1.4 C
Berne
jeudi 30/11/2023

Ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër, z. Sami Ukelli prezanton prioritetet e misionit të tij diplomatik në Bernë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Sami Ukelli ne bisede me gazetarin tone Nefail Maliqin

Në kryeqytetin helvetik në Bernë më priti ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Sami Ukelli, të cilit i uruam postin e ambasadorit që më datën 13 tetor kishte dorëzuar letrat kredenciale presidentes zvicerane znj. Simonetta Sommaruga. Për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ambasadori Ukelli ka dhenë një intervistë ekskluzive i cili ka folur kryesisht për marrëdhëniet Zvicër-Kosovë, prioritetet e tij si diplomat në Zvicër, rolin e mediave, për komunitetin shqiptar në Zvicër, imazhin dhe integrimin e tyre.

* Z. Ambasador fillimisht ju uroj mirëseardhjen në Bernë. Keni marre dje zyrtarisht postin si ambasador ne Zvicër. Ju kemi ndjekur kur keni dorëzuar letrat kredenciale tek presidentja e konfederatës zvicerane znj. Simonetta Sommaruga. Çfarë do te thotë për ju te shërbeni ne një mision diplomatik ne një vend demokratik dhe tolerant qe njihet si shembull ne botë?

Ambasadori UKELLI: Së pari ju falenderoj, jeni nga gazetarët e pare shqiptar që pres këtu në ambasadën tonë në Bernë të Zvicrës. Po ashtu është, siç e përmendet edhe ju, është nder të jesh përfaqësues i Republikës së Kosovës në ketë vend demokratik ne mes të Evropës, por njëkohësisht edhe obligim dhe përgjegjësi sidomos për prezencën e madhe të komunitetit tonë. Kam nisur misionin me një motivim të madh përkundër pengesave nga pandemia qe po na shkakton herë pas herë telashe komunikimi.

Ambasadori shqiptar Sami Ukelli në Bernë: Kosova dhe Zvicra kane marëdhënie te shkëlqyeshme falë integrimit të mirë të mërgimtarëve

* Edhe pse jeni pak ditë këtu ne Bernë, keni kuptuar për imazhin e shqiptareve këtu, a jeni te kënaqur me integrimin e tyre në Zvicër?

Ambasadori UKELLI: Siç e dini këtu kemi një komunitet te rëndësishëm dhe goxha te madh numerikisht, dhe me sa vërejta ishin mirë të integruar. Diaspora shqiptare në Zvicër, proporcionalisht për kokë banori është me e madhja në botë dhe natyrisht se do kemi shume angazhime te përbashkëta. Nëse dikur shqiptaret ne Zvicër nuk kane pasur ndonjë imazh te mire – e kam fjalën për disa raste të izoluara – sot mund të themi se diaspora shqiptare tashme shihet si një potencial, si një aset i të dy palëve me të cilët ne bashkëpunojmë. Thamë i dy palëve meqë diaspora jonë sot si në Zvicër ashtu dhe ne vendet e tjera perëndimore po i kontribuon me të madhe proceseve, zhvillimit dhe ndërtimit në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, por njëkohësisht edhe në vendlindje, investimet e të cilëve nuk po mungojnë. Veç kësaj, komuniteti ynë në Zvicër mund të jetë edhe si një urë lidhëse mes dy shteteve, mes dy popujve miq, potencial ky qe duhet shfrytëzuar. Natyrisht sot edhe në Kosovë kemi një prani të zviceranëve duke u nisur nga ambasada, shoqata të ndryshme, atyre humanitare deri tek prania e kontingjentit ushtarak te Swisscoy ne kuadër të KFOR-it të cilët i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit ne vendin tonë.

* z. Ukelli ju si një diplomat me përvojë, padyshim prezenca juaj ne Zvicër do t’i kontribuoje edhe me shume imazhit dhe sensibilizimit te Kosovës dhe çështjes shqiptare përmes kontakteve e takimeve këtu në Bernë dhe Gjenevë, me diplomate e përfaqësues të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare. Dmth një rast i mirë për lobim. Pra, cilat do të jene prioritetet tuaja si ambasador në Bernë?

Ambasadori UKELLI: Natyrisht lobimi është misioni dhe puna jone e përditshme. Kur është fjala për marrëdhëniet mes vendit tone dhe vendit mik Zvicrës, mendoj se ky bashkëpunim është në nivel dhe miqësor edhe për hir të pranisë së madhe të bashkëkombësve tanë këtu. Një ndër prioritetet e ambasadës sonë është rimëkëmbja e ekonomisë ne Kosovë qe është goditur si rezultat i pandemisë. Mbetet që ditëve, muajve të ardhshëm të kemi një komunikim me të dendur me autoritetet zvicerane, përfaqësues e ambasadorë të vendeve botërore si dhe me pjesëtarë të komunitetit tonë, sidomos me afaristë të suksesshëm për të shikuar rrugët, mundësitë se çfarë mund të bëjmë konkretisht për investime në Kosovë, por edhe për eksport nga Kosova këtu në Zvicër, sepse siç e dini mallrat tona tashmë janë mjaft cilësore, kompetitive dhe të kërkuara edhe jashtë Kosovës, ne vendet e ndryshe evropiane dhe botërore.

Kush është ambasadori i ri i Kosovë në Bernë?

Sami Ukelli (1972) është lindur ne Podujevë. Ai në vitin 2006 ai është graduar nga Universiteti Johannes Kepler në Linz, Austri, me titullin e magjistrit të shkencave të ekonomisë sociale. Kurse, në vitin 2009 ka mbaruar një program pasuniversitar në studimet interdisciplinare ballkanike, në kryeqytetin austriak. Ambasadori i ri ne Zvicër z. Ukelli ka një karrierë te pasur diplomatike. Nga viti 2010-2012 z. Ukelli ka qenë ambasador i Kosovës në Japoni. Më pas, gjate viteve 2013-2015 ai ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Hungari ndërsa nga viti 2015 deri ne shkurt te vitit 2020 shërbeu si ambasador i Republikës së Kosovës ne Austri.

Derniers articles

Delegacioni shqiptar në AP të Interpol-it në Vienë takohen me sekretarin e përgjithshëm të Interpol-it Jürgen Stock

Viene, 29 nentor (Interpol) -Në kuadër të punimeve te Asamblese së Përgjithshme te Interpol-it që po zhvillohen në Vienë ku jane tubuar mbi një...

Poetja e re Cerazela Kondi vjen me tri poezi te reja nga libri i ardhshem i saj

Nga nektari i poezisë - Cerazela Kondi Ku je? Jam aty ku ti kurre nuk kerkove. Atje ku ti humbe. Jam loti qe ti nuk qave. Jam vuajtjet qe ti kurre si...

Presheva bëhet edhe me një kuadër në perendim. Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi

Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi. Ajo posa ka diplomuar në Fakulltetin e Steyr, që quhet Controlling, Rechnungswesen...

Specialja nga Haga nuk e komenton protesten. Ata thone se dihen qendrimet tona: Ne nuk jemi kunder UCK-se por individeve!

Hagë, 30 Nëntor -Vizita e djeshme e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nuk u prit mirë nga nje grup i vogël në Kosovë. PSD...

Dretjuesit e Interpol-Tirana në Asamblenë e Përgjithshme në Vienë flasin për Le Canton27.ch pas takimit me krerët e Interpolit

Pëllumb Seferi, drejtor i departamentit te policise se shtetit shqiptarë për Marëdhenieve nderkombëtare, në bisede me gazetarin Nefail Maliqin, te derguarin tonë tone ne...