhet më shumë punësim e pavarësi financiare.

“Theksova nevojën për përpjekje të shtuara për të arritur progres më domethënës dhe të qëndrueshëm. Si shtete dhe kombe, na duhen më shumë arritje në arsim e fuqizim socio-ekomomik, në veçanti më shumë punësim e pavarësi financiare. Republika e Kosovë në vitin 2020 ka aprovuar Konventën e Stambollit. Po ashtu, kemi bërë hapa të rëndësishëm, duke adaptuar në Kushtetutë dhe ligje, parimet dhe standardet ndërkombëtare në ofrimin e mundësive të barabarta dhe fuqizimin e gruas”, ka shkruar shefi i deputetëve të AAK-së.

Tahiri tha se Kosova ka treguar kulturë të lartë demokratike, duke e përmendur edhe postin e presidentes së Kosovës, që udhëhiqet nga Vjosa Osmani.

“Përtej anës formale, si vend dhe shoqëri, kemi treguar kulturë të lartë demokratike, aktualisht ne udhëhiqemi nga lidershipi i një presidenteje grua, e dyta në mesin e katër presidentëve të shtetit tonë të ri. Në udhëheqjen institucionale dhe publike, shumë gra të zonja kanë dhënë shembull të lidershipit të fortë, duke drejtuar diplomacinë, energjinë, drejtësinë, edukimin e ekonominë. Por, edhe në platforma civile e biznese. Tashmë, besueshmëria në përfaqësimin e grave në Kuvendin e Kosovës, është etabluar, duke i lënë pothuajse të kaluarës nevojën e kuotës gjinore”.

Ai tutje ka thënë se Kosova ka trashëgimi të misionares më të madhe të humanizmit Nënë Tereza, që “po ndiqet nga ambasadorët e paqes, e shumë yje në muzikë, sport e art që na bëjnë krenarë si shtet dhe shoqëri”.

“Tradicionalisht nëna, motra kanë qenë të shenjta, motivi i familjes. Nisur nga shtëpia, babai ishte figurë e rëndësishme në qytet, por në sytë tonë lidere ishte nëna. Faktikisht, ajo ishte përgjegjësja. Fakti që më brengos edhe më tutje është, se ne po i shkojmë disi rrotull kësaj çështje për vite me radhë. E mbajë mend fillimisht si pjesë e OSBE-së, e në vazhdimësi në angazhime, ekspozohet fjala kualitet para mundësi”.

Tahiri është shprehur se Kosovës i duhet shumë punë që gratë “të kenë qasje të papenguar dhe afirmative në punësim, në institucione, në përfshirje sociale, drejtësi, arsim e financa. Kemi rrugë për të bërë!”.

Derniers articles

Sali Berisha në ATV: Arsytimi i Vuçiqit pse nuk e firmosi marrëveshjen nuk është i sinqertë, ja çfarë po fshehë ai

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në emisionin “A23” në ATV, tha se arsyetimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiq për të mos e firmosur marrëveshjen...

Shefi OKB-se mbeshtet marreveshjen e Ohrit mes dy shteteve fqinje Kosoves dhe Serbise

Berne, 20 mars -Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën...

Nga Brukseli ne Ohër, Zotimi gojor ka peshe!..

Shkruan: Muhamet MAVRAJ Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve. Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet...

Përfunduan diskutimet maratonike në Ohër mes Kurtit dhe Vucicit nën patronazhin e BE-së. Arrihet marreveshje, por presidenti serb refuzoi te nenshkruaj

Oher, 18 mars -Rundi i bisedimeve maratonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë pas 12 oresh ka përfunduar. Mesohet se ka një dakordim mes...

Le Conseil fédéral adopte le rapport sur l’exercice du droit de vote depuis l’étranger

Berne, 17 mars Lors de sa séance du 17 mars 2023, le Conseil fédéral a adopté un rapport sur l’exercice du droit de vote...