7.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Ambasada e Kosovës në Zvicër me thirrje të rëndësishme për bashkatdhetarët

Berne, 16 maj -Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka dalë me një njoftim për bashkatdhetarët që jetojnë atje. Ata bëjnë thirrje që pajisja me dokumente si pasaporta, fletudhëtime e certifikata të bëhet më herët, para sezonës së verës, njofton gazeta zviceraner Le Canton27.ch

Njoftimi i plotë:

Të dashur bashkshtetas tanë në Zvicër,

Gjatë sezonës së verës shumica prej jush kaloni pushimet në vendlindje, rrjedhimisht është një sezonë me shtim të volumit të punës në konsullatat tona të cilat ofrojnë shërbime për tu pajisur me dokumente të ndryshme si: pasaporta, fletudhëtime, certifikata etj.

Në mënyrë që pritja për të aplikuar të jetë më e vogël, rekomandohet që aplikimi për disa nga dokumentet të bëhet më herët, para sezonës kur kërkesa për këto shërbime është më e vogël.

Prandaj si informata që do të mund t’u ndihmojnë në këtë drejtim janë:

– Aplikimi për ripërtrirje të Pasaportës mund të bëhet deri në 1 vit para afatit të skadimit të dokumentit,

– Certifikatat nga regjistri i gjendjes civile kanë afat të përdorimit deri në 6 muaj,

– Afati i përdorimit të fletudhëtimit është 30 ditë.

Gjithashtu, për shkak të ngarkesës në sistemin telefonik të Ambasadë dhe në Konsullata ku ndonjëherë është i pamundur absorbimi i të gjitha telefonatave, prandaj si mjete alternative komunikimi për të marrë përgjigje në pyetjet e juaja rekomandojmë të kontaktoni nëpërmjet email adresave:

consulate.bern@rks-gov.net

consulate.geneva@rks-gov.net

consulate.zurich@rks-gov.net

embassy.switzerland@rks-gov.net

apo nepermjet messengerit te faqes ne facebook të Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë.

Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

Me respekt,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë.

Derniers articles

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Una cittadina svizzera è stata arrestata dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social media, riferisce...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Eine Schweizer Staatsbürgerin wurde von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht hatte, berichtet...

La police kosovare arrête une Suissesse après avoir menacé un citoyen

Prishtina, 19 avril - Une citoyenne suisse a été arrêtée par la police du Kosovo après avoir menacé un Kosovar sur les réseaux sociaux,...