15.5 C
Berne
mardi 9/08/2022

AMFE me kongreset e saja (Tiranë, Shkup dhe Prishtinë) me tre mijë “ushtarë” mantelbardhë në luftë përbashkët ia dolën ta sfidojnë pandeminë në ballkan

Temperaturat e larta të qershorit nuk i ndalën 3000 mantel bardhë të ndjekin ligjëratat e eksperteve më të njohur mjekësor nga vendi dhe Evropa. Mbi tre mije pjesemarreseve per certifikimin me sukses te tyre ne 3 kongreset e Federates dhe Pergezime gjithe Foleseve, Aktivisteve dhe stafit Organizativ te AMFE per suksesin e jashtëzakonshem qe arritem. Krenare per progresin mbareshqiptar drejt BE, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch 

Intervistë me Kryetaren e Federatës  Dr. Aurora Dollenberg  (Bisedoi: Hajriz Mamaj)

Edhe pse  Qershori është muaji që paralajmëron vapë, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë sikur po i vihet në garë stinës së verës me aktivitetet e saja në vendet shqipfolëse se cila do ia kaloj shoqes. Vera me rrezet e  diellit,  e federata me rreze dije që këtë verë u organizoi tri konferenca shkencore dhe atë me 3 dhe 4 qershor në Tiranë, me 23 Qershor në Shkup dhe me 24 dhe 25 në Prishtinë. Që te marrim një informacion më të plotë rreth aktiviteteve të kësaj federate e lutëm për një intervistë kryetaren e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë zonjën Dr. Aurora Dollenberg që për lexuesit shqiptarë të shpalosë gjithë aktivitetin që kjo federatë zhvilloi gjatë muajt Qershor, raporton gazeta zvicerane Le Canton27.ch e cila ndoqi tre kongrsdet (Tirane, Shkup dhe Prishtine) ne ballkan

  • Zonja kryetare me lejoni t’ju përgëzoj për këtë aktivitet të jashtëzakonshëm dhe me shumë interes për vendet shqipfolëse ku ju keni planifikuar ti mbani gjatë qershorit në tri kryeqytetet ku banojnë shqiptarët?

Dr.  Aurora Dollenberg :  Faleminderit për kohën që keni nda për të pasqyruar aktivitetin e federatës tonë dhe këtë intervistë nëse pajtohesh do e nisi me atë legjendën e prindit kur i ftonte fëmijët të jenë gjithmonë bashkë në çdo punë e veprim. Të ndarë nuk kishin rezultate po të bashkuar rezultatet nuk mungonin asnjëherë .Këtë ua ilustroi me  shtatë thuprat. Një nga një thyheshin pa asnjë problem ,por kur i bëri bashkë të shtatat nuk arriti ti thëntë askush. Edhe ne si federatë aktivitetin e nisëm me pakë njerëz qysh para 16 vitesh si student të Fakultetit të Mjekësisë ,për të vazhduar aktivitetin edhe tani në Federatë dhe  tani që na kaploi  pandemia  na bëri bashkë shumë mjekë nga shumë vende evropiane, punëtor shkencorë të fushave të mjekësisë dhe e bashkuam dijen dhe vullnetin që t’ju dalim në ndihmë me këshillat dhe përvojat tona të marra në vendet evropjane dhe ato ti bartim tek pacientet shqiptarë kuptohet në bashkëpunim me Institucionet e shteteve shqipfolëse nëpërmjet  organizimit të Konferencave shkencore dhe pikërisht me 3 dhe 4 Qershor 2022 ne zhvilluam një Konferencë tejet të suksesshme  dy ditore në Tiranë, ndërsa me 23 Qershor ishim në Shkup, e Prishtinën e lamë për në fund 24 dhe 25 Qershor për t’ia vënë qershinë mbi tortë aktivitetit tonë si falënderim për nismën e aktivitetit tonë në vitin 2018. 

Foto nga Konferenca në Shkup

  • Sa jeni e kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në të tria këto kongrese. Keni bërë një analizë të numrit të pjesëmarrësve ,suksesit po pse jo edhe ndonjë pengese që ju ka dalë rrugës?

