6.9 C
Berne
samedi 20/04/2024

Ambasadori kosovar në Bernë: Jemi mirënjohës për kontributin e diasporës për lirine dhe pamvarësinë e Kosovës, shtetit më të ri në Europë! Padyshim ketu ka merita edhe Zvicra!

Sami Ukelli, Ambasador i Republikes së Kosovës ne Bernë të Zvicrës ka falnderuar Qeverine dhe popullin zvicerane per rolin dhe kontributin gjate dhe pas luftes ne Kosovë si dhe angazhimin permanent ne venien e paqes dhe stabilitetit ne rajon (Photo: Le Canton27.ch)

Bernë, 16 shkurt -Ambasadori i Republikes së Kosovës ne Zvicër z.Sami Ukelli ka zgjedhur gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch që me rastin e 14-vjetorit te pamvaresise se Kosovës te jep nje interviste ekskluzive i cili flet për marëdheniet mes Zvicres dhe Kosovës, integrimin dhe imazhin e komunitetit kosovare ne Zvicer si dhe për pandeminë.

Rreth 300,000 njerëz me origjinë kosovare sot jetojnë dhe veprojne në Zvicër duke i kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në shtetin helevtik. Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë. Zvicra ka dhuruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri kyq i zhvillimit të Kosovës. Ky kontribut i qeversie zvicerane në mënyrë efektive mbështetë ambiciet e Kosovës për të vazhduar në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë, si mase preventive per te penguar eksodin drejt Zvcres dhe vednet tjera evropiane, shkruan fillimisht gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ambasadori kosovar ne Bernë: Marëdheniet mes Kosoves dhe Zvicres jane shume te mira, fale edhe imazhit të mire te diaspores kosovare ne këte vend 

Z. Ambasador, meqe gjendemi ne prag te pervjetorit te 14 -të të pavaresise se Kosovës, fillimisht mund te na thoni sa jeni te kenqur me situaten aktuale ne Kosovë ?

Ambasadori Ukelli: Mendoj se 14 vjet në matjen e të arriturave të njështeti i formuar nga zeroja nuk janë shumë. Gjithsesi nga shpallja e Pavarësisë deri më tani janë korrur shumë suksese për të cilat duhet të jemi krenarë. Në çdo segment sipas raporteve kredibile ndërkombëtare, arritjet e Kosovës janë të krahasueshme me ato të shteteve të rajonit por edhe të Europës, ani pse nuk jemi “shpërblyer” me liberalizim të vizave e me avancim në agjendën europiane për arsye të njohura. Por dinamika e zhvillimeve dhe nevoja për të bërë edhe më shumë punë nuk jep shkas për relaksim. Kemi edhe shumë punë për të bërë. Shteti ndërtohet e zhvillohet çdo ditë. Sigurisht që Kosova i ka specifikat dhe sfidat e veçanta me të cilat përballet, por që jemi optimistë që jemi në rrugën e duhur drejt arritjes së subjektivitetit të plotë ndërkombëtar dhe zhvillimit të vendit. Gjithashtu shfrytëzoj mundësinë që përmes platformës tuaj të percjell mesazhin e urimit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës tek lexuesit tuaj dhe tek të gjithë kosovarët dhe miqtë e Kosovës!

* Meqe jeni ambasadori i trete me rradhe i Kosoves ne Zvicër, mund te na thoni cfare jane marrëdheniet mes vendit tuaj dhe Zvicrës.

Ambasadori Ukelli: Fakti që përkundër që viti 2021 njihet si vit me pandemi, kemi pasur dy herë në vizitë Presidenten e Kosovës (së pari si kryetare e Kuvendit e Ushtruese e Detyrës së Presidentes e herën e dytë si e ftuar speciale në Swiss Economic Forum) tregon për nivelin e shkëlqyer në marrëdhëniet institucionale bilaterale Kosovë-Zvicër. Kemi pasur edhe konsultime politike në nivel të Ministrive të Jashtme, takime të niveleve tjera si të administratës së dy Parlamenteve e kështu me rradhë. Potenciali ekziston edhe për më tepër në shume fusha dhe për këtë jemi duke u angazhuar. Aq më shumë që Zvicra dhe Kosova kanë një aset të përbashkët – komunitetin kosovar shqiptar që me punën e palodhshme e rezultatet pozitive që po korrë në Zvicër, po kontribuon dukshëm në thellimin e raporteve tona përtej konstatimit të lartpërmendur. Mendoj se koha është në anën tonë – nëse angazhohemi edhe më tutje të gjithë së bashku me këtë intensitet pikërisht diaspora do të jetë edhe më tutje ura jonë lidhëse në mes të dy vendeve, me të cilën edhe më tutje do të krenohemi.

Ambasadori Ukelli ne Bernë:  Kosova, qe nga pamvaresia, keto 14 vitet e fundit ka shënuar progres fale dhe Zvicres dhe komunitetit nderkombëtar

* Per me shume se 20 vjet Zvicra eshte prezente ne Kosovë si ne aspektin diplomatik ashtu edhe ne sfera tjera si ekonomike, humanitare e ushtarake (me Swisscoy). Mendoni se Zvicra mund te rradhitet nder vendet e para mike qe po i kontribuon paqes dhe stabilitetit ne rajon?

Ambasadori Ukelli: Natyrisht, Zvicra ka qenë ndër shtetet e para që ka ndihmuar kosovarët në periudhën e represionit politik ndaj shqiptarëve në vitet e 80-ta, më vonë me ndihmë humanitare, pastaj asistencë zhvillimore në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e institucionale që po vazhdon edhe sot, nder vendet e para qe ka përkrahur pavarësinë e Kosoves. Pa dyshim se Zvicra në përgjithësi ka mbështetur agjendën ndërkombëtare të Kosovës, dhe kjo është shumë e rëndësishme të theksohet. Keshtu qe pajtohem me konstatimin tuaj qe eshte ne mesin e shteteve mike shume te rëndësishme per Kosoven. Lirisaht mund te thmei se  Kosova, qe nga pamavresia, keto 14 vitetet e fundit ka shënuar progres fale dhe Zvicres dhe komunitetit nderkombëtar

* Roli i diaspores shqiptare ne Kosovë. Posedoni ndonje shifer zyrtare, sa shqiptare apo qytetare nga Kosova sot jetojne dhe veprojne ne Zvicër ? Sikur te mos ishte diaspora sot a do te kishim sot ket liri, pamvaresi dhe zhvillim ekonomik ne vendin tuaj?

Ambasadori Ukelli: Shifrat zyrtare te Zvicres per kosovaret ne Zvicereshte vetem per ata qe jetojne ne Zvicer me lejeqendrim. Ne momentin qe marrin shtetesinezvicerane largohen nga kjo liste. Ne kete liste figurojne mbi 110 mije kosovare. Duke pasurparasysh kohen prej kur jetojne e veprojne qytetaret tane ne kete shtet i bie që shifrat arrijne deri ne 200 mije. Diaspora jonë kudo që është, në këtë rast në Zvicër përherë ka pasur lidhjen e pashkëputshme me vendin e origjinës, duke bashkëndjerë dhe marrë pjesë aktivisht në gjithaproceset nëpër të cilat kalojnë familjarët e tyre në Kosovë dhe në përgjithësi Kosova. Një gjë duhet të jetë e qartë përgjithmonë: I jemi mirënjohës perjetessiht rolit dhe kontributit të diasporës sonë për lirine dhe pamvarësinë e Kosovës, shtetit më të ri në Europë! Padyshim ketu ka merita edhe Zvicra!

* Jeni ambasador i Kosovës ne Bernë të Zvicrës i një vend shembull tolerance dhe demokracie. Keni kuptuar për imazhin e shqiptareve këtu. Atehere, sa jeni te kënaqur me integrimin e tyre në Zvicër dhe sa ju ka penguar pandemia ne komunikim e kontaktet me mergimtaret tuaj ne Zvicër?

Ambasadori Ukelli: Komuniteti kosovar shqiptar po korrë rezultate pozitive në Zvicër, po kontribuon dukshëm në thellimin e raporteve tona. Mendoj se koha është në anën tonë – nëse angazhohemi edhe më tutje të gjithë së bashku me këtë intensitet pikërisht diaspora do të jetë edhe më tutje ura jonë lidhëse në mes të dy vendeve, me të cilën edhe më tutje do të krenohemi. Shumë stereotipe që kanë ekzistuar nga e kaluara për diasporën tonë tani fatmirësishtjanë në rënie, dhe imazhi i diasporës sonë në dekadën e fundit është dukshëm në rritje. Përfaqësimi i suksesshëm i një kosovari për Zvicrën në Eurovizion, paraqitjet e shkëlqyeshme të futbollistëve për Zvicrën në Kampionatin EuropianEuro2020, marrja e çmimit “sipërmarrës i vitit”, pozitat në institucione legjislative dhe ekzekutive, lokale e kantonale, janë vetëm një pjesë e suksesit të mijëra e mijëra vajzave e djemve tanë me origjinë nga Kosova që me angazhimin e tyre po japin kontribut në zhvillimin e vet Zvicrës.

Ambasadori Ukelli: Falenderoj mediat zvicerane, sidomos  Blick.ch dhe 20Minuten qe ne faqet e tyre lexojme lajme edhe në gjuhen shqipe

* Mediat zvicerane, diteve te fundit po ju « flasin » shqip komunietit shqiptare ne Zvicër sikur Blick.ch ashtu edhe 20Minuten. Si i keni pritur keto risi ne mediat zvcerane ? Si trajtohet nga ato komuniteti shqiptare ne Zvicer dhe sa i perkushtohen situates, zhvillimeve ne Kosovë?

Ambasadori Ukelli:  Tani së fundi kemi raste edhe gazeta të përditshmeme tirazh tejet të madh në Zvicër kanë filluar të shtypen edhe në gjuhën shqipe. Prandaj, shfrytezoj rastin te falenderoj mediat zvicerane, sidmos 20Minuten dhe Blick.ch qe ne faqet e tyre lexojme lajme edhe në gjuhen shqipe, qofte per situaten aktuale ketu apo vendlindje apo mesazhe ne luftën perbashket kunder panemdise. Nuk ka javë që nuk gjindet në ballina të revistave, nëpër mediume të ndryshme një storie suksesi për kosovarët në Zvicër. Kjo është së pari meritë e vetë komunitetittonë në Zvicër, të cilët janë treguar punëtorë, profesionistë dhe falënderues të mëdhenj për mundësinë që iu është dhënë. Sot është bërë edhee vështirë të numërohen gjitha ato raste individualeme suksese kulminante pa harruar ndonjë nga ta pau permendur. Kam pershtypjen qe eshte mirepritur nga komuniteti shqiptar ne Zvicer dhe lexohet me vemedje. Sigurisht eshte nje menyre edhe per mediat zvicerane per te targetuar ate pjese te komunitetit qe nuk eshte integruar plotesisht ne shoqerine zvicerane, per te qene e informuar mire me zhvillimet ne kete vend.

Falemnderit zoteri ambasador, në emer te redaksise Le Canton27.ch ju urojme diten nacionale 17 shkurtin, juve dhe komunitetit kosovare në Zvicër!

Ne Foto: Ambasadori i Republikes së Kosovës ne Zvicër z.Sami Ukelli ne bisede me redaktorin e gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch (Photo: Le Canton27.ch)

Derniers articles

Në Gjenevë u mbajt Forumi shqiptaro-zviceran. Referuesit: Eshtë koha që të hapet një bankë shqiptare në Zvicër

Gjenevë, 19 prill -Në Gjenevë sot eshte mbajtur Forumi zvicerano-shqiptar, u muarën pjese mbi 200 persona, kryesisht biznesmen dhe afaristë te suksesshëm si dhe...

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Un cittadino svizzero è stato arrestato a Viti dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Ein Schweizer Staatsbürger wurde in Viti von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht...