0.4 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Kërkohet ndihmë për një familje shqiptare në Medvegjë, e vendosur t’mos e lëshojë vendlindjen

Medvegjë, 15 dhejtor -Nje familje shqiptare nga Medvegja po kalon ditet me te veshtira te jetes se tyre. Varfërise, skamjes, diteve fundit jeta e tyre eshte kercnuar edhe nga dimri bashke me boren dhe acarin e madhe qe mbretëron ne kete vend malor. Është kjo familja Jaha, katër anëtarësh nga fshati Kapit i Medvegjës. Ata janë duke u përballur me kushte shumë të rënda të ekzistencës (varfëri ekstreme) dhe kushte shumë të rënda të banimit duke jetuar në një shtëpi e ndërtuar nga balta e cila dita ditës ka rrezik të shembet, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Gazetari shqiptar ne Gjenevë dhuron 200 euro!

Aucune description disponible.

Gjatë kohës së dimrit ftohti, reshjet e shiut dhe borës depërtojnë në çdo anë të shtëpisë. Po ashtu kjo familje nuk e ka asnjë të punësuar si dhe nuk gëzon të drejtën e asistencës sociale për shkak të pasivizimit të adresës së banimit nga autoritetet serbe.

Djali i tyre Musa është detyruar që ta ndërpresë shkollimin në klasën e parë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, për shkak largësisë si dhe kushteve klimatike dimërore. Andaj apelojmë te të gjithë njerëzit human e të vullnetit të mirë t’i bashkohen kësaj nisme duke kontribuar varësisht nga mundësitë për t’i dalë në ndihmë kësaj familje medvegjase në forma të ndryshme për t’ia siguruar ushqimin e mjaftueshëm si dhe kushtet financiare për sigurimin e një banimi të përkohshëm në Medvegjë me mundësi për ndërtimin e një shtëpie të vogël me kushte elementare për jetesë.

Shpresojmë që me ndihmën e juaj ta gëzojmë familjen Jaha në këtë fundvit. Ne së bashku mund të bëhemi gëzimi i tyre me çdo ndihmë sado që të jetë. Ketij aksioni humanitarë ju eshte bashkangjitur gazetari yne i njohur nderkombëtar ne Gjenevë (me origjine nga Lugina) duke ofruar nje shumë prej 200 eurosh. Besojme se solidariteti nuk do mungoje nder ne, sidomos nga diaspora qe beson dhe i ka syte Medvegja!.. /  Florentina B.RAMA

 

Për ata që duan dhe kanë mundësi të kontribuojnë për ta ndihmuar familjen Jaha, këtë mund ta bëjnë përmes: Xhirollogarisë Bankare: 1960008256031102 Ose mund të na kontaktoni përmes: Tel: +383 (0) 49 799 599

medokainfo@gmail.com

Messenger: Shoqata Medoka Ju faleminderit për kontributin e juaj!Aucune description disponible.Aucune description disponible.

Derniers articles

Policia zvicerane shpjegon pse po arreston këngëtarët serbë dhe shqiptare në disa klube të natës

Bernë, 18 prill -Policia zvicerane para nje jave arrestoi nje kengetare serbe, kurse sot disa këngëtarë shqiptarë. Ne mbfrmejen e policia kontrolloi gjithsej 13...

Amerika bllokon anëtarësimit të Palestinës në OKB. Zvicra neutrale, abstenoi

New York, 18 prill -Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton ndaj rezolutës së propozuar që do të kishte pranuar Palestinën në anëtarësimin e...

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...