1 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Bekim Brestovci: Të lëmë anash inatet dhe postet. Kosova tanimë ka nevojë per unitet. Presim perkrahje edhe nga diaspora

Situata aktuale në Kosovë pas intevrenimit te speciales me arrestimet e ish-krerëve te UCK-së, lufta për postin e presidentit, per (mos) gatishmerine zgjedhjeve te reja ne Kosovë, për rolin e diospores dhe (pa) mundesise se votimeve në Kosovë ..ishin keto nga disa tema qe prekëm gjatë intervistes për gazeten zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch » me  z.Bekim Brestovcin, zëvendës-minister  i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republike se Kosovës.

* Z. Zëvendësminister po e nisim bisedën nga nje ceshtje aktuale, madje mjaft brengosese. Eshte fjala per Gjykaten speciale. Nese vete Thaci dhe 82 deputetet e PDKLDK votuan dhe i thane PO gjykates speciale per krime gjate dhe pas luftes ne Kosove, pse perzihet ktu Serbia dhe sherbimet sekrete se ato po qëndrojkan pas tyre, qe nenkupton se 82 deputetet, votues te kesaj gjykate na qenkan argat te Serbise apo?

Bekim Brestovci: Mendoj që koha e ka dëshmu që çdo gjë që ka të bëjë me gjykatën speciale është me motivim politik dhe e ndikuar permes bashkëpuntorëve të tyre si Dick Marty, nga Serbia dhe Rusia. Është e vërtetë që parlamentarët tanë ranë në grackën e presionit ndërkombëtar dhe e votuan themelimin e gjykatës speciale por ne të gjithë jemi dëshmitarë që themelimi i gjykatatës speciale u votua ne Parlamentin e RKS pas votimit të raportit të Dick Marty nga këshilli i sigurimit të OKB e që kishte për qëllim hetimin për tafikim të organeve. Nga ajo që së paku njohim deri më tani nga aktakuzat e ngritura, nuk përmendet askund qështja e trafikimit të organeve por aktakuzat janë të ngritura për qështjje për të cilat tanimë zyrtarë të Prokurorisë nga Serbia jan deklaru që kan qenë në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e dhomave speciale. Kjo pra të jep sinjale të qarta që Serbia është e implikuar në perpilimim e aktakuzës gjegjësisht në ofrum të informacioneve me të cilat prokuroria speciale është shërby për të kriju aktakuzat.

* Vërehen disa levizje, me disa billiborda «liria e ka emrin…» ..pastaj iniciativa, deklarata pët të reaguar kunder raportit te Dick Maryt.. A s’eshte pak vone kjo? Keto a eshte dashur te behen para 3 gusht 2015 kur deputetet kosovar e votuan specialen. Para kësaj date Liria e s’kishte emër?

Bekim Brestovci: Se a është reagimi i vonshëm këtë do e dëshmon koha por nuk duhet tëjsrtojmë që edhe në vitin 2015 kishte kundershtim kundër krijimit të Gjykatës speciale. Partitë opozitare e në mesim e tyre edhe Nisma Docialdemokrate por edhe deputet të ndryshëm e kundërshtian dhe nuk e votuan krijimin e gjykatës speciale. Mendoj ljo që tani po ndodhë me përmes slloganit“ Liria ka emër“ është edhe një konfirmim që qytetarët e Kosovës por edhe spektri politik qëndron fuqishëm mbas vlerave sublime të UÇK dhe sakrificës e gjakut të derdhur të luftëtsrëve të lirisë të cilët luftuan për lirinë e vendit të tyre i cili po shtypej nga makineria luftarake e Serbisë e cila po vriste gra, pleq e fëmijë vetëm e vetëm se ishin shqiparë.

Brestovci: Diasporës duhet lehtesuar votimin ne vendlindje dhe t’i garantohet me ligj përfaqësimi i sajë në jetën politike e institucionale ne Kosovë!

* Zv.Minsiter duket se Kosova eshte e gatshme per zgjedhje te reja, ju nga NISMA jeni te gatshme per kete proces?

www.sot-ks.comBekim Brestovci: Mendoj që zgjedhjet nuk jan zgjidhje për Kosovën e aq me pak kur kemi parasyshë Pandeminë e cila është përshkallëzu prap në muajin Nëntor. Kosova tani ka nevojë më tepër për zgjerim të koalicionit i cili do sjellte një stabilitet politik dhe do e rriste efikasitetin e Parlamentit në vendimmarrje dhe kalim të ligjeve. Pra para se të mendohet për zgjedhje duhet të mendohet seriozisht në zgjerimin e koalicionit e nëse kjo nuk arrihet dhe nëse nuk do ketë një marreveshje politike për zgjedhjen e presidentit, atëher Nisma Socialdemokrate është e gatshme edhe për opcionin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

* Jeni te kenaqur me integrimet apo lobimin per njohje te reja? Mendoni se liderët tane dhe qeveria po humb shumë kohe me deklaratat e serbeve ne Beograd qe po merren psh dekalaratat e Gjuricit, Dacicit dhe se fundit me Vucicin. Kemi nje pershtypje se një budall e qet nje guri e treqind tjere sun e nxjerrin. Pse psh Kosova at energji sikurt akishte perqëndruar ne lobim dhe integrime te cilat proceds kane ngecur, madje jane thyer mbrapsht.. Liberalizimini vizave kush se din kur do te ndodhe, pastaj sot kemi vetem c’njohje..Kosova dot s’ka ambasador ne Amerike, ne Japoni..

Bekim Brestovci: Është e vërtetë që kohën e fundit kemi ngecje në njohje të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe ngecje në inkusdrimin e RKS në mekanizmat ndërkombëtar. Kjo ka natyrisht shumë arsye por natyrisht që edhe antilobingu nga ana e Serbisë ka luajtur një rol por edhe mos të harrojmë që Kosova deri më tani është njohur si shtet i pavarur nga shumica e shteteve demokratike dhe styre që konsiderohen shtete mike të RKS dhe aleatëve të saj siq janë edhe SHBA.

Sa i perket liberalizimit të vizave më duhet të them që kjo është një padrejtësi shumë e madhe që po u bëhet qytetarëve të RKS, Kosova tanimë i ka perbushë të gjitha kushtet e kërkuara me marrveshjen e stabilizim-asocimit e aq më keq është që ne me BE kushim një marrëveshje për liberalizi të vizave në momentin që nënshkruam demarkacionin me Malin e Zi. Bashkimi Evropian po tregohet jo parimorë ngase edhe shtetet fqinje të cilat ranimë kan marrë liberalizimin e vizave nuk qëndrojnë aspak më mirë se Kosova në raport me korrupsionin.

* Derisa perfaqesues te UCK-se sot gjendet ne paraburgim ne Hage, sa eshte e hijshme per këta lideret tjere qe po behen copa, lufte pas nje karrige per president?

Bekim Brestovci: Tani nuk është situata për të humbur kohë mbas posteve dhe krejt pak ka rëndësi emri i përvetshëm i presidentit të ardhshëm të RKS. Kosova tanimë ka nevojë per unitet qytetar e politik dhe për aktivitet tė mirkordinuar për ti përballu sfidat.

* Gjithe diaspora e pupujve tjete ne Evrope kane te drejte te vote ne vendin ku ata jetojne dhe veprojne. Kete vetem diaspora kosovare nuk e gezon. Madje, nuk mbështetet nisma e disa deputeteve për lehtësimin e votimit për diasporën, pse Kosova e don buken dhe paren e diaspores por jo edhe voten?

Bekim Brestovci: Kur flasim per krijimin e lehtësirave gjat procesit të votimit për diasporen, ndajë edhe unë të njejtin mendim që duhet teknikisht të ketë lehtësi për procesin e votimit por gjithësesi duhet të shkohet edhe pertej kësaj dhe Diasporës duhet ti garantohet me ligj përfaqësimi i sajë në jetën politike e institucionale të RKS.

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...