4.8 C
Berne
mardi 16/04/2024

Ambasadori amerikan i dha një ‘goditje’ bashkëpunëtorëve të Serbisë në Kosovë!

Nga Nehat SHAQIRI

Gjatë ditës së djeshme bashkëpunëtorët e ish – liderëve politikë që për vite me radhë deshën ta ndajnë Kosovën, thanë që Albin Kurti punon për Beogradin.

Deklarata të tilla u bënë nga njëri prej këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Si duket mbrojtja më e mirë është sulmi, andaj ata që deshën vullnetarisht të ndajnë Kosovën, apo t’ia falin Serbisë, nuk po lënë gur pa lëvizuar për të kritikuar e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por edhe presidenten Vjosa Osmani.

Mirëpo, akuzat e tyre shpejt po bien në ujë!

Sot, ambasadori amerikan i kundërshtoi të gjithë ata që po zhvillojnë një luftë speciale kundër Qeverisë së Kosovës.

“ShBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar në Twiter ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në këtë katraurë që po zhvillohet në Kosovë, padyshim që pyetja më legjitime që bëhet është, kush janë opozita e vërtetë?

Për kë kanë punuar një pjesë e madhe e tyre?

Nëse për Kosovën, atëherë si është e mundur të punosh për Kosovën, e t’i vjedhësh qytetarët e saj, t’i shohësh si skllevër. Kjo për faktin që shumica e politikanëve që kanë qeverisur për vite me radhë më Kosovën janë milionerë dhe kanë tashmë biznese milionëshe dhe qindra punëtorë që asnjëherë nuk i panë paguar dinjitetshëm, i kanë pa dhe ende i shohin si skllevër të tyre, me një pagë minimale e shpeshherë edhe nuk ua kanë dhënë.

Atyre nuk iu ka konvenuar kurrë të rrisin pagën në Kosovë dhe nuk u konvenon as sot.

Ish-pushtetarët që kanë punuar për Kosovën, kanë pasur mundësi ma të mëdha për të investuar në Kosovë, për të rritur paga dhe për të ulur papunësinë. Por, atyre u janë dashur qytetarët e varfër që të punojnë për ta, që mos të kanë ku të shkojnë përveç kompanive të tyre, dhe t’i maltretojnë sa herë që duan.

Këta ish-pushtetarë asnjë investim të huaj s’e kanë lanë në Kosovë, u kanë lypur haraç, apo i kanë përzën edhe në mënyra të tjera, vetëm e vetëm që mos të ketë mundësi punësimi për qytetarët, dhe në këtë mënyrë ata bëhen të dëgjueshëm për ta.

Kujtojmë që në vitin 2014, kur PDK, LDK e AAK premtonin qindra-mijëra vende të punës, në Kosovë u mbyllshin fabrikat që tashmë ishin duke punuar qindra punëtorë. Në po atë kohë ishte mbyllura fabrika e Llamkosit në Vushtrri, që sot e kanë bërë depo për markete.

Aty deri në privatizim nga mijëra punëtorë që kaën qenë duke punuar, e zvogëluan numrin në rreth 500, pastaj pushtetarët e asaj kohe e mbyllën. Kujtojmë që aty kishte makineri në vlerë prej dhjetëra milionësh, e pas privatizimit i kanë shitur. Madje kishte makineri edhe pa përdorë fare. Ku mbeten ato?

Gjithashtu, në atë kohë, pra kur Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj premtonin mbi 200 mijë vende pune, filloi ikja e madhe e qytetarëve nga Kosova.

Kjo ikje nuk u bë pa një mision dhe qëllim. E qëllimin dhe misionin e bënë ata që nuk e deshën kurrë Kosovën dhe popullin e saj. Ata që vodhën e plaçkitën në Kosovën, ata vetë e organizuan një gjë të tillë, ngase qytetarët largoheshin nga qendra e Prishtinës, e pushtetarët thoshin se ata që po ikin kanë Iphona, kushte të mira, dhe kanë mundësi punësimin në Kosovë.

Mundësia e punëismit ishte pikërisht të pushtetarët, tek ata që qeverisëshin me shtetin e Kosovës, të cilët punëtorët në ndërtimtari dhe jo vetëm, i paguanin sa për ‘sy e faqe’, një pagë minimale e së paku 10 orë pune gjatë ditës, madje edhe më shumë.

Kush është këtu bashkëpunëtorë i Beogradit dhe argjenturave të huja që për qëllim kanë zhdukjen e Kosovës?

Kjo dihet tashmë shumë mirë, është ditur edhe më herët, ndërsa tani kanë filluar edhe vetë të tregojnë duke shfaqur simpati për Ballkanin e Hapur!

Kosova, ka nëvojë urgjentisht të pastrohet nga mbeturinat jugosllave që sot jetojnë e veprojnë lirshëm në Kosovë.

Derniers articles

Kosova një hap më pranë KiE, Berisha: Arritje historike, realizimi i ëndrrës fisnike të presidentit Rugova

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare...

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: E mbështes me zemër Kosovën për anëtarësim!

Seda Gören Bölük, deputetja e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka rekomanduar votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, duke bërë...

Nefail Maliqi, 25 vite pas, kur ishte në selinë e NATO-s 78 ditë përkujton bombardimin e Serbisë: Jo vetëm Nato, por edhe Zvicra neutrale...

Maliqi: Kosova kurr nuk ka qenë me afer anëtarësimit në NATO. Nato në Kosovë, de fakto ajo eshte në NATO, tash pritet edhe dejure,...

Mbi 2 mijë kërkesa për azil në Zvicër gjatë marsit, për herë të parë asnjë aplikant nga Kosova ose Shqipëria

Berne-Wabern, 16 prill - Gjatë muajit mars 2024, në Zvicër janë dorëzuar 2,383 kërkesa për azil. Disa vite më parë azilkërkuesit kosovarë kryesonin shifrat...

Krim i rëndë në Pejë, burri vret gruan e tij

Gjyljeta Ukella është gruaja e cila u vra në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë. Për këtë rast tragjik, një familjare e...