14 C
Berne
jeudi 13/06/2024

BE a mund ta mbyll ose t’i vejnë sanksione « Klan Kosova » sikur « Russia Today » dhe « Sputnik », nëse ben propagandë kunder Kosovës ?

BE të mbyll ose t’i vejnë sanksione « Klan Kosova » sikur që mbylli « Russia Today » dhe « Sputnik », nëse veprojne kunder shtetit e Kosovës përmes propagandes serbo-ruse dhe dezinformimin e tyre toksik, apo nese qyteteve te Kosovës ju thote se jane pjesë e Serbisë!
The EU should close or impose sanctions on « Klan Kosova » as it closed « Russia Today » and « Sputnik », if they act against the state of Kosovo through Serbian-Russian propaganda and their toxic disinformation, or if it tells the cities of Kosovo that they are part of Serbia!
Pas RT/Russia Today dhe transmetimit të Sputnik, BE mund te vendos sanksione edhe ndaj disa mediave ne Kosovë nga sposorë te dyshimta sllave qe bejne propagnden e Serbise dhe Rusise ne Kosovë për te destabilizuar rajonin.
BE ka ndaluar kanalet ruse të mbështetura nga shteti RT dhe Sputnik. Ursula von der Leyen thotë se stacionet « nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit »
Rasti i ngjajshem eshte sot edhe me Klan Kosovën, ka vite, sidomos dy-tri vitet e fundit ehste vene ne sherbim dhe përktrahje bandat e krimnale dhe PRONTO ne Kosovë.
Ky eshte “ilaçi” per ta sheruar Kosoven e infektuar nga dezinformatat, Fake News, propaganda, lufta hibride dhe viruset tjera serbo-ruse ne mediat albanofone! Ose: Themelimi eventual i ndonje agjencioni kunder dezinformatave në Kosove, nuk do besoj se do ishte aq efikas ne stopimin e Fake News dhe luftes hibride serbo-rese ne rajon, nese shteti nuk nderrmer veprime konkrete! Kosova me insitucionet ka mekanizma dhe menyra tjera për te ndalur peropaganden sllave ne vend, ashtu siq vepruan disa vende te perendimit përballe mediave ruse.
BE ka njoftuar se do të ndalojë kanalet ruse të mbështetura nga shteti RT dhe Sputnik në një veprim të paprecedentë kundër makinës mediatike të Kremlinit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: “Russia Today dhe Sputnik, si dhe filialet e tyre, nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit dhe për të mbjellë ndarje në bashkimin tonë. Pra, ne po zhvillojmë mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë.”
Masa, e cila nuk u anulua apo u diskutua gjerësisht, erdhi si pjesë e një pakete sanksionesh më të ashpra kundër qeverisë së Vladimir Putin dhe regjimit të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, të cilin Von der Leyen e përshkroi si « bashkëpunëtor në këtë sulm të egër kundër Ukrainës ».
Qendra e Situatës së Dezinformimit thotë se transmetuesit shtetërorë rusë janë ende në gjendje të shpërndajnë materiale tek përdoruesit e BE-së në mediat sociale.
Mediat shtetërore ruse kanë qenë ende në gjendje të ndajnë përmbajtjen e tyre në Bashkimin Evropian, pavarësisht një ndalimi, thuhet në një raport.
Qendra e Situatës së Dezinformimit zbuloi se artikujt nga mediat e mbështetura nga Kremlini Sputnik dhe Russia Today (RT) ishin ende të dukshme për përdoruesit e BE-së në mediat sociale.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar planet për të ndaluar tre transmetues shtetërorë rusë si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve.
Blloku kishte ndaluar tashmë RT dhe Sputnik që të ndanin përmbajtjen në BE në mars, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Gazetari nga Gjeneva: Të ndihmohen mediat në Luginën e Preshevës, për të mos rënë në shërbim të sponsorëve të dyshimtë nga Serbia dhe Rusia, si disa në Kosovë dhe Shqipëri!…
Gazetari ynë i njohur ndërkombëtar, Nefail Maliqi, që ka bashkëpunuar me mediat më të njohura kombëtare, zvicerane dhe botërore (TV Shkupi, BBC, Deutsche Welle, Bota Sot, Presheva Jone, Tribune de Genève, Top Channel, The Genevas Post, etj.), dhe që sot drejton gazetën zvicerane Le Canton27.ch, në fjalimin e tij u përqendrua në lirinë e mediave, në këtë rast diskriminimin e tyre në Luginën e Preshevës dhe financimin e dyshimtë të disa mediave shqiptare në Ballkan. Sipas z. Maliqi, “mediat në Luginën e Preshevës punojnë në kushte të vështira, që shumë pak kanë përkrahje nga vendet tona, sidomos nga Shqipëria dhe më tepër nga Serbia. Për të mos rënë në kurthin e sponsorëve të dyshimtë dhe propagandës sllave, do të ishte mirë që këto media, edhe pse të pakta, të ndihmohen jo vetëm nga biznesmenët shqiptarë në botë, por edhe nga Tirana dhe Prishtina, si dy vende të cilat thuhet qartë se janë të obliguara të ndihmojnë shqiptarët, edhe jashtë vendit…”
“Siç e dini, Kremlini pas ofensivës ruse në Ukrainë ndau rreth 30 milionë euro për mediat në Ballkan, për çka disa media fatkeqësisht në Kosovë dhe Shqipëri nga këto mjete janë financuar. Kjo flet më se mirë për statutin e brishtë dhe të destabilizuar në Kosovë, sidomos atë në Veri. Nëse Serbia dhe Rusia financojnë mediat në Kosovë për të destabilizuar rajonin, atëherë pse Tirana dhe Prishtina të mos financojnë mediat për të stabilizuar dhe për të kontribuar në paqe në rajon?!” ka thënë në fund publicisti dhe gazetari ynë i njohur, i cili ka punuar për 20 vite në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.
“Dezinformatat, keqinformimi dhe çrregullimi i informacionit janë kërcënim ndaj shoqërisë tonë në Kosovë. Jemi këtu për të ndarë praktikat më të mira dhe për të luftuar këtë kërcënim të vërtetë. Ndikimi i huaj përbën kërcënim hibrid.. » ka thënë drejtoresha e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg.
Kremlini, para luftes ne Ukrainë financoi mediat ne ballkan me rreth 30 milionë euro, perfshirë ketu edhe Kosoven dhe Shqiperinë
Nga burimet dhe nje studim i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch para luftes ne Ukraine, Kremenlini rus ka finacuart reeth 30 milion euro për mediat ne ballkan, perfshire ketu edhe Kosoven dhe Shqiperinë.
Kete më se miri e justifkon nje raport amerikan se në Kosove publikohen 1200 lajme në ditë, prej te cilave vetem 400 lajme qe japin mediat vendore, kurse 800 lajme dhe informacione tjera jane që vijne nga jashte, sidomos nga mediat sllave: Sputnik, Tanjug, Informer, Pravda etj…te cilat me shume bejne propagande se sa pune profesione te informojne drejt opinionin.
Gazetari i njohur boteror investigativ Roberto Saviano ne bisede me tedaktorin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch kishte thene se “Mafia shqiptare u fuqizua prej Lazaratit, sot ajo është e fuqishme në gjithë botën dhe ka arritur deri tek «Cosa Nostra»

Derniers articles