Dr. Aurora Dollenberg : Po. Patjetër që kemi bërë një analizë të aktivitetit tonë dhe numri i pjesëmarrësve na ka dhënë një motivim për punë të vazhdueshme në organizime të këtilla profesionale që neve si federatë na obligon të jemi pranë atyre që kanë nevojë për këshillat dhe arritjet shkencore në fushën e mjekësisë që në këto konferenca u prezantuan nga emra të njohur të mjekësisë shqiptare po edhe nëpërmjet të anëtarëve të federatës tonë nga shumë qytete evropiane ku ata punojnë. Në tersi sipas shërbimit tonë administrativë të cilin e drejton sekretari i përgjithshëm Gjergji Pashaj na rezulton se në  Kongreset tona  kanë marrë pjesë më se 3000 bluza të bardha. 

Në Shqipëri në Kongresin që u mbajt me 3 dhe 4 qershor në Hotel Internacional Tirana ishin 900 pjesëmarrës. Në Shkup konferenca u mbajt vetëm një ditë me 23 qershor në Hotel Aleksandër  Pallace ishin më se 650 mjekë dhe studentë të Fakultetit të mjekësisë dhe punëtor ndihmës mjekësor, ndërsa me  24 dita e parë e Kongresit u mbajt në Swis  Daimond  Hotel dhe dita e dytë në Kolegjin AAB me një pjesëmarrje  të përgjithshme prej 1300 mantel bardhëve. Kur jemi këtu me lejoni të theksoj se në të tria këto vende kemi vënë edhe celulat e federatës duke zgjedhë edhe drejtuesit e degëve të cilët kanë shprehë gatishmërinë ti japin krahë aktivitetit tonë edhe në të tria këto vende shqipfolëse. Me këtë rast dua të përgëzoj kryetaren e degës për Tiranën zonjën Dr. Esmeralda  Babamusta nga radhët e mjekëve dhe kryetaren e kryesisë së studentëve zonjën Sarah  Ibërshimi si dhe  kryetaren e degës në Prishtinë nga radhët e mjekëve Dr. Edita Sadriu ndërsa nga studentët mjekun e ardhshëm Erdi  Rexha.  Me një falënderim të veçantë do i falënderoj edhe kryesinë e sapo zgjedhur të degës së federatës në Shkup  Dr. Genc Selmanin dhe studenten Arta Gashi për angazhim në Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Evropë.. Në të tria vendet kontributi  i tyre ishte i shkëlqyeshëm. I falënderoj nga zemra të gjithë, ngase  gjithçka ishte në baza vullnetare. 

Ministri Latifi me gazetarin Mamaj

  •  Zonja kryetare përmendet një numër të madh të pjesëmarrësve në Kongrese, mund të na tregoni se cili është faktori kryesor për një pjesëmarrje kaq të madhe. Organizimi i mirë, jehona e punës tuaj  apo edhe emrat e ligjëruesve që punimet e tyre do i prezantojnë në kongres nga të dyja palët, nga ligjëruesit vendorë dhe ata nga vendet e ndryshme evropiane? 

Dr. Aurora Dollenberg: Të themi të drejtën prapa nesh si federatë nuk qëndron asnjë medium informativ që do na bënte ndonjë pasqyrim të aktivitetit tonë, me përjashtim të Revistës Drini që i përcjell aktivitetet tona. Fuqia jonë kryesore e një pjesëmarrje kaq të madhe qëndron në dëshirën e madhe të djemve dhe vajzave shqiptare që kanë mërguar në vende të ndryshme të Evropës për të dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme të mjekësisë si ekspert dhe në një formë t’ju falënderohen profesorëve të tyre nga të cilët kanë marrë njohuritë e para në fushën e mjekësisë e që numri i profesorëve në kongres nuk ishte i vogël .Po mbi të gjitha qëllimi i kongresit ishte këmbimi i eksperiencave tek gjeneratat nga ekspertët vendorë dhe ata ndërkombëtar nga radhët e mjekëve shqiptarë të edukuar jashtë Shqipërisë. Përfituesit kryesorë ishin studentët e mjekësisë të cilët për nga numri dhe interesimi ishin të shumtë.  

  • A mund të na veçoni ndonjë nga emrat e  ligjëruesit që vërtet kanë lënë gjurmë tek pjesëmarrësit me arritjet e tyre në lëmit e tyre dhe me studimet dhe hulumtimet e bëra në vendet prej nga vinë ata?

Dr. Lumnie Kqiku, Dr.Aurora Dollenberg dhe pianistja Lule Elezi me ministrin Latifi

Dr . Aurora Dollenberg :  Unë ndihem krenare të flasë në emër të gjithë atyre mjekëve specialistë që dijen dhe vullnetin e kanë bashkuar në federatë që në  Tiranë, Shkup dhe Prishtinë mjekësia shqiptare u përfaqësua nga drejtuesit më të lartë dhe ekspertët më të mirë që ka mjekësia shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Me këtë rast për lexuesit tuaj do përmendi emrat e të gjithë atyre që vërtet me punën e tyre na bëjnë krenar ku do që punojnë dhe veprojnë në Shqipëri apo Evropë. Zaten populli nuk e thotë kot atë fjalën popullore” Guri më rënd peshon në atdhe, por asnjëherë nuk e humb peshën kudo që ta vendosësh.” Përfitoj nga rasti në këtë intervistë të dhënë për ju zoti Mamaj  të falënderoj për kontributin e dhënë dhe për prezantim me  dinjitet arritjet shkencore mjekët: 

 Prof. Dr.Mira Rakacolli-Zv.Ministre e shendetesise 

Dr. Skënder Brataj – Drejtor i Urgjencës Kombëtare Mjekësore QKUM 

Dr. Adrian Fandi- Specialist i Urgjencës, CEO-“Fandi Clinic”  

Dr. Fatmire Kollcaku Fatmire Mulhaxha Kollçaku 

Dr. Shk Fatos Olldashi – Shef i shërbimit të neurokirurgjisë QSUT  

Mr.Sc.Dr. Bujar Gjikolli – Radiolog Specialist, Klinika e radiologjis QKUK – SHSKUK 

Prof.ass.Dr. Afrim Shabani-Oftalmolog  

Dr. Adela Perola – Mjeke Hematologe QSUT Tiranë  

Dr. Denis Gjika – Drejtor i ASCKSHSH 

Dr. Fadil Brovina-Specialist I Mjekësisë Interne-Onkologji, Nenkryetar AMFE- 

Prof.Dr. Lumnie Kqiku – Specialiste e Dentologjis dhe Docente në Universitetin e Grazit  

Znj.   Arjetë Nezaj- Psikologe  

Prof.  Dr. Vedat Eljezi – Profesor i Anesteziologjisë 

Dr.    Negjyp Sopa – Gjinekolog/ Specialist i Infertilitetit. 

Dr.   Eda Harizi – Neurologe / Shefe e shërbimit të Neurologjisë (Durrës) 

Dr.   Naser Ahmeti Specialist i Mjeksisë Interne, (Hamburg) 

Dr.   Drita Bujari Specialiste e Neonatologjis, Pediatre 

Dr.   Ëngjëllushe Hasani – Kardiologe 

Dr.   Viola Fera (Halili) Mjeke ligjore- Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë 

Dr.   Alisa Dudumi – Mjeke QKUM 

Prof.   Assc. Ilir Alimehmeti – Universiteti i Mjekësisë Tiranë 

Prof. Dr. Bajram Hysa – Profesor-Universiteti i Mjekësisë Tiranë 

Prof. Gani Bajraktari Profesor në Universitetin e Prishtinës 

Dr. Blerim Berisha,miek i fushës së telemedicinës. 

Dr. Isuf Bajrami-drejtor I Urgjences kombatere Kosove 

Nga aktiviteti i federatës në Prishtinë

  • Iniciativa juaj si federatë që të organizoni Konferenca të tilla në vendet shqipfolëse po përkrahet shumë nga institucionet e vendeve ku po organizohen konferencat. A mund të na përmendni emrat e personaliteteve të cilët i janë përgjigjur ftesës tuaj?

Dr. Aurora Dollenberg :  Ndoshta do jetë mirë ta nisë përgjigjen time me një proverb popullor që thotë:” Duaje mëmë e duaje at , por më tepër duaje atdhenë” . Kjo na obligon të gjithëve që atdheut kudo që jemi e shkollohemi t” mos ia kthejmë shpinë. Ne këtu u bëmë mjek por për fat tonin nuk arritëm të gjejmë vende pune. Po kjo nuk do të thotë që mos të kontribuojmë për vendin me dijen që e marrim në vende të huaja. Ne mjekët jemi si bletët. E mbledhim nektarin kudo po në fund e sjellim në koshere. Me këtë rast dua të falënderoj institucionet e të tria vendeve për përkrahjen morale që na ofruan e për atë materiale nuk dua të flasë. Ajo çka dua të them se pa një bashkim forcash nuk mund të ecim përpara në asnjë fushë. Ne po ofrojmë dijen dhe eksperiencën tonë atdheut e ata zemërgjerësinë për të na dëgjuar dhe këmbim përvojash. Me këtë rast dua të falënderoj Qendrën kombëtare te Urgjencës mjekësore (QKUM) drejtuar nga Dr. Skënder Brataj, për bashkëpunimin e ngushte ne realizimin e kongresit te Tiranës. Këtë bashkëpunim të federatës  me institucionet shqiptare e dëshmon edhe prezenca e Zonjës .Orgeta Manasteriu, Ministre e Shëndetësisë ,  Zv. Ministren e shëndetësisë  Zonjën Mira Rakacolli , Rektorin e  Universitetit të Mjekësisë Dr. Arben Gjata,  Dr. Skënder Brataj , drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës mjekësore, Dr. Albana Fico ,drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza “ Tiranë, Dr. Denis Gjika Drejtor i Qendrës Kombëtare të akreditimit (ASCKSHSH) . Me  të njëjtën mikpritje institucionale na priten edhe në Shkup ,me çrrastë Konferenca u përshëndet nga Dr. Bekim Sali– Ministër i Shëndetësisë, Drejtori i Spitalit të Tetovës Dr. Amir  Elezi , Zv. Kryetare e Bordit për Evoluim-Agjencia për cilësi në arsimin e lartë , Dr. Jetmire Alimani -Jakupi dhe Zv. drejtor i Spitalit të Kumanovës Dr. Ylber Isufi.  Edhe në Kosovë Kongresi u mirëprit dhe u përshëndet nga Ministri i Shëndetësisë Prof. Dr. Rifat  Latifi dhe Dr. Pleurat Sejdiu, Kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, Uliks Emra ish ambasaror i Kosovës në Norvegji. Ministri Latifi në fjalën e tij përshëndetëse shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe falënderoj federatën për punën e mirë dhe iniciativën e marrë  që  të ofroj dijen dhe përvojën e fituar jashtë atdheut dhe në forma si kjo të kontribuohet me dije për atdheun duke e ndihmuar mjekësin e vendeve të origjinës. Ministri Latifi foli ne vetën e parë dhe dha shembullin konkret me rastin e kthimit nga Amerika për të dhënë  kontribut në atdhe. Secili që dëshiron e ka përkrahjen time  sa herë që dëshiron të kontribuoj për atdhe. Unë erdha,ejani edhe ju porositi Prof. Latifi.  Një falënderim të veçantë dua ta bëjë tha  Zonja Dollenberg  për ndihmën e ofruar edhe Kolegjin AAB dhe Dr.Bujar Gjigolli dhe Dr. Astrit Kuqi për bashkëpunim dhe ofrimin e sallës për punimet e ditës së dytë të konferencës në këtë Kolegj. 

  • Zonja Kryetare ju përmendet shumë mjekë që punimet e tyre i prezantuan në tri kongreset. A mund të na përmendni disa  nga emrat e mjekëve shqiptarë mërgimtarë që me përvojat e tyre po kontribuojnë në mjekësinë shqiptare? 

