20.9 C
Berne
mardi 26/09/2023

Asnjë gazetarë, TV apo analistet argjentinas nuk e fyenë futbollistin e tyre Martinez « rrugaç » për gjestin e tij. Përkundrazi e vlerësuan lart, e mirëpritën si hero!

Berne, 20 dhjetor -Emiliano Martinez, portieri i njohur i Argjenites, tash me edhe boteror edhe pse beri nje gjest te pahijshem përballe kundershtareve te cilët e torturuan me provokime si futbollistet ashtu edhe tifozet francezë,  ai megjithat u vlerësua larte, madje si hero, jo vetem nga argjentinasit, por edhe ne mediat boterore, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Emiliano Martinez luajti një rol të rëndësishëm në finalen e madhe për Argjentinën, mori çmimin e portierit më të mirë dhe e përdori atë trofe për të bërë një festim tepër të diskutueshëm. Martinez mori dorezën e artë, çmimin për portierin më të mirë të turneut, duke e vendosur atë pranë organit gjenital duke lënë një mesazh të diskutueshëm që ngjalli debat.

Eshte interesant cfare kulture dhe cfare kuluture dhe dashurie kane mes veti argjentinaset përkunder atij gjesi asnje gazetar, televizon apo analiste nuk e fyu futbollistin e tyre, Emiliano Martinez, portierin e njohur i Argjenites. Përkundrazi ate  e quajten dhe e shpallën hero! Pra me kete shifet qartë, se popujt nga popujt dallohen jo vetem per nga gjuha, por edhe per nga edukata dhe kultura!

Ja, disa tituj se cfare shkruajten mediat e argjenties dhe ato boterore për portierin argjentinas Emiliano Martinez: « Emiliano Martínez, heroi i minutave të fundit të Argjentinës » (Martínez, el héroe de Argentina de los últimos minutos); « Njihuni me Emiliano Martinez, heroin më të pabesueshëm të Argjentinës në Kupën e Botës » (Meet Emiliano Martinez, Argentina’s most improbable World Cup hero);  « Martínez, heroi i golit të Argjentinës dhe pse të gjithë duam t’i shtrëngojmë dorën »; (« Martínez, héroe del arco de Argentina, y por qué todos queremos darle la mano); « Martínez, heroi i Argjentinës: « Faleminderit Zotit për fitoren!.. » (Martínez, el héroe de Argentina: « ¡Gracias a Dios por la victoria!..« )

Gjesti i portieri i njohur argjentinas Emiliano Martinez bëri xhiron e botës i cili ju beri kundershtareve duke kënduar një këngë tallëse në drejtim të Kylian Mbappé. Por askush për gjesti e Emiliano Martinez, ate nuk e quajti « rrugac » as se beri ndonje « gjeste rrugaci » apo ndonje ofendim tjetër nuk ju bë nga televizionet, gazetaret apo analistet vendore jo se jo, por as nga kundershtaret e tyre.

Muri i fundit argjentinas shpjegoi këtë festë të veçantë në mikrofonin e La Red. “E bëra sepse francezët (5,000 tifozë francezë në stadiumin Lusail kundër gati 50,000 argjentinasve) po më tundonin, po më ngacmonin. Arroganca nuk funksionon me mua”, ka shpjeguar portieri kampion bote me Argjentinën për radion “La Red”, ka thëne ai.

Kujtojmë, megjithatë, se ish-portieri i Arsenalit erdhi për të ngushëlluar Kylian Mbappé, më pas me Emmanuel Macron, pas fishkëllimës së fundit të kësaj finale antologjike.

Në disa vende botërore, sidmos ato nga ballkani, gazetarët apo analistët shajnë «rrugac» apo fyejnë njerëz me famë, që e dinë mirë që më pas do kërcnohen. Dhe këto «kercnime» mund t’ju shërbejë atyre si «dëshmi» për të fituar azil në Zvicër apo vende tjera të BE-së?

Për fund, gazetarët, televizonet dhe analistet argjentinase nuk e hyen futbollistin e tyre « rrugac » për disa arsye, sepse ata jane serioz dhe profesional dhe se atyre nuk i vyejnë « like » e as « shikueshmeria » me fyerje të futbollistet e tyre qe i ngrisin imazhi e vendit dhe kombit te tyre. Sikur francezët te kishin bërë krime dhe masakra ndaj popullit argjentinas, apo sikur ta kishin burgosur dhe rrahur babain e tij, sigurisht porteri Emiliano Martinez do të bënte dicka edhe më shume…

Cdo veprim cdo sjellje sikur edhe fyerjet, skandalet që bëhen nga mediat nuk jane spontane as të rastësishme, por kane një parapavije. Për shmbull televizionet ne Argjentine nuk kanë nevojë aq per « like » apo për « shikueshmeri » sepse kane audiencen e vete te madhe me miliona. As gazetaret e as analistet nuk kane nevoje te fyejne dikend qe pastaj të kercnohen dhe keto kercnime t’i përdorin si « deshmi » për te kerkuar azil në Zvicer apo vendet tjera te BE-së, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Redaksia e gazetes ne fjalë, njeh shume raste qe përmes ketyre skandaleve gazetare dhe analiste të cilët fyen apo provokojne qëllimisht njerez me famë, që më pastaj në emër te ketyre kërcnimeve, kanë fituar azilin në Amerike apo vendet e BE-së. Pra falë « kercnimeve » këta te ashtuquajtur gazetare dhe analiste kane realizuar qëllimin e tyre – « Mission Accomplie » duke sigurar lejeqendrimin në ndonje vend te Evropes apo gjetiu…Mbetemi me shpresë se këto fyerje, lojra, abuzime, kercnime, shantazhe do të perfundojne vitin e ardhshem, kur Kosova do të fitoje liberalizimin e vizave..

Derniers articles

La Suisse est solidaire avec le Kosovo. Berne condamne l’assassinat du policier albanais par des gangs serbes. Elle exige la punition des auteurs de...

Berne, 25 septembre - L'assassinat du policier albanais Afrim Bunjaku, originaire du nord du Kosovo, par des bandes criminelles et des terroristes serbes l'a...

Zvicra solidarizohet me Kosoven. Berna denon vrasjen e policit shqiptar nga bandat serbe. Kerkon ndeshkimin e autoreve te ketij krimi

Bernë, 25 shtator -Vrasja e policit shqiptar, Afrim Bunjaku, nga Kosova në veri, nga bandat kriminale dhe terroristët serb po flitet nga mbarë komuniteti...

“Gjyshja lutej para një stalle”- Imzot Arjan Dodaj fjalim përpara Papa Françeskut

Rome, 25 shtator -Share Button Gazeta Blic Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv të Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit ka mbajtur një fjalim në Marsejë përpara Papa Françeskut.Papa...

FIFA dhe OKB (UNODC) rinovojnë Memorandumin e Mirëkuptimit për të larguar krimin nga futbolli

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe drejtori ekzekutiv i UNODC-së, Ghada Waly vazhdojnë marrëveshjen. Të dy organet përsërisin vendosmërinë për të luftuar korrupsionin dhe...

Deputeti nga Gjeneva, Leonard Ferati per policin e vrare: Sot dite zie per «leutrimin» shqiptar Afrim Bunjakun, per dite te bardha per Kosoven!

Deputeti i kantonit te Gjeneves Leonard Ferati ne protesten e fundit para OKB-se ne Gjeneve Gjeneve, 25 shtator -Se shqiptaret jane shembull suksesi dhe integrimi...