28.7 C
Berne
mercredi 16/06/2021

Cfare thotë Zvicra për dy “zviceranët” kosovarë në Hagë, të lirohen, apo t’mos lirohen?..

Bernë, 6 maj -Gjykata Speciale javen e kaluar kishte refuzuar lirimin me kusht te Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-anëtarëve tjerë të UÇK-së. Ata mund të lirohen me kusht për t’u mbrojtur në liri, por vetëm nëse u garantojnë atyre një vend të tretë. Gjurmëve te këtij lajm , gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka kontaktuar autoritetet helevetike në Bernë.

Pas ketij lajmi nga Haga ne mediat kosovare u perfol shumë se disa vende jane te gatshme te garantojne, por keto lajme u demantuan nga vendet e apostrofuara nga portalet.

Zvicra rrespekton vendimin e KSC për moslirimin e të akuzuarve Hashim Thacin dhe Kadri Veselin në Hagë

Se a do të garantonte Zvicra për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin pasi që ata një pjesë të jetes se tyre e kane kaluar ne Zvicër dhe njihen si “zviceranë” autoritetet zvicerane te cilat jane jo vetem perkahese por edhe kontribuese financiare  të Gjykates speciale per krime ne Kosovë, kane refezuar nje gje tille, qe sipas tyre nuk eshte ne pyetje kjo, se garanton apo jo Zvica, kur dihet vendimi i një gjykate, siq eshte tribunali special për Kosovën.

“Dhoma e Apelit e KSK konfirmoi qartë vendimin për të refuzuar lirimin e z. Thaçi dhe z. Veseli. Çështja e një garancie nga Zvicra nuk shtrohet..” ka thëne sot per gazeten zvicerane Le Canton27.ch znj.Elisa Raggi, zedhënëse e Ministrisë së Puneve te Jashtme (DFAE) te Zvicrës ne Bernë

Pas aktakuzave te vitit te kaluar ndaj Hashim Thacit dhe të tjerëve, kishte reaguar edhe qeveria zvicerane e cila jep njoftime per rolin e Gjykatës speciale dhe kontributin e Konfederates Helvetike per Tribunalit Spacial per krimet gjata dhe pas luftes në Kosovë.

“Në janar të vitit 2018, Zvicra dha fonde prej 200 mijë franga (214,750 dollarë) për gjykatën e jashtme speciale, e cila pritet të hedh dritë mbi krimet e kryera në Kosovës gjate dhe pas luftes ne Kosovë, veçanërisht për likuidimin dhe zhdukjen e 500 civilëve nga minoreitet, shqiptare dhe kundershtare politik. Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë është një mundësi e rëndësishme për të zgjidhur krimet e rënda të kryera në Kosovë gjate dhe pas luftes ne Kosovë, për t’i mbajtur përgjegjësit fajtorët dhe të krijojë drejtësi për viktimat…” thuhet ne njoftimin e autoriteteve zvicerane nga MPJ ne Berne derguar redaksise se gazetes zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch”

Qeveria Zvicerane: Gjykata Speciale një rast i mire për të ndeshkuar kirminelët, për drejtësi për viktimave!

“Tribunali Special për Kosovën në Hagë përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të hetuar krimet e rënda të kryera në Kosovë midis viteve 1998 dhe 2000, për të sjellë autorët e krimeve para drejtësisë dhe për të sjellë drejtësinë për viktimat..” (“Le Tribunal spécial pour le Kosovo à La Haye représente une occasion importante d’enquêter sur les crimes graves commis au Kosovo entre 1998 et 2000, de traduire les coupables en justice et de rendre justice aux victimes”) thuhet ne njoftimin e MPJ (DFAE) te Zvicres derguar gazetes zvicerane në shqip  “Le Canton27.ch”. Te kutjojme se aty bëhet fjalër për mbi 100 vrasje.

Keshtu z.Georg Farago, zyrtar nga Mnisitia e Puneve te Jashtme te Zvicres ne Bernë për gazeten zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” kishte deklaruar se “Zvicra mirëpret funskionimin dhe pamvaresine e kësaj gjykate speciale, e cila është në përputhje me angazhimin tonë për drejtësinë ndërkombëtare, luftën kundër pandëshkueshmërisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe përballimin e së kaluarës. (“La Suisse salue la création de ce tribunal spécial, qui s’inscrit dans le cadre de notre engagement en faveur de la justice internationale, de la lutte contre l’impunité et du renforcement de l’État de droit et du traitement du passé.“)

“Zvicra mbështet Gjykatën e Drejtësisë me disa forma bashkëpunimi (postimi i një eksperti, propozimi nga gjykatësi, bashkëpunimi brenda kornizës së ndihmës juridike ndërkombëtare, mbështetja financiare për punën e marrëdhënieve publike për të promovuar punën në të kaluarën.” ka thneen zhyrtrai nga MPJ (EDA) nga Berna z.Farago. (“La Suisse soutient la Cour sous plusieurs formes de coopération,détachement d’un expert, proposition d’un juge, coopération dans le cadre de l’entraide judiciaire internationale, soutien financier à des travaux de relations publiques visant à promouvoir le traitement du passé“)

Një ekip prej 170 personash dhe 44 milionë euro në vit. Edhe Zvicra kontribuerse me mbedshtetje financiare dhe gjyqetar. Ne mesin e nëntëmbëdhjetë gjykatës ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, në mesin e tyre është edhe një zviceran Guénawl Mettraux.

Gjykata Speciale per kirme ne Kosove gjate dhe pas luftes ne Kosovë është themeluar më 3 gusht 2015 me bekimin e Hashim Thacit dhe votimin e 82 deputetëve te PDK-së dhe LDK-së.

 

Derniers articles

Gjenevë, nis sot parada diplomatike mes Amerikes dhe Rusise në villa La Grange

Gjenevë, 16 qershor (Nefail Maliqi) -Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka arritur dje ne Gjenevë ne oret e pasdites i cili menjehre nisi aktivtiet...

Në samitin botëror te vitit  2009 mes SHBA-ve dhe Rusisë në Gjenevë, ja si ju ishte përgjigjur Clinton dhe Lavrov gazetarit shqiptarë për Kosoven

Bernë, 16 qershor -Sekretarja e atëhertshme  amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në takimin e...

Një lajm i mirë nga Berna për njerëzit e vaksionuar: Për OFSP, vaksina nuk mbron vetëm 6 muaj, por të paktën 12 muaj!

Bernë, 16 qershor (Keshtjella Pepshi) -Lajm i mirë për njerëzit që janë vaksinuar: të dhëna të reja lejojnë OFSP të konkludojë se vaksinat mbrojnë...

Presidenti amerikan Biden takohet me homolgun e tij zviceran Parmelin. Ja për cfarë biseduan…

Gjenevë, 15 qershor (Nefail Maliqi) -Para mediave, Ignazio Cassis pas takimit të tij me Joe Biden dhe presidentin e Konfederatës Guy Parmelin tregoi se...

Presidenti Joe Biden arrinë në Gjenevë

Gjenevë, 15 qershor  (Nefail Maliqi) -Air Force One zbriti në pistën në Aeroportin Ndërkombëtar të Gjenevës. Joe Biden zbriti nga aeroplani presidencial i SHBA....