6 C
Berne
vendredi 29/03/2024

Pensionet e Zvicrës për shqiptaret nuk do të rrjedhin aq shpejti në Shqipëri, siq u raportua. Jo para vitit 2024

Bernë, 22 dhjetor -Një lajm i mirë nga Berna doli javen qe shkoi për të moshuarit (pensonistët) shqiptarë: Së shpejti pensionet zvicerane AHV dhe IV do t’i paguhen edhe Shqipërisë, ishte ky lajmi qe doli nga Tirana zyrtare. Lidhur me këtë lajm gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka kolntakltuare autoritet e Bernës.  

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë që kanë punuar në Zvicër. Rama tha se se shpejti shqipatret do te amrrin pensionet e tyre..

Ndryshe sipas aujtoriteteve te Bernës « kjo nuk do te ndodhe edhe aq shopejte, nevoitet kohe. Penesionet ende nuk mund te merren nga shqiptaret, sepse Konventa duhet të ratifikohet nga çdo Shtet Kontraktues në përputhje me legjislacionin e tij.
-Nga pala zvicerane, Këshilli i Shteteve ende duhet të miratojë konventën, ndoshta në sesionin e pranverës. Përveç kësaj, duhet të respektohet një afat referendumi prej 100 ditësh.
-Shtetet kontraktuese do të njoftojnë njëri-tjetrin, nëpërmjet kanalit diplomatik, për përfundimin e procedurave të tyre ligjore dhe kushtetuese përkatëse të kërkuara për hyrjen në fuqi të Konventës.
-Marrëveshja hyn në fuqi në ditën e parë të muajit të tretë pas datës së marrjes së njoftimit të fundit.
Pas ketyre proceduarve , shtetasit e Shqipërisë duhet të jenë në gjendje të marrin pensionin e plotë AVS ose AI sapo të kthehen në vend. Ju kutojme se Paralmenti zviceran ne fillim të keitj muaji miratoi me 129 vota pro marrëveshjes së sigurimeve shoqërore të nënshkruar me Tiranën.
Tirana e vonuar. Shqipëria, vendi i fundit ne ballkan që bën një marrëveshje ne favor te pensionisteve shqiptare
Marrëveshja synon të koordinojë sigurimin e pensioneve të dy shteteve përsa i përket pleqërisë, vdekjes dhe invaliditetit. Ai rregullon pagesën e pensioneve jashtë vendit. Kjo marrëveshje është e fundit e nënshkruar me një shtet ballkanik. Konventa korrespondon me ato të lidhura me vendet e tjera të rajonit si Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.
Një marrëveshje e tillë tashmë është nënshkruar. Autoritet e Berësd i kane thene redaklsise sonë se « Shqipëria trokiti në derën e Zvicrës pesë vjet më parë. Për shkak të pandemisë korona, lidhja e kontratës ishte vonuar. Ajo që mungon tani është drita jeshile nga Parlamenti. Këshilli Kombëtar do të vendosë të hënën – po duhet të jetë thjesht një formalitet. Më pas, Këshilli i Shteteve duhet të bjerë dakord… »
Kete e kane kofirmuar sot edhe nga Qeveria hlevetike në Bernë. « Më 5 dhjetor 2022, Këshilli Kombëtar miratoi marrëveshjen e sigurimeve shoqërore mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Këshilli i Shteteve ende duhet të miratojë konventën, ndoshta në sesionin e pranverës. Përveç kësaj, duhet të respektohet një afat referendumi prej 100 ditësh… » ka thënë nder tjera sot për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch znj. Elizabeth Hostettler zëdhënëse për media nga Departamenti Federal i Punëve të Brendshme (EDI) Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (AVS/BSV)
Pra siq po shifet, pensionet zvicerane nuk do të rrjedhin aq shpejti në Shqipëri, siq paralajmëroi Tirana zyrtare. Jo para vitit 2024 meqë pasi te japin OK Këshilli i Shteteve (Conseil des États) jane edhe disa procedura deri sa te nisi procesi i dhenies se pensioneve për shqiptaret.
Qeveria federale pret gjithashtu që pagesa e pensioneve jashtë vendit të shtyjë disa shqiptarë të largohen nga Zvicra. Kjo mund të çojë në kursime sepse këta njerëz nuk mund të marrin më përfitime suplementare, reduktime të primeve apo asistencë sociale, për shembull. Aktualisht, sipas burimeev shqipatre, në këtë vend jetojnë rreth 3000 shqiptarë nga Shqiperia. Por, sipas burimeve zyrtare, Qytetarët e Shqipërisë në Zvicër janë vetëm 1916, derisa Shqipëria është e 70-ta në këtë listë.
Para apo shtëpi? Don te thote tash e tutje shqiptaret nga Shqiperia ne Zvicer, mund te zgjedhin se ku dikush do të donte të jetonte pas daljes në pension është një nga liritë themelore. Në fund të fundit, të jetosh në Shqipëri është shumë më mirë me një pension zviceran sesa në Zvicër, duke pasur parasysh koston më të ulët të jetesës.
Nga ana tjetër, në të ardhmen do të ketë më shumë pagesa të pensioneve për shkak të marrëveshjes, pasi që tani e drejta e parave u takojnë njerëzve që nuk i takonin më parë. Qeveria federale po merr përsipër kosto shtesë prej 2.5 milionë CHF në vit.

Derniers articles

Lajmi i fundit nga Gjeneva: OKB hedh poshte serish propozimin e Rusisë (Beogradit) per ta mbledhur Sesioni i KS të OKB-së për bombardimet e...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblidh derish me iniciativën e Russe (Serbise)  nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s...

Céline Zuber-Roy, kryetare e parlamentit të Gjenevës: Komuniteti shqiptarë shembull integrimi në Kantonin tonë. Këtë e deshmon edhe fakti se këtu kemi katër deputetë...

Céline Zuber-Roy një Juriste dhe inxhiniere është presidentja e re e Këshillit të Madh. E para grua pas  gati dy deceniesh. Céline Zuber-Roy ishte...

Një shqiptar nga Presheva, në mesin e 11 kandidatëve në Serbi, zgjidhet prokuror i ri në Bujanoc

Preshevë, 28 mars -Ai quhet Agim Kamberi nga (karadku Isivuk) Presheva i cili ka mbaruar studimet ne Republiokën e Kosovës, rrespektiovisht në Universitetin e...

Policia francaze arreston katër shqiptarë për 70 vjedhje..

Bernë, 28 mars -Këtë të mërkurë, më 27 mars 2024, xhandarët e Brest dhe Landerneau arrestuan katër shqiptarë të dyshuar se kishin kryer 70...

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...