3.4 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Ambasadori amerikan Christofer Hill në vitin 2000: Rugovën që e shoqëroja në Zvicër dhe Kosovë, disa që nuk me njihnin, mendonin se jam “trup-roje” i tij

Ambasadori amerikan Christofer Hill në vitin 2000 në bisedë me Nefail Maliqi redaktorin për marëdhënie ndërkombëtare ne gazetën Bota Sot, sot redaktor i gazetes Zvicerane Le Canton27.ch   

Bernë, 1 janar -Ambasadori Christopher R. Hill ne bisede me ish-redakorin per marëdhenie nderkombëtare e gazetes « Bota sot » Nefail Maliqin (1999) sot redakotor i gazetës zvicerane Le Canton27.ch

Para 23 viteve, me 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë. Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher R. Hill nga SHBA-të, Boris Majosrsi-Rusi dhe Volfgan Petriq nga BE. Hill me 15 maj  1998 kishte prezentuar në takimin Rugova-Milosheviç në Beograd, ku nuk u arrit asgjë dhe në 28 maj te atij viti veç një zgjatje e dhunshme e duarve. Më pas Rugova u prit në Zyrën Ovale nga Bill Clinton.

Ambasadori amerikan Christofer Hill, ja cfare i kishte kishte biseduar me redaktorin për mardhenie dnerkombëtare të gazetes Bota sot ne vitin 2000 për Rugovën, Kosovën dhe Luginën e Preshevës 

Ambasadori Christopher R. Hill ishte emisari amerikan për Kosovën në vitin 1998 i cili kontribuoi paqes dhe stabilitetit ne Kosovë nga Konferenca e Rambuillert, ajo e Parisit deri tek pavarësia e saj.

Ai kishte admirim dhe respekt të madh ndaj presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Ai në vitin 2000, një vit pas lufte shoqëronte presidenti Rugova ne Forumin ndërkombëtar Crans Montana në Zvicër.  Presidenti Rugova dhe diplomatë amerikan të prirë nga ambasadori  i Christopher Hill ishin instaluar në  “Grand Hotel Du Golf”.  Presidenti Rugova dhe ambasadori amerikan gjatë qëndrimit ne Crans Montana ishin nën përcjellje të CIA-s dhe policisë federale te Zvicrës (FEDPOL).

Me këtë rast redaktori i kombëtares “Bota sot” Nefail Maliqi, pati rast të takoj veç presidentit Rugova edhe ambasadorin amerikan Christopher Hill, me te cilin ka zhvilluar një intervistë mbi situatën aktuale në Kosovë dhe zhvillimet  e para pas luftës në Kosovë i cili flet me admirim për personalitetin e Rugovës. Ambasadori amerikan po ashtu në këtë intervistë për “Bota sot” ka folur edhe për Luginën e Preshevës.

Fillimisht  ambasadori Christopher Hill flet për një vizitë të përbashkët  me presidentin Ibrahim Rugova  që i  kishin bërë Malishevës të kapluar nga lufta. Ambasadori Hill nder tjera rrëfen se “me 3 nëntor te vitit 1988 kur anë e kënd Kosovës vinte erë baroti, unë e mora në veturën time presidentin Rugova dhe shkuam së pari në një fshat të vogël me emrin në Banja e Malishevës. Si sot me kujtohet  forca e Miloshvçit kishin rrezuar minaren  e xhamisë se fshatit që ishte qëlluar  nga një predhë shumë precize nga tanku, kur serbët i kishin përdorur si ushtrim për marrje në shenjë. Më pastaj bashke me Rugovën vazhduam për në fshatin e vogël Ostrozub, ku ndalem disa minuta. Aty takuam banorë të zhvendosur duke u kthyer nga mali ku ishin fshehur me javë të tëra. Kur e panë Rugovën, desh u çmenden nga gëzimi, reagimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm. Turma e njerëzve u afruan dhe iu hodhën me krahë rreth qafe, me lot e përqafime, duke e puthur në faqe.”

“Rugovën e shoqëroja ne Kosove dhe ne Zvicër, sidomos në formonin ndërkombëtar ne Crans Montasna. Disa qe nuk me njihnin  mendonin se jam « Bodyguard »  (trup roje) i tij.. Në fakt Amerika e ruante, por jo edhe unë..” thotë duke qeshur ambasadori amerikan Christopher Hill.

Ne vazhdim ne këtë bisedë me ish-redaktorin e “Bota sot”  Nefail Maliqin, diplomati amerikan Christofer Hill ka rrëfyer edhe për një takim në Gjilan me përfaqësuesi e partive politike shqiptare që veprojnë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga të cilët ishte njoftuar për situatën alarmante po ashtu vise këto shqiptare ende nën Serbi.

“Unë nga ta pashe shqetësimet e tyre serioze përballë regjimit serb. Ju thash se nuk do të mungojë përkrahja e SHBA-ve dhe t’ju shmangëm provokimeve serbë. Ne jemi të angazhuar në ndërtimin e institucioneve demokratike duke përfshirë këtu edhe respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare ne Luginën e Preshevës. Besoj se Serbia ka marrur mësim nga Kosova ku regjimi i Milosheviçit rajonin kishte mbajtur me dhune, nën presioni dhe diskriminim total. Besoj se nuk do te përsërisë këtë politike dhe ndaj vendbanimeve shqiptare mes Kosovës dhe Serbisë..”  ka thënë ambasadori amerikan Christopher Hill për gazetën kombëtare “Bota sot” në bisedë me ish gazetarin e “Bota Sot”, në vitin 2000 ne Crans Montana të Zvicrës

Ambassador Christopher R. Hill is a distinguished 33-year career diplomat from the U.S State Department. A four-time ambassador under three U.S presidents, Ambassador Hill served in Macedonia, Poland, South Korea and finally in Iraq, where he was appointed by Secretary Hillary Clinton. Some of Ambassador Hill’s most challenging assignments were North Korea, where he served as chief disarmament negotiator, as well as Bosnia and Kosovo.  Mr. Hill who, with a European Union negotiator, Wolfgang Petritsch, developed the framework for the negotiations that Mr. Cook presented to both sides last weekend, along with an ultimatum for the Serbs to appear at the talks or face NATO bombing.

P.S

Në kohen kur Nefail Maliqi ishte redaktor për marëdhënie ndërkombëtare ne gazetën Bota Sot, kjo gazete ishte bere nje gazete prestigjioze kombëtare, me e madhe nder shqiptaret qe sipas mediave zvicerane,  kishte nje tirazh shume te madh deri ne 120.000!      Aucune description disponible.

Derniers articles

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...