17.1 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Avokati Gashi: Jo për të gjetur prova për krimet e luftës, ja pse EULEX bastisi OVL-UÇK-në

Gashi: Në zyrat e OVL-së së UÇK-së erdhën për materiale kompromentuese nga Haga, vërtetohej lidhja me Serbinë.

Ai tha se persona të paidentifikuar kanë sjellë dokumentacione komprometuese për në Gjykatën Speciale.

Tomë Gashi: Ata e kanë vlerësuar bastisjen e zyrave, por nuk ka pasur arsye ligjore për ta bërë një gjë të tillë. Ajo që dihet se persona të paidentifikuar kanë sjellë dokumentacion të kompromentuar për në Gjykatën Speciale dhe duhet që ata fillimisht të kontrollojnë gjykatën se si po i lidhin këto akuza. Ndërsa udhëheqësit e OVL-së se aty shihet bashkëpunimi i institucioneve përndjekëse të Serbisë, konkretisht për veprimet e luftës, që ka një bashkëpunim të madh me Gjykatën Speciale.

Ai theksoi se ka mijëra dokumente që e vërtetojnë këtë komprometim dhe se arrestimi i Gucatit ka qenë i panevojshëm.

Tomë Gashi: Një gjë e tillë është ditur edhe më herët, sepse ka me mijëra dokumente që e vërtetojnë këtë bashkëpunim. Unë kam qenë për 10 orë në OVL-në e UÇK-së dhe kanë qenë dhjetëra policë të EULEX dhe kanë qenë të gjithë të armatosur dhe janë pajisjet me të cilët janë incizuar personat e paidentifikuar brenda organizatës. Arrestimi i Gucatit ka qenë totalisht i panevojshëm, sepse ai ka folur gjithmonë publikisht.

Gashi shtoi se aty nuk është ardhur për të gjetur prova për krime lufte, por për të gjetur materiale dhe incizime të sjellë nga 3 persona të paidentifikuar nga Haga.

Tomë Gashi: Ata sot nuk kanë ardhur për të gjetur prova për krimet e luftës, por erdhën për të gjetur material, për të cilin dikush e ka sjellë në tre raste nga Haga. Këto nuk janë publikuar vetëm në mediat e Kosovës, por edhe në mediat e Shqipërisë. Nëse kishin dyshime ata mund ta kishin bërë pa arrestime dhe pa spektakël. Ne do të gjejmë mënyra që të gjejmë avokatë kompetentë për t’i mbrojtur.

Derniers articles

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Bernë, 23 mars -Pavarësisht më shumë se 12 orësh negociatash të shtunën nën patronazhin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk arritën të bien dakord...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...

Kryetari i FFK-së Agim Ademi sërish probleme me drejtësinë kosovare. Ai sot pas nje intervisitimi eshte derguar në mbajtje për 48 ore

Prishtinë, 22 maers -Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi sot ishte ftuar për t’u intervistuar. Ai do të qëndroj në mbajtje...