4.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Ambasadori i diasporës shqiptare Lazim Destani vlerësohet lart në Tiranë. Misioni diplomatik e nderon me cmimin: Gjeneral i paqes!

Tirane, 21 dhjetor -Nën organizimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës në Tiranë, në një mënyrë tejet surprizë për mua, nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet pranova vlerësimin Gjeneral i Paqes, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Humanisti dhe biznesmeni nderkombëtar Lazim Drestani Gjeneral i paqes dhe mabsador i diaspores shqiptare!

Aucune description disponible.Takime dhe aktivitete të tilla i shërbejnë afrimit dhe bashkimit të mëtejshëm të diasporës sonë me trojet tona.

Në fjalën time me këtë rast theksova se e kam ditur kurdoherë, që t’i shërbesh atdheut dhe kombit është nder dhe lavdi. Të ndihmosh njerëzit, është mirësi. Por, t’i shërbesh paqes për vendin tënd, për kombin tënd dhe për mbarë njerëzimin, është hyjnore.

Ne kuadër të Ditës së Diasporës filloi agjenda e Këshillit Koordinues të Diasporës ne Tirane ku moren pjese Lazim Destani nga (Tetova) Gjermania, President Nderi i Dhomes se Biznesit te Diaspores, Ardian Lekaj Kryeatri i Dhomes se Biznesit te Diaspores, Bashkëkryetarin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Z. Damian Gjiknuri, Mark Gjonaj Kryetar i Bashkise se New York-ut etj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne kete tribune u diskutua per rëndësinë e diasporës shqiptare në proceset integruese të vendit, për reformat e rëndësishme dhe në veçanti për votën e diasporës, që mbetet njëra ndër temat kryesore të KKD-së.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Znj. Olta Xhaçka, shtroi darkë pune duke u dëshiruar mirëseardhje Anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Në ditën e dytë të këtij aktiviteti agjenda vazhdoi me hapjen e Konferencës së Diasporës ku të pranishëm ishin Kryeministri dhe disa ministra të Kabinetit Qeveritar. Me këtë rast KKD-ja prezantoi punën e saj trevjeçare rreth aktiviteteve të zhvilluara deri më tani.

Nga diskutuesit në konferencë u theksua rëndësia e vazhdimit të punës për forcimin e urave lidhëse mes diasporës dhe institucioneve shqiptare.Aucune description disponible.

Derniers articles

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Una cittadina svizzera è stata arrestata dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social media, riferisce...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Eine Schweizer Staatsbürgerin wurde von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht hatte, berichtet...

La police kosovare arrête une Suissesse après avoir menacé un citoyen

Prishtina, 19 avril - Une citoyenne suisse a été arrêtée par la police du Kosovo après avoir menacé un Kosovar sur les réseaux sociaux,...

Policia kosovare arreston një zvicerane pasi kishte kërcnuar një qytetar

Prishtinë, 19 prill -Një qytetare zvicerane eshte arrestuar nga polcia kosovare,  pasi ajo në njëjtet sociale kishte kanosur një mashkull kosovar, ndton nga Prishtina...