1.4 C
Berne
jeudi 30/11/2023

Barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesave të Vuçiqit

Hysamedin Feraj i VV-së ka thënë se barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Feraj në Facebook ka shkruar se ish-polici serb nuk është liruar ende nga akuzat, por vetëm i është ndryshuar masa e caktuar nga gjykata dhe se ky është një kusht që nuk është plotësuar.

Ndërsa, kushti tjetër që s’është plotësuar është themelimi i Asociacionit, e që sipas Ferajt, Asociacioni nuk është pranuar dhe nuk “duken gjasat të pranohet”.

Shkrimi i plotë i tij:

Barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesat e Vuçiqit:

1. Lirimi i Pantiqit:

Pantiqi nuk është liruar ende as nga akuza as nga arresti, por vetëm iu ndryshua masa e arrestit (sigurisht e pazakontë për atë akuzë, por gjithsesi gjendet i arrestuar)

2. Themelimi i asocacionit

Asocacioni nuk është pranuar dhe nuk duken gjasat të pranohet ndesh kushtetutës së Kosovës.

Pra:Pavarësisht mosplotësimit të asnjë kërkese të barrikaduesve, në fund barrikadat i hoqi ai që i kishte vendosur, A. Vuçiqi! Siç dhe kishte deklaruar qysh në fillim i dërguari amerikan G. Escobar.

Gjithashtu, barrikadat u vendos të hiqen pa qenë i nevojshëm përdorimi i forcës as nga KFOR-i as nga policia e Kosovës, siç dhe dëshirohej nga të dy këta.

Por këto zhvillime Serbia po i paraqet si fitore të Vuçiqit dhe humbje të Kurtit!

Derniers articles

Delegacioni shqiptar në AP të Interpol-it në Vienë takohen me sekretarin e përgjithshëm të Interpol-it Jürgen Stock

Viene, 29 nentor (Interpol) -Në kuadër të punimeve te Asamblese së Përgjithshme te Interpol-it që po zhvillohen në Vienë ku jane tubuar mbi një...

Poetja e re Cerazela Kondi vjen me tri poezi te reja nga libri i ardhshem i saj

Nga nektari i poezisë - Cerazela Kondi Ku je? Jam aty ku ti kurre nuk kerkove. Atje ku ti humbe. Jam loti qe ti nuk qave. Jam vuajtjet qe ti kurre si...

Presheva bëhet edhe me një kuadër në perendim. Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi

Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi. Ajo posa ka diplomuar në Fakulltetin e Steyr, që quhet Controlling, Rechnungswesen...

Specialja nga Haga nuk e komenton protesten. Ata thone se dihen qendrimet tona: Ne nuk jemi kunder UCK-se por individeve!

Hagë, 30 Nëntor -Vizita e djeshme e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nuk u prit mirë nga nje grup i vogël në Kosovë. PSD...

Dretjuesit e Interpol-Tirana në Asamblenë e Përgjithshme në Vienë flasin për Le Canton27.ch pas takimit me krerët e Interpolit

Pëllumb Seferi, drejtor i departamentit te policise se shtetit shqiptarë për Marëdhenieve nderkombëtare, në bisede me gazetarin Nefail Maliqin, te derguarin tonë tone ne...