3.4 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Anita Durici: Shkolla Shqipe në Zvicër me 1700 nxënës që shtrihet në 18 kantone. Falenderojmë Shqiperine dhe Kosovën për mbështetje

Lausanne, 17 dhjetor -«Shkolla Shqipe në Zvicër numëron rreth 1700 nxënës dhe shtrihet në 18 kantone, vazhdojnë përpjekjet për hapjen e pikave të tjera shkollore duke u bazuar në interesin e treguar nga ana e bashkëatdhetarëve… Shkolla Shqipe Zvicër ka si sponsor zyrtar Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër. Synimi i Shkollës Shqipe ka qenë dhe është masivimi i shqipes në diasporë. Mesim ne shqip ka mbeshtetje nga Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, Ambasada e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut.. » thotë për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch znj. Anita Durici, mesuese në Lozanë të Zvicrës.

* Mësuese Durici, fillimisht mund të na thoni për shkollën shqipe, në Zvicer, jeni e kënaqur?

Mësuesja Durici: Së pari dua t’ju falenderoj për ftesën por gjithashtu gjej rastin të falenderoj median e shkruar e audiovizive për punën që po bën në vlerësimin e përhapjes së shqipes në mërgatë. Për sa i përket pyetjes suaj, sigurisht që jam e kënaqur kur shoh se në pak kohë kam arritur të rris sado pak dëshirën e nxënësve të mi në mësim e gjuhës shqipe por jo vetëm. Për mua është e rëndësishme që të rrisim një brez i cili lexon, mëson dhe i do studimet por gjithashtu i njeh rrënjët e tij. Kështu mund kemi një brez dhe një shoqëri të kulturuar.

* Si në mbarë Zvicrën edhe ju keni festuar Ditën e Flamurit, 28 Nentorin e pamvarësinë e shtetit Shqiptar. Si e kremtuat këtë ditë kombëtare?

Aucune description disponible.Mësuesja Durici: Si cdo shqiptar kudo nëpër botë edhe ne gëzuam. Në Lozanë festuam festën e flamurit, fëmijët i presin me padurim festat dhe kjo ishte një mënyrë e mirë për të shtuar njohuritë e tyre në kulturën, historinë dhe traditën shqiptare, por duke festuar.
Ndryshe nga herët e tjera ku organizojmë një aktivitet si konkurs apo koncert të vogël për festë, kësaj rradhe ftuam anëtarë e shoqatës Ilirët, një organizëm i cili funksionon prej vitesh në Vod, që të ndanin me ne disa momente. Kryetari i kësaj shoqate z. Ilir Bytyqi dhe z. Shemsi Gashi na nderuan për rreth 2 orë duke ju folur fëmijëve rreth muzikës e traditave shqiptare. Të vegjëlit mësuan se cfarë është dhe cfarë rëndësie ka ciftelia, fyelli, pjesët e veshjeve popullore. U krijua një atmosferë e bukur festive ku fëmijët mësuan të kërcenin vallet shqiptare nën muzikën e dy të ftuarve, kënduan dhe recituan. Ishte një moment i bukur shkëmbimi me pyetje e kuriozitet të madh nga të gjithë të pranishmit dhe shërbeu si një urë lidhëse ndërmjet teorisë që mësojmë nëpër libra dhe praktikës, sepse fëmijët patën mundësinë të merrnin në duar instrumentet muzikore, qeleshen e brezin e veshjes tradicionale.
* Ju jetoni dhe punoni në Lozanë. Pervec mesimit zhvilloni aktivitete të tjera kulturore apo sportive?
Mësuesja Durici: U bë vite që jetoj në Lozanë, ku kam përfunduar edhe studimet universitare. Pas studimeve por edhe gjatë tyre kam punuar në fushën time profesionale, pra përkthim dhe mësimdhënie. Por preferoj të mos fokusohem vetëm në dicka por të jem aktive në përgjithësi, atëherë i kam krijuar vetes mundësinë që të angazhohem edhe në fusha të tjera ku jam e specializuar si përshëmbull arti. Duke qenë se vij nga një familje ku babi artist dhe mami mësuese, nuk mund të mos merrja nga të dy. Prej vitesh kam punuar në studion e artit së babait, këto vitet e fundit kam organizuar ekspozita në Zvicër, vetëm apo në bashkëpunim me babin. Së fundmi kam një projekt që të organizoj kurse pikture për të vegjëlit që janë të interesuar që të mësojnë të vizatojnë, për ata që duan të shprehin talentin apo që duan thjeshtë të kalojnë kohë mes ngjyrave e lapsave në vend të kompjuterave apo telefonave, nisim së shpejti në janar edhe me vizatimin. Në këtë mëyrë unë nuk e lë talentin tim të flejë dhe gjithashtu ndihmoj brezin e ri.
Anita Durici: Synimi i Shkollës Shqipe ka qenë dhe është masivimi i shqipes në diasporë
Aucune description disponible.* Sa ështe interesimi i nxënësve apo edhe i prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në shkollat shqipe. Mund të na thoni dicka më shumë ? Sa nxenës keni në qytet dhe ne katonin e Vod-it apo në Zvicër nëse keni ndonjë shifër..
Mësuesja Durici: Unë jam e angazhuar në disa institucione edukative. Në Shkollën Shqipe Lozanë kam rreth 2 vite që po punoj, dhe e kam nisur me pak nxënës dhe sot jemi rreth tre klasa. Interesi i prindërve të nxënësve që unë kam është i madh. Gjej rastin që t’i falenderoj sepse falë tyre fëmijët nuk po harrojnë rrënjët e tyre por gjithashtu që i drejtojnë fëmijët drejt studimeve dhe jo humbjes së kohës kot. Ajo që më gëzon më tepër është fakti që nxënësit e mi vijnë me gëzim në shkollën shqipe dhe largohen gjithashtu të buzëqeshur me më shumë dije. Shkolla Shqipe në Zvicër numëron rreth 1700 nxënës dhe shtrihet në 18 kantone, vazhdojnë përpjekjet për hapjen e pikave të tjera shkollore duke u bazuar në interesin e treguar nga ana e bashkëatdhetarëve. Në Vod kemi pika shkollore në Lozanë, Ecublens, Morge, Vevey, Aigle dhe Bex. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe zhvillohet të mërkurën dhe të shtunën në varësi të pikave shkollore. Me angazhimin tim gjithashtu në ISEAL (Institutin zvicerian i studimeve Shqiptare) kam vënë re që ka një interes të madh për gjuhën shqipe edhe nga të rriturit shqiptare ose të huaj që duan të mësojnë shqip dhe kjo më gëzon pa masë sepse gjuha shqipe po vlerësohet dhe mësohet sic duhet. Edhe në ISEAL zhvillohen kurse të mësimit të shqipes dy herë në javë dhe shoh që nxënësit e mi të vegjël apo të rritur në shkollën shqipe apo Iseal, kanë një dëshirë të madhe për shqipen dhe kulturën shqiptare.
* Mesimi në gjuhën shqipe si reflektohet në jetën e tyre e kam fjalën në shkollën e tyre të obliguara në Zvicër, ndihet is ngarkesë, pengon apo ndihmon?
Mësuesja Durici: Mësimdhënia e shqipes bëhet në një formë të tillë që të mos krijojë pengesë të fëmijëve apo lodhje tek ata. E dimë që ata janë të ngarkuar tashmë me studimet në shkollën zviceriane. Kështu që duke qenë se shqipja ështe mësim plotësues, ne si mësues përpiqemi që mësimin ta bëjme sa më të kuptueshëm, tërheqës dhe gjithashtu të përshtatemi me sistemin zvicerian të mësimdhënies dhe ta respektojmë atë. Ajo që vlen për tu përmendur, sic e thashë edhe më lart, vlerësimi jonë shkon ndaj prindërve që i motivojnë fëmijët e tyre që të mësojnë gjuhën kulturën dhe historinë shqiptare, dhe kjo jo thjeshtë në shtëpi duke folur me ta por në shkollë në mënyrë që ta trashëgojnë sic duhet gjuhën e pastër dhe të shkruar. Besoj se reflektimi i punës sonë do të shihet pak më vonë kur të vegjëlit të rriten dhe të flasin bukur shqip, por kjo falë punës që po bëhet sot. Fundja një gjuhë mësohet duke e shkruar, ashtu si cdo zvicerian mëson gjuhën frenge ose gjermane e italiane në shkollë ashtu edhe në Shqipëri mësohet shqipja me detyrim në shkollë, edhe në Zvicër prindërit shqiptarë janë të ndërgjegjësuar që një ngarkesë e vogël sot në axhendën e fëmijëve të tyre do jetë në të mirën e tyre nesër. Di të them që nxënësit e mi kanë nisur të flasin më tepër se më parë shqip, duke përshirë edhe ata nxënës që për arsye të ndryshme nuk flisnin pothuajse fare shqip, dhe kjo gjë më gëzon shumë sepse kështu vlerësohet puna ime.
* Për mbarëvajtjen e këtij procesi mesimor a keni mbështeje nga autoritetet vendore, komunale apo kantonale ? Po nga shtetet tona në ballkan, nga Tirana e Prishtina keni mbeshtetje së paku morale apo me ndonje libër, ta zemë me Abetare?
Mësuesja Durici: Shkolla Shqipe Zvicër ka si sponsor zyrtar Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër. Synimi i Shkollës Shqipe ka qenë dhe është masivimi i shqipes në diasporë. Përkrahja ka qenë e madhe nga Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, Ambasada e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe e Kosovës. Pra sic mund ta shihni kur kemi një përkrahje të madhe nuk ka si të ndodhë ndryshe dhe punët shkojnë mirë. Eshtë Ambasada e Shqipërisë që na shpërndan tekstet mësimore në fillim të vitit shkollor dhe kjo gjë është kryesore për funksionimin e shkollave. Përvec kësaj kemi patur mbështetjen e Zvicrës, ku cdo komunë na ka përkrahur në hapjen e shkollave, drejtoritë arsimore kantonale gjithashtu por vecanërisht drejtoritë e shkollave që na e lehtësojnë procesin e mësimdhënies. Qëllimi është që t’i bashkangjitemi sistemit edukativ zvicerian që të rrisim një brez të shendetshëm i cili njeh identitetin e tij por vlerëson dhe respekton vlerat e shoqërisë zviceriane duke bërë të mundur mbarëvajtjen në edukimin e përbashkët të brezit të ri, dhe besoj se ja kemi arritur pavarësisht se shumë punë na pret akoma.
Ju falenderoj për ftesën dhe ju uroj suksese.Aucune description disponible.

Derniers articles

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...