12.5 C
Berne
mardi 21/05/2024

Autori i krimit sot në Prishtinë është një kosovar (E.N) me pasaportë zvicerane që hodhi nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit 27-vjecaren nga Argjentina

Prishtine, 2 gusht -Siq kemi raportuar paradite, sot në orët e hershme te mëngjesit (01:59) eshte rrestohet nje qytetar zviceran i cili dyshohet te jete autor i krimit te gruas se re argjntinase, njofton nga Prishtina korrespondeti i gazetes zvicerane Le Canton27.ch.

Siq ka mesuar redaksia nga policia dhe gjykata autori eshte me origjine kosovare me pasaporte zvicerane. (E.N nga Drenasi)  Viktima nga palget ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) e cila ishte dyshohet se «ka rënë nga lartësia e një objekti, në Fushë-Kosovë, qyteze kjo afer kryeqytetit kosovar 3 km.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prshtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, i dyshuar për veprën penale Vrasje nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Mesohet se, Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

« Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, pas një mosmarrveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoj nga jeta duke e hudhur nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati gjashtë, me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës… » thuhet ne njoftimin e gjykates se Prishtines derguar gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Ky rast nga Policia e Kosovës është cilësuar si vrasje, derisa për këtë është arrestuar një shtetas zviceran. Poplicia nuk jep detaje me shume për shkaqet e kesaj tragjedie.

“Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran”, thuhet në raportin e Policisë, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Mësohet se me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Policia dhe prokuroria ka nisur hetimet per te ndriquar krimin.

 

Derniers articles