13.7 C
Berne
dimanche 4/06/2023

Berna zyrtare shpjegon për « Le Canton27.ch » se a kishte « takime sekrete » mes përfaqësuesve kosovarë dhe serbë në Zvicër dhe a është e interesuar ky vend të jet ndërmjetesuese mes Prishtines dhe Beogradit?

Këshilli Federal i Zvicrës (Bundesrat Schweiz) në Bernë (Photo: le Canton27.ch)

Berne, 19 dhjetor -Gjurmeve te lajmit se në Zvicer eshte mbajtur një « takim sekret » mes palës kosovare dhe asaj serbe në Zvicër në mes të muajit nëntor, gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne Berne ka kontaktuar autoritetet helvetike për te kuptuar për cka verte eshte fjala ketu dhe se a eshte e intersuar qeveria helevtike të jete ndermjetesuese ne problemet mes shqiptareve dhe serbëve.

Sikur BE, SHBA dhe NATO edhe Berna fton palën serbe dhe kosovare për qetësi dhe dialog

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka pritur përfaqësuesit e të dy vendeve në Zvicër në mes të nëntorit

“Një takim i tillë ka ndodhur një javë pasi serbët ishin tërhequr nga institucionet e Kosovës”, ka thenë sot zëdhensja e Ministrise se Puneve te Jashtme te Zvicres (DFAE/EDA) znj.Elisa Raggi për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch. Por, për arsye konfidencialiteti, zyrja nga Berna nuk ka shpoegjuar ne detaje se ku eshte mbajtur ky takim apo kush ishin pjsemarres nga pala e trete (ndermjetesuese) zvicerane.

Sipas znj. Raggi, se dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq deri më tani nuk janë takuar asnjëherë në formatin siq e prezentohet. (The two Chief negotiators Beslimi and Petkovic have so far never met in the above described format.)

Sipas DFAE/EDA, ky takim larg publikut ishte i rëndësishëm në mënyrë që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të shkëmbejnë rregullisht mendime për çështjet politike dhe të krijojnë besim.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e rëndësishme e enigmës për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor. Zvicra mbështet përpjekjet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe këtë e ka bërë të qartë vazhdimisht në kontaktet e saj zyrtare. (« The normalization of relations between Serbia and Kosovo is an important piece of the puzzle to promote stability and development in the Western Balkans. Switzerland supports the normalization efforts between Serbia and Kosovo and has repeatedly made this clear in its official contacts.« ) ka thënë në vazhdim znj.Elisa Raggi

« Që nga viti 2015, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka mbështetur negociatat zyrtare të BE-së me takime plotësuese jashtë rekord me përfaqësues të partive kryesore politike nga të dy vendet. Kjo u mundësoi atyre të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet politike dhe të ndërtojnë besim. Takimi i fundit u zhvillua në Zvicër një javë pasi serbët u tërhoqën nga institucionet kosovare… » ka shtuar znj.Raggi. (Since 2015, the Federal Department of foreign affairs has supported the official EU-negotiations with complementary off-the-record meetings with representatives of key political parties from both countries. This enabled them to exchange views on political issues and build trust. The last of these meetings took place in Switzerland a week after the Serbs withdrew from Kosovar institutions..)

Cassis për Le Canton27.ch: Ftoj palën serbe dhe kosovare për qetesi, të përbahen. Provokimet nuk jane zgjidhje, por dialogu

Edhe autoritetet zvicerane sa here kane folur për mosmarrëveshjet mes Kosoves dhe Serbisë, kane kërkuar nga palet qe problemet t’i zgjedhin ne tavolinen e bisedimeve.

Kjo u pa edhe nga takimi i fundit që kishte redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch në Bernë me zotin Cassis (ne mes te nentorit)  që ishte i shqetësuar për zhvillimet ne rajon, i cili i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës të ndalin provokimet, duke i dhene prioritet dialogut.

“Gjendja ne rajon eshte shqetsuese dhe e papranueshme. Zvicra mbështet procesin e dialogut ne Bruksel te udhëhequr nga BE-ja dhe përkrah një proces efektiv dhe të qëndrueshëm paqeje, duke nxitur besimin dhe fqinjesi te mire mes palëve ne rajoin. Nu ka alternative tjeter pos vazhimit te procesit te dialogut ne Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës…” ka deklaruar shefi i diplomacise helvetike z.Ignazio Cassis (DFAE) i pyetur nga redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch per dialogun e Brukselit mes Kosoves dhe Serbisë dite me pare (14 nentor 2022) gjatë një dreke pune ne Bernë me presidentin dhe gazetaret boteror.

Do përkujtuar, se Zvicra, siç dihet, bën pjesë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar të NATO-s në Kosovë (KFOR) që nga viti 1999. Tani ka 195 ushtarë zviceranë në Kosovë, misoni i te cilve ehste vazhdfuar deri ne vitin 2026 për shka sitautes frazhile ne rajon.

Duhet theksuar se kosovarët përfaqësojnë një nga minoritetet më të mëdha të huaja në Zvicër, me rreth 115.000 shtetas, numër i cili është në rritje të vazhdueshme. Sot, mediat vendase vlerësojnë se në Zvicër jetojnë rreth 300 mijë persona me origjinë kosovare, ose mbi 10% e popullsisë së Kosovës.

Konfederata Zvicerane, e cila njohu pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt 2008, shfaq një afërsi të madhe duke i quajtur zakonisht në vend si «Kantoni i 27-të i Zvicrës », gjë që është edhe arsyeja pse gazeta në fjalë mban emrin “Le Canton27.ch”.

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...