11.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Ambasadori zviceran Graf: Integrimi i shqiptarëve shumë i rëndësishëm

Integrimi i suksesshëm i shqiptarëve në Zvicër, shpresoj të ndihmojë edhe në integrimin e Shqipërisë. Këtë e nënvizoi gjatë intervistës për RTSH, ambasadori zviceran Christoph Graf, përcjell gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

– Përse Zvicra është e interesuar për Shqipërinë dhe çfarë mund të veçohet nga kjo marrëdhënie që nuk mund të quhet e gjatë, por e veçantë? – ishte njëra nga pyetjet.

– 25 vjet nuk janë shumë, por varet dhe nga historia e Shqipërisë. Marrëdhëniet shkojnë mbrapsht në vitet ’70 dhe u rihapen në 1992, por janë zhvilluar shumë shpejt dhe në vitet e fundit, sidomos këtë vit ne kishim vizita të rëndësishme si ajo e kreut të parlamentit zviceran, vizita e kryeministrit Rama në fund të marsit të këtij viti në Bernë dhe është për t’u theksuar një intensifikim i marrëdhënieve i dukshëm.

– Zvicra është parë nga Shqipëria si sinonim i perfeksionit të orëve dhe vendit që ka ofruar integritet të lartë për komunitetin shqipfoles. Si e gjykoni ju këtë realitet krahasuar me atë të ekspozuar nga mediat e huaja dhe administrata e vendeve të tjera europiane ku shqiptarët duken si problem?

– Në Zvicër ka shumë shqipfolës, mendoj rreth 300-400 mijë shqipfolës të kategorive të ndryshme, me dhe pa nënshtetësi zvicerane. Kultura shqipfolëse është shumë prezente në Zvicër. Në këtë kuptim kemi një qasje të përbashkët dhe është e njohur në shoqëri kjo prani e madhe e shqiptarëve. Në këtë kuptim është e rëndësishme që të ketë kujdes për këtë lidhje dhe duke iu referuar precizionit të orëve do të ishte gjë e mirë që gjërat të investoheshin si për to.

– Nga jashtë duket që shqiptarët në Zvicër kanë një integrim shumë të mirë. Si funksionon kjo?

– Shqiptarët janë shumë të integruar, kanë pozicione të ndryshme në shoqëri, në administrate, ka gazetarë me emra që mendohet origjinojnë si shqiptarë, por kane peshë me pozicionin e tyre të arritur.

Mendoj që integrimi është i suksesshëm dhe shpresoj që ai të ndihmojë edhe Shqipërinë. Në këtë kuptim mendoj që është e rëndësishme që të përdoren diasporat e suksesshme dhe e përshëndes krijimin e një ministrie për shqiptarët nëpër botë. Kështu shqiptarët e huaj mund të angazhohen më shumë për vendin duke ndihmuar me kulturën tyre të marrë jashtë, në Shqipëri.

– Duke krahasuar me shqiptarët që kërkojnë të jetojnë në vende të tjera dhe statistikat që ekspozohen nga mediat ose vetë administrata e vendeve si Britania ose Holanda së fundmi, si e gjykoni arritjen e integrimit të shqiptarëve në Zvicer?

– Shqiptarët kanë kërkuar të përshtaten me kulturën, gjuhën dhe normat e vendit ku duan të jetojnë dhe mendoj që kujdesi duhet ushtruar në mënyrën se si ndihmohen për këtë. Zvicra ka kërkuar jo vetëm të bëjë me të mirën për dhënien e mundësive të integrimit, por të ofrojë vende pune, mundësi për mësimin e gjuhës dhe këtu shqiptarët janë kampionë sepse i flasin shumë shpejt gjuhët. Kemi një përvojë shumë të mirë integrimi me shqiptarët, sidomos kur nami nuk është i mirë, por nëse sheh se si shqiptarët i arrijnë gjërat, integrohen dhe angazhohen, atëherë mund të kapërcehen perceptimet e tjera.

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...