Dr. Aurora Dollenberg:   Me plotë dëshirë dhe mburrje. Qe nga dita e parë e deri me sot në aktivitetin e federatës janë angazhuar emra të njohur të shkencës së mjekësisë në të katër anët e botës . Me punën e tyte ata kanë nderuar vetë kombin dhe vendet e origjinës. Por këtë nder dhe respekt ia shtonë punës së tyre edhe angazhimi vullnetar na bënë edhe ma krenar dhe të bashkuar për ta ndihmuar mjekësinë po pse jo edhe lëmit tjera me profesione tjera.  Dua ta citoj doktoreshën Edona Sopaj Specialiste e Radiologjisë gjatë pauzës përderisa pinim kafe me tha : Doktoreshë Aurora ju lumtë për këtë organizim. Po më duket se ju mjekët e diasporës kini marrë rolin e rilindëseve që dikur e kishin në ngritjes e  vetëdijes kombëtare në mërgim tek bashkëkombësve të tyre. Ju si mjekë keni marr një rrol të rëndësishëm për ta ndihmuar mjekësin shqiptare. Ju përgëzoj për punën që po bëni. Me këtë nostalgji që ma rrëfeu  dr. Edona  e ndiej për obligim dhe krenari ti falënderoj ca emra  me shumë vlerë për kombin dhe federatën tonë.  

Dr. Gazmend Berisha dhe Dr. Sanije Sekiraça në bisedë me gazetarin tonë Hajriz Mamaj

 Prof. Dr. Kita Sallabanda që jeton dhe punon në Spanjë,  

Prof. Dr. Vedat  Eljezi dega në Francë që punimi i tij në Tiranë i shpalli luftë përdorimit pa vend të antibiotikëve për shërimin e Covid 19.  

 Dr. Gazmend Berisha ,dega në Norvegji, njeri ndër anesteziologët e njohur në Norvegji.  

 Dr. Geriolda Topi, MD,PHD/ Mjeke në shërbimin e Endokrinologjisë, Spitali Universitar Skane ,Malmo dega në  Suedi 

 Dr. Adrian Fandi ,dega në Angli 

Dr. Genc Kelmendi, Dega-Gjermani Jugore  

 Znj. Bernarda  Radoncic,dega në Danimarkë 

 Dr. Valbona  Selimaj, dega në Belgjikë 

  Dr. Gani Zeka, dega në Poloni së bashku me Dr .Anisa Vreto  

  Prof.Dr. Fadil Çitaku ,dega në Zvicër etj.  

  • I kthehem edhe një herë një pyetje që po më bënë kureshtar se si arrini dhe nga e merrni gjithë këtë energji për një aktivitet kësisoj. Keni edhe dikë që është afër jush apo krejt këtë e bëni në mënyrë vithanike?

Dr. Aurora Dollenberg:  Një njeri që vetëm për vete mendon, është si një pemë që fryt s’lëshon. Te ne aktivitetin e bëjmë bashkërisht dhe për këtë  rrënjët i kem shpërndarë kudo në vende të ndryshme evropiane dhe vendet shqipfolëse. Dhe pema jonë është kthyer në frytdhënës me plotë bereqet. Fryt i aktiviteteve tona janë numri i madh i  kongreseve të organizuara dhe ky i Prishtinës shënon të XV me radhë. Unë jam e lumtur që me mua aktivitet në të mirë të shëndetit të njerëzimit e bëjnë edhe shumë mjek si unë.  Në fillim të vitit  emëruam bordin internacional  në përbërje: 

 Dr. Gazmend Berisha-drejtor ekzekutiv, 

 Dr. Fatjona Lubonja-  Kërkuese shkencore. 

Znj. Bernarda Radoncic-biotech oficer, ndërsa bordi  ndërkombëtar i federatës përbehet   nga emra të njohur te  mjekësisë Evropiane:  

Prof. Kita Sallabada, Dr. Skënder Brataj, Prof. Vedat Eljezi dhe Prof. Fadil Çitaku, te cilët  mbështesin  realizimin e aktiviteteve vullnetare internacionale në të mirë të njerëzimit. 

  • Zonja Kryetare Ju përveç ndihmës që keni ofruar me këshilla të herëpashershme gjatë periudhës së pandemisë me të gjithë mjekë që janë anëtarë të federatës në mjete të informimit dhe në Televizionet kombëtare ju aktivitetin e keni zgjerua herë pas here edhe në ndihmë personave me nevojë të  veçanta?

Dr. Aurora Dollenberg : Humanizmi nuk ka kufi. Ne si shqiptarë jemi rritur dhe motivuar për vepra humane nga humanistja jonë  Nëna Terezë. Madje ne si mjek pas studimeve marrim së bashku me diplomën edhe betimin e Hipokritit i cili na përcjellë deri në fund të jetës. Në këtë fushë mundohemi ta ndihmojmë çdo njeri që ka nevojën tonë dhe të shoqërisë pa marr parasysh besimin dhe ngjyrën. Po humanizmit ton si federatë i bashkohen edhe emra të njohur  të shkencës dhe artit. Në këtë drejtim dua të falënderoj pianisten me renome ndërkombëtare zonjën Lule Elezi e cila që nga fillimi i aktivitetit tonë në Prishtinë e deri me sot me ekzekutimet e saja në piano  është munduar ti zbusë dhimbjet e shumë familjarëve që humbën më të dashurit  e tyre në vendet e punës nga  covid 19. Këtu duhet përshëndet dhe falënderua edhe tenorin e njohur shqiptar Prof. Kastriot Tusha për pjesëmarrje në  Kongresin e mbajtur në Tiranë.  Një falënderim në fushën humanitare shkon për piktorin dhe poetin Dan  Gashi që jeton dhe vepron në Baden Baden  të Gjermanisë i cili në themelimin e Degës së federatës në Stuttgart në mbrëmjen gala dhuroi dy piktura në vlerë prej 1200 euro të cilave iu shtuan edhe shuma tjetër e tubuar nga mjekë dhe shoqata dhe humanistë të tjerë të cilat arritën vlerën 4200 euro të cilat kryetari i degës së Stuttgartit Dr. Genc Kelmendi ia dorëzoi Asociacionit Nacional të Autizmit  që përfaqësohej nga  drejtoresha ekzekutive zonja  Jeta  Deva. Ky veprim u shoqërua me emocione dhe duartrokitje.  Mendoj që ky aktivitet shënoi edhe kulmin e organizimit tonë për këtë gjysmë vjetor me të cilin do shkojmë në pushim për tu bërë gati për Kongresin e ardhshëm në Londër. 

Derniers articles

Shefi i OKB-se alarmon: Bota po luan me arme. Vetëm një gabim “na ndan nga apokalipsi”

Gjeneve, 7 gusht - (UN, Le Canton27.ch) Njerëzimi “po luan me një armë të mbushur”, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Dhe...

Gruaja shqiptare me shami nga Guinness World Records: Mbulesa eshte liria ime qe ma garanton OKB!

Shkruan: Arbnora Fejza Idrizi Po e nis këtë shkrim duke u thirrë në teorinë fillozofike të fillozofit francez, Zhan Zhak Ruso i cili thotë-‘’Njeriu lind...

Kosova nuk guxon ta bej te njejtin gabim! OKB kritikon Francën për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla

Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejtave të njeriut kur ia ndaloi një gruaje që të mbante shaminë gjatë kohës kur ajo...

Ministrja e drejtesise se Kosoves Haxhiu takon ambasadorin zviceran z. Kolly

Prishtine, 5 gusht -Sot, ministrja e drejtesise se Republikes se Kosoves znj.Albulena Haxhiu eshte takuar me Ambasadorin e Zvicrës, z. Thomas Kolly me ç'rast...

Italianët po i shkulin flokët për garuesen që shkoi të Shqipëria

Berne, 4 gusht -Lara Colturi (15) konsiderohet si një talente me e madha në garat e skive. Tani, pasi u zhvendos nga Italia në...