10 C
Berne
mardi 28/03/2023

Ardita Sinani: Ne nga PVD nuk i bashkohemi Shqiprim Arifit. Nuk e duam atë për kryetar!

Preshevë, 29 mars -« Ne nuk e duam atë për kryetar Shgqiprim Arfiit, prandaj edhe nuk i bashkohemi atij! Qytetarët e kanë përcaktuar PVD-në si të kundërtën e keq-qeverisjes së deritashme të Shqiprim Arifit. Shumica dërmuese e tyre kanë votuar kundër pushtetit të Shqiprim Arifit. Kjo tregon që Preshevës i duhet një qeverisje dhe një kryetar tjetër… » thuhet ne komunikatenm e kyretares se PVD-së znj.Ardita Sinani e cila ka pershndetzur votuesit e vete për besimin e cila parri kas rritur dukshem votuesit e saj, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch  
Kryetari i Partisë Alternativa për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka fituar zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë, me 6 mijë e 20 vota, të përkthyera në 14 mandate. Partia e dytë me më shumë vota është partia demokratike shqiptare, e kryesuar nga Ragmi Mustafa. Ndërsa partia për Veprim Demokratik, e Ardita Sinanit ka fituar 7 mandate në kuvendin komunal. Zgjedhjet e parakohshme të 28 marsit ishin të tretat brenda katër viteve ndërsa pjesëmarrja ishte e ulët.
Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,
Të nderuar anëtarë dhe aktivistë të PVD-së,
Zgjedhjet komunale përfunduan dje dhe rezultatet e tyre janë vullneti i juaj politik për qeverisjen e komunës sonë. Shfrytëzoj rastin t’i falenderojë të gjithë anëtarët e aktivistët e PVD-së të cilët kontribuan pa ndalë me punë e tyre në këtë kohë fushatë jo të lehtë. Veçanërisht të gjithë ata qytetarë që i besuan projektit tonë dhe që e votuan PVD-në.
Ne nuk i bashkohemi Shqiprim Arifit. Ne nuk e duam atë për kryetar!
PVD shënoi rritje në këtë proces zgjedhor. Tash do t’i kemi 7 këshilltarë komunalë në Preshevë. Kjo rritje vjen përkundër rrethanave të pamundësisë që i krijonin hapësirë pushtetit. Pandemia në njërën anë që e reduktonte mundësinë e kontaktit e fushatës me qytetarët. Degradimi ekonomik në anën tjetër që po ia krijon partisë në pushtet e kryetarit të Komunës primatin klientelist kundër demokracisë.
Mirëpo edhe në këto rrethana dhe me po aq rëndësi sa më lartë, është fakti që pushteti aktual shënoi rënie të theksuar të votave dhe nuk do të mund ta bëjë shumicën as i vetëm dhe as me ndihmën e Listës Serbe. Kjo e dëshmon që kritika jonë ndaj pushtetit ka pasur sukses dhe jehonë.
Ne nuk i bashkohemi Shqiprim Arifit. Ne nuk e duam atë për kryetar. Ne nuk mendojmë që Presheva duhet të vazhdojë njëjtë. Ne e pranojmë rezultatin zgjedhor. Qytetarët e kanë përcaktuar PVD-në si të kundërtën e keq-qeverisjes së deritashme të Shqiprim Arifit. Kështu do të mbesim. Kritik ndaj tij e mospajtues ndaj politikave të tij. Ashtu siç edhe kanë kërkuar qytetarët e komunës së Preshevës. Shumica dërmuese e tyre kanë votuar kundër pushtetit të Shqiprim Arifit. Kjo tregon që Preshevës i duhet një qeverisje dhe një kryetar tjetër.
Ne nuk do të ndalemi. Secili proces e secili rezultat është përvojë e duhur prej të cilit nxjerrim mësimet tona. Duke mësuar bëhemi më të fortë dhe më të përgatitur. Betejat më të rëndësishme politike janë para nesh e jo pas nesh. Presheva do të ketë edhe më shumë nevojë për qeverisje demokratike e profesionale në të ardhmen. Shqiptarët e Luginës do të kenë edhe më shumë nevojë për përfaqësim dinjitoz e zëplotë. Sepse shovenizmi e autokracia e Vuçiqit në Beograd nuk po zvogëlohet. E as nëpërkëmbja e diskriminimi në Preshevë e për Preshevën. PVD do t’i luftojë këto të dyja. Dhe vetëm PVD mund t’i luftojë këto të dyja.
Ju faleminderit!
Ardfta Sinani, kryetare

Derniers articles

Momenti kur ish-nxënësja hyn me kallash në nje kishe-shkolle katolike dhe vret 6 persona, prej tyre tre femije

Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë private të krishterë në...

Zgjedhjet parlamentare ne Zvicër. Me 2 prill ne Kantonin e Gjenevës garojne për deputetë edhe 13 kandidatë shqiptarë

Gjenevë, 28 mars (ATV: Nefail Mlaliqi ) -Ne muajin prill te ketij viti ne disa kantone te Zvicrës do mbahen zgjdhjet parlamentet. Sikur ne...

Policia-drejtesia, Poggia dhe Bonfanti: Zero tolerance perballe krimeve në kantonin e Gjenevës!

Këshilltari Shtetëror Mauro Poggia dhe Komandantja e Policisë së Gjenevës Monica Bonfant Gjenevë, 27 mars  (Nefail Maliqi) -Statistikat e policisë tregojnë një rritje prej 15%...

Gjykata federale i merr pasaporten zvicerane nje kosovari, me ket arësye..

Nerne 27 mars -Gjykata Administrative Federale konsideron se një kosovar ka fshehur fakte gjatë natyralizimit të tij të zakonshëm. Mesohet de kosovari u fut në...

Presheva i ankohet ambasadorit amerikan Hill, për politikat antishiptare te Beogradit ne Luginë, si dikur Kosova ne kohen e Miloshevicit!

Preshevë, 27 mars -Deputeti i vetem shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot në Bujanoc me ambasadorin e SBA-ve në Serbi, Christopher...