7.5 C
Berne
jeudi 28/03/2024

Ambasadori shqiptar në Bernë Ilir Gjoni: Shqipëria e konsideron Zvicrën një partner shumë të besuar

Ambasadori shqiptar ne Zvicer z.Ilir Gjonin ne bisede me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin në Bernë 

Bernë, 24 shkurt (Nefail Maliqi) -Ambasadori shqiptar ne Zvicer z.Ilir Gjonin në një inervistë eksluzive dhënë gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka lofur për maredheniet diplomatike mes Bernes dhe Tiranes si dhe aktivitetet e ambasades me misionet boterore dhe bashkekombasit tane. Njekohesisht, ambasadori Gjoni ka folur per imazhin dhe integrimin e komunitetit shqiptare mësim ne « shkollat shqipe » ne kete vend dhe rolin e mediave ne kete drejtim si dhe per shume cka me interes kombëtar dhe nderkombëtar.

« Prej mbi 10 vitesh, ndjekin kurset e organizuara të shkollës shqipe 1500-1700 syresh në Zvicër. Falë bashkepunimit te mire mes Qeverise se Shqiperise dhe asaj te Kosovës, natyrisht edhe angazhimit te mesuesve dhe vullentit te prinderve tanë “Shkolla Shqipe” sot ne Zvicer mund te themi lirisht se ka dhënë një impuls të ri pjesëmarrjes së fëmijëve të diasporë shqiptare në kurset e gjuhës shqipe dhe ka mundur të hapë rreth 45 shkolla të reja me afërsisht 700 nxënës. Por megjithate ka vend te behet edhe me shume ne keted drejtim.. » ka thenë ne fillim te bisedes ambasadori shqiptar z.Gjoni per gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Duke folur për pesë dekada te lidhjeve diplomatike mes Tiranës dhe Bernës. Ambasadori shqiptare ne Zvicër ne vazhdim ka thënë se « Pesëdhjetë vitet e kaluara kanë treguar se forcimi i miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Zvicrës jo vetëm që ka sjellë përftime konkrete për të dy popujt, por po ashtu ka kontribuar në stabilitetin e rajonit të BP, bashkëpunimin dhe zhvillimin në këtë rajon… »

Ambasadori Gjoni: Kulmin e krmetimit te 50-vjetorit te marëdhenive diplomatike mes Shqiperise dhe Zvicres u arrit me vizitën e shefit te diplaomcise zvcerane z.Cassis në Tiranë, vizite kjo e para, pas 26 vitesh

* I nderur Ambasador, meqë Shqipëria dhe Zvicra ditë me pare shënuan jubileun e 50-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, mund te thoni këto marrëdhënie janë intensifikuar, vazhdojnë te jene të mira mes Tiranes dhe Bernës ?


Bundesrätlicher Besuch von Ignazio Cassis in Albanien – aktuelle Nachrichten auf albanien.chAmbasadori Gjoni:
Pyetjes tuaj mund ti përgjigjem fare thjesht duke cituar fjalët e zotit Ignazio Cassis, Këshilltar Federal për Punët e Jashtme që i cilësoi këto marrëdhënie si “të shkëlqyera”. Ashtu siç thoni dhe ju, ne kemi festuar dite me pare 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Në marrëveshje mes të dyja palëve, i tërë viti u shpall vit kremtimi i marrëdhënieve bilaterale. Natyrisht për shkak të kushteve të pandemisë, pjesa dërrmuese e aktiviteteve u zhvilluan online, por jo vetëm. Në Tiranë, në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme u organizua një simpozium kushtuar këtyre marrëdhënieve ndërkohë që paralelisht në Bernë Ambasada organizoi ekspozitën virtuale të titulluar “50 vite në 50 foto”. Kulmin e këtyre festimeve e shënoi vizita zyrtare e Këshilltarit Federal për Punët e Jashtme z. Cassis në Tiranë, e para pas 26 vitesh. Gjatë këtyre 50 viteve marrëdhëniet mes vendeve tona janë intensifikuar ndjeshëm, janë shtuar këmbimet tregtare e njerëzore,është plotësuar kuadri ligjor që rregullon veprimtari të ndryshme bilaterale si në lëmin ekonomik, shoqëror, bashkëpunimin ndërkombëtar etj. Pesëdhjetë vitet e kaluara kanë treguar se forcimi i miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Zvicrës jo vetëm që ka sjellë përftime konkrete për të dy popujt, por po ashtu ka kontribuar në stabilitetin e rajonit të BP, bashkëpunimin dhe zhvillimin në këtë rajon.

* Falë këtij bashkëpunimi te mire, kemi njohuri se nga viti 1996 Qeveria Helvetike ka investuar ne Shqipëri 345 milionë franga për zhvillimin e vendit dhe ndihma te ndryshme humanitare. Jeni te kënaqur sot me rolin dhe kontributin e Zvicrës ne Shqipëri?

Ambasadori Gjoni: Realiteti është se përpjekjet e Shqipërisë për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor, për ndërtimin dhe fuqizimin e vendit nuk mund të ishin këto që janë pa mbështetjen e çmuar të Zvicrës dhe popullit zviceran që ka shoqëruar zhvillimet demokratike sidomos pas viteve ’90. Ndihma dhe bashkëpunimi i qeverisë dhe popullit zviceran kanë luajtur një rol vendimtar në konsolidimin e institucioneve demokratike. Përmes Strategjive të njëpasnjëshme për Zhvillim dhe programeve të ndihmës që janë zbatuar përmes këtyre Strategjie, vendi ynë ka mundur të forcojë institucionet demokratike, parlamentin, pushtetin lokal si dhe të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën, si atë energjetike, rrugore etj. Përtej Strategjive për Zhvillim, lidhja mes dy popujve gjen shprehjen më të qartë sidomos në momente të vështira. Ne nuk mund të rrimë pa përmendur ndihmën e menjëhershme e bujare të popullit e qeverisë zvicerane duke ju gjendur pranë popullit shqiptar pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe për të cilën ne do të jemi gjithmonë mirënjohës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mbështetjen që qeveria zvicerane dha për institucionet tona të shëndetësisë gjatë periudhës së tanishme të pandemisë. Po ashtu, kultura politike zvicerane që bazohet në dialog, ndarje të pushteteve, vendimmarrje konsensuale, pjesëmarrje e gjerë politike e popullit, ofron receta të vlefshme për të ecur përpara në konsolidimin e lirive, paqes e stabilitetit sidomos në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor. Modeli aktual zviceran i cili buron nga një sistem dikur i një shoqërie të fragmentuar me një larushi gjuhësh, kulturash dhe feshë, është një model që parapëlqehet dhe ëndërrohet nga vende si Shqipëria dhe të tjera të rajonit tonë.

Ilir Gjoni: Zvicra është ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës

* Në linja të përgjithshme ku konsiston bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Zvicrës?


Botschaft von Ilir Gjoni, Botschafter der Republik Albanien in der Schweiz - AlbinfoAmbasadori Gjoni
: Siç e theksova më sipër bashkëpunimi mes dy vendeve është i gjithanshëm dhe ai kalon përtej atij ekonomik. Bashkëpunimi nëplanin diplomatik ai në aspektin ekonomik- në fushën e energjisë, turizmit, financës, kontributi i çmuar i Zvicrës në konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, asistenca e vyer në arsimin profesional, shëndetësi, infrastrukturë, janë vetëm disa nga aspektet e këtij bashkëpunimi të frytshëm të orientuar drejt rezultateve konkrete. Ministritë e jashtme të të dyja vendeve kanë një bashkëpunim të ngushtë e të frytshëm, ndërkohë që konsultimet diplomatike mes tyre zhvillohen në intervale të rregullta e gjithnjë e më të shpeshta. Bashkëpunimi në kuadër të OSBE dhe ndihma e Zvicrës me marrjen e kryesisë së radhës nga ana e Shqipërisë vitin e kaluar, ka qenëtepër e çmuar. Për tu shënuar është edhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare siç është rasti konkret i mbështetjes reciproke, ndër të tjera, për anëtarësim jo permanent në KS të OKB. Shqipëria e konsideron Zvicrën një partner shumë të besuar. Shqipëria konsiderohet nga Zvicra si një vend prioritar sa i përket bashkëpunimit për zhvillim. Të dyja vendet ndajnë interesin e tyre të përbashkët në zhvillimin dhe stabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Zvicra është ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Zvicra mbështet fuqishëm lidershipin proaktiv rajonal të Shqipërisë si dhe aspiratat e Shqipërisë për në BE.

* Siç e dini, ketu ne Zvicer komuniteti shqiptar eshte shume i madh dhe i rendesishem. Cili eshte imazhi i tyre. Janë të integruar mire dhe sa po ndihmojne ekonomine, zhvillimin e vendit me investimet e tyre?

Ambasadori Gjoni: Pa dyshim që një rol vendimtar në forcimin e marrëdhënieve dhe njohjen e njëri tjetrit ka luajtur komuniteti i madh shqiptar që jeton e punon në Zvicër. Nuk ka dyshim se kontributi i diasporës shqiptare në këtë marrëdhënie është i patjetërsueshëm dhe ka shërbyer e shërben si urë lidhëse mes dy popujve dhe vendeve tona. Diaspora shqiptare gjithnjë e më shumë është e përfshirë jo thjesht dhe vetëm në jetën ekonomike, por tanimë ka hedhur një hap cilësor drejt angazhimit më të madh qytetar e politik si pjesë integrale e Konfederatës.

* Pajtohem me ju se komuniteti shqiptare eshte mjaft mire i integruar. Por, megjithate zviceranet kanë telashe herepas’here me disa mergim,tar t’i quajme prblematik qofshin ato nga Shqiperia apo Kosova sidomos ne sferen e krimit te organizuar. Cili është gjykimi juaj?

Diaspora shqiptare urë bashkepunimi dhe zhvillimi

Ambasadori Gjoni: Unë mendoj se fenomenet sporadike me elementë kriminalë, ashtu siç konstatoni ju, nuk duhen përgjithësuar dhe nuk janë aspak përfaqësuese e diasporës Shqiptare në Zvicër e cila është e respektuar për kontributin që jep në jetën ekonomike, shoqërore e politike në vend. Aq më pak të mendohet se ky është një « fenomen tipik ekskluziv shqiptar ».

* Aktiviteti i Ambasadës përfshin veprimtari me gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër qofshin nga Shqipëria, Kosova por edhe nga Maqedonia Veriut e Lugina e Preshevës. Per cfare bisedoni me ta dhe cilat jane preokupimet, hallet e tyre ?

Përfaqësuesit e shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, priten në takim nga ambasadori shqiptar në Bern, Ilir Gjoni - Lugina-LajmAmbasadori Gjoni: Është pjesë e punës sonë dhe detyrim kushtetues që ne të jemi në komunikim të konstant me diasporën shqiptare. Për ne e tërë diaspora është një- nuk bëjmë asnjë dallim nëse dikush ka prejardhje nga troje të ndryshme ku jetojnë shqiptarët. Veprimtaria jonë bazohet mbi dokumentet e qeverisë dhe shtetit ku mund të veçoj Ligjin Nr. 16/2018 “PËR DIASPORËN”, Marrëveshjen mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në kuadër të Diasporës, Strategjinë Kombëtare për Diasporën si dhe Planin e Veprimit për zbatimin e saj. Fokus i takimeve natyrshëm bazohet kryesisht në dokumentet e sipërcituara dhe synon garantimin dhe ruajtjen e lidhjeve ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës përmes përmirësimit të pozitës së pjesëtarëve të diasporës dhe mbrojtjes së të drejtave e interesave të tyre, nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare dy a shumëpalëshe, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare; përkrahjes për mësimin dhe avancimin e gjuhës shqipe, si dhe ruajtjes së identitetit kulturor, etnik, gjuhësor, promovimit të bashkëpunimit ekonomik, etj. Nisur nga sa më sipër, një ndër aktivitetet kryesore të këtij viti ka qenë dhe kontakti i drejtpërdrejtë( aq sa na kanë mundësuar kufizimet e pandemisë) me shoqatat e Luginës së Preshevës, për tu njohur më pranë me problematikat e për të biseduar për forma më konkrete bashkëpunimi mes tyre dhe ambasadës së RSH e asaj të Kosovës.

Ambasadori Gjoni: « Shkolla shqipe » ne Zvicer eshte ne rruge te mbare, por megjithate ka vend per t’u bere edhe me shumë!

* Z. Ambasador siq e dieni se, qe prej tesh fëmijet tane ne Zvicer ndjekin mesimet ne shkolla pe rta mesuar apo pervetersuar guhen shqipe bahske me te edhe historine tone te lavdishme permes LAPSH-it.Shkurt jeni te kenaqur me kete proces mesimor?


Festa e Flamurit, në shenjë apeli për forcimin e shkollës shqipe në Zvicër – PLAVA E GUCIA SOTAmbasadori Gjoni:
Masivizimi i mësimit të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Zvicër mbetet një nga problemet dhe sfidat e punës së komunitetit shqiptar në përgjithësi dhe Ambasadës në veçanti. Fakt është që referuar statistikave zyrtare në Zvicër aktualisht ka një kontigjent prej afërisht 35-40 mijë fëmijë të moshës shkollore të cilët i përkasin diasporës shqiptare. Nga këta, prej mbi 10 vitesh, ndjekin kurset e organizuara të shkollës shqipe 1500-1700 syresh. Pra siç shihet qartë shifrat flasin vetë. Nisur nga kjo situatë, Ambasada e RSH në Bernë kërkoi të njihej si sponsor zyrtar i mësimit të gjuhës shqipe gjë e cila u konkretizua falë bashkëpunimit të saj me një grup mësuesish të përkushtuar të cilët u organizuan rreth asaj që sot quhet “Shkolla Shqipe”. Në periudhën një vjeçare të veprimtarisë së saj “Shkolla Shqipe” i ka dhënë një impuls të ri pjesëmarrjes së fëmijëve të diasporë shqiptare në kurset e gjuhës shqipe dhe ka mundur të hapë rreth 45 shkolla të reja me afërsisht 700 nxënës. Objektivi është të shtrihemi në tërë kantonet e Konfederatës. Sigurisht që mbetet ende shumë për të bërë, por tanimë mund të themi se falë angazhimit konkret të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës janë ndërmarrë një sërë hapash të cilat synojnë pikërisht fuqizimin e mësimit të gjuhë dhe kulturës shqipe në diasporë. Kështu mund të përmend funksionimin e Këshillit koordinues për hartimin e teksteve të unifikuara shkollore, këshill ky me përbërje mikse nga përfaqësues të arsimit të Kosovës e Shqipërisë, funksionimin normal të Qendrës së Botimeve për Diasporën me seli në Tiranë, rregullimi i mekanizmit të shpërndarjes së teksteve, krijimi i regjistrit kombëtar të mësuesve në diasporë, dhënia e dëftesave zyrtare me logot e përbashkëta të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës e një sërë hapash të tjera. Në qasjen e këtij problem ambasada e Republikës së Shqipërisë, ajo e Republikës së Kosovës dhe ambasada e Maqedonisë së Veriut bashkërendojnë në mënyrë konstante veprimtaritë në funksion të masivizimit të mësimit të gjuhës e kulturës shqipe.

* Dhe per fund, flitet qe sa vite per te regjistruar shqiptaret ne Zvicër, por deri tash asgje nuk eshte bere dhe askush nuk e din sot sa shqipare ka saktesisht ne Zvicer edhe pse Qeveria e Kosoves kishte dhurur nje shume te madhe mjetesh financioare per kete proces. Sikur te dinim numrin e sakt te shqiptareve ne Zvicer sigurisht sot nuk do te kishim shifra te larmishme nga 200 mije deri ne 300 mije. Sipas jush, sa shqiptare sot jane ne Zvicer dhe kush duhet bere nje regjistrim te shqiptareve ne kete vend apo në perendim? Tirana apo Prishtina?, sepse krijohet pershtypja se ky proces po anashkalohet?

Ambasadori Gjoni: Një përgjigje e drejtpërdrejtë e pyetjes tuaj do të ishte referenca ndaj të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Federal i Statistikave që ju citoni në pyetjen tuaj. Ka dy element/ e para ata që janë të regjistruar ligjërisht (sipas Institutit Federal të Statistikave) dhe e dyta ata që janë realisht. Në rastin e dytë, i lihet shteg hamendësimeve të cilat, herë janë të bazuara në përllogaritje të përafërta, e herë në imagjinatë. Fakt është që në jemi të ndërgjegjshëm që numri i shqiptarëve që jetojnë në Zvicër është shumë herë më i madh se ai i statistikave zyrtare ( kjo nuk do të thotë se gabon ky Institut), pasi po marr si shembull shtetasit shqiptarë të cilët sipas statistikave më të fundit kapin shifrën e 2149 personave, por në ndërkohë jemi shumë të ndërgjegjshëm që ka mjaft shqiptarë të cilët kanë ardhur kryesisht nga Italia apo Greqia, për arsye ekonomike, dhe në Zvicër janë të regjistruar si të përkatësisë së këtyre shteteve. Pra në gjykimin tim, duhet qenëfleksibël në përllogaritje duke marrë parasysh këtë larmishmëri variablesh. Gjithsesi gjykoj se më e rëndësishme është të punohet drejt unifikimit të gjithë diasporës shqiptare në Zvicër (e cila për të thënë të vërtetën është e mirëorganizuar në shoqata të ndryshme kulturore, artistike e shoqërore), por që ka nevojë të bashkohet e të flasë me një zë të vetëm në emër të të gjithë diasporës për tu bërë zëdhënëse e shqetësimeve e problemeve të saj kundrejt autoriteteve qoftë të vendit pritës, në këtë rast atyre Federale apo Kantonale, por dhe sidomos ndaj autoriteteve të vendeve të origjinës përkatësisht Republikës së Shqipërisë, asaj të Kosovës e Maqedonisë së Veriu.

Derniers articles

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...

Shqiptari i Kosovës arratiset nga burgu në Zvicër (Detajet)

Bernë, 28 mars -Një i burgosur u arratis nga burgu Wauwilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk...

Zvicër/ Fabrika false e prodhimit të parave hodhi në treg 8 milionë dollarë

Falsifikuesit nga Urdorfi (ZH) ndoshta i trajtonin fletët e printimit të faturave të dollarit në të njëjtën mënyrë si në këtë shtypshkronjë zyrtare amerikane  Katër...

At the beginning of April, Reporters Without Borders will hold a conference in Tirana on the challenges and future of the Albanian media

Geneva, March 28 - On the eve of European integration and after the recent incident of Edi Rames with an Albanian journalist, international associations...

Reporters sans Frontieres në fillim të prillit në Tiranë do mbaj konfrence mbi sfidat dhe pamvarësin e mediave shqiptare

Berne, 28 mars -Në prag të integrimeve evropiane dhe pas incidentit të fundit të Edi Rames me një gazetare shqiptare, asociacionet nderkombetare janë mobilizuar...