18.8 C
Berne
lundi 25/09/2023

Amanetin e babait dëshmor nga Struzha (Anif A. Muji) e qoi ne vend, e bija e tij me nje liber dhe një sër aktivitetesh brenda dