15.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë vitin e kaluar leshoi mbi 20 mije viza për qytetarët kosovarë apo tetë mije me shumë se në vitin paraprak

Ambasada Zviceran ne kryeqytetin e Kosovës ne Prishtinë (Photo: Le Canton27.ch)

Bernë, 9  shkurt -Dikur, para vititit 1999 ardhja e kosovarëve në Zvicer ishte e imponuar për shkak luftes, problemeve politike dhe diskriminimit nga regjimi serb. Ardhja e kosovare ne Zvicer edhe pse jo masive vazhdon edhe pas luftes, por me motive tjera, për shkaqe të krizes ekonomike dhe sociale, si rezultat i papunesisë dhe korrupcionit ne këte vend te njohur nga Zvicra me 17 mars 2008. 

Sipas burimeve zyrtare nga Bernes aktualisht ne Zvicer punojne dhe jetojne rreth 115’570 kosovare, qe sipas burimeve kosovare, ata jane mbi 300 mijë sish. Keto shifra dallojne kaq shume sepse ne Zvicer ka ende kosovar me pasaporta serbe që mund te jene rreth 100 mije sosh?!,  shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Zvicra, për qytetaret kosovare ne Prishtinë ka leshuar 8 mije viza me shume se ne vitin paraprak…

Sidoqoftë, Zvicra mbetet destinacioni me i preferuar për kosovarët dikur nga zori, kurse sot me dëshire, si turiste. Themi keshtu sepse për dallim nga vendet tjera, Zvicra, pas Shqiperisë mbetet vendi me i viztuar ne botë! Se paku keshtu flasin shifrat.

Gazata zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar nga Berna zyrtare se ambasada e Zvicrës në Prishtinë vitin e kaluar (2021) ka lëshuar 19,737 viza (C) për qytetaret kosovarë si dhe 2522 Vza-D. Ky numer sigurisht do te ishte me i madh sikur t’mos ishte pandemia. Mesohet se këto viza u leshuan me kerkesen e qytetareve me motive te larmishme: Kryesisht per vizita familjare, per akitivitete ekonomike e kulturore, turizëm, por pa të drejtë pune. Për dallim nga viti paraprak, Zvicra vitin e kaluar ka leshuar 8 mije vize me shume se vitin 2020 (12.842). Ju përkujtojme se në vitin 2019 ambasada zvicerane kishte lëshuar vetëm 2.334 viza

Zvicra për qytetaret kosovare ka leshuar dy lloj vizash, ate te shengenit qe njihet si D (vizë nacionale) dhe vizen klasike C.

Me vizen e parë, qytetaret kane te drejtën e qëndrimit ne Zvicer më së gjati..deri tre muaj. Kjo vizë ju dedikohet studentëve, punetoreve te profileve te ndryshme, bashkim familjar apo per ceshtje martesore.

Kurse viza e dytë, ajo C qe zgjat po ashtu tre muaj ju dedikohet atyre qytetarëve për motive te ndryshme, për te realizuar vizitat familjareve, udhëtime pune, turistë, biznese dhe per aktivitete kulturore e sportive.

Paqja dhe stabilieti ne Kosovë dhe e konsideruar si “vend i sigurt” nga qeveria zvicerane ka pasur efektin, për cka edhe numri azilkeruesve ka rende dukshem. Kjo rënie shifet sidomos vitin e kaluar, pas ardhjes se qeverise se Albin Kurtit.   

“Aktualisht në Zvicër qëndrojnë 15 azilkërkues nga Kosova, 45 nga Serbia dhe 74 nga Shqipëria. Këtë vit për azil në Zvicër kanë aplikuar 44 persona nga Kosova, 36 nga Serbia dhe 57 nga Shqipëria. (Actuellement, 15 demandeurs d’asile du Kosovo, 45 de Serbie et 74 d’Albanie séjournent en Suisse. Cette année, 44 personnes du Kosovo, 36 personnes de Serbie et 57 personnes d’Albanie ont déposé une demande d’asile en Suisse), ka deklaruar shefi per komunikim me mediat nga SEM ne Bernë z.Lukas Rieder per gazetene zvicerane ne shqip Le Canton27.ch .

Kosovaret ne aeroportin e  Prishtines “Adem Jashari” udhëtojne drejt Zvicrës (Photo: Le Canton27.ch)

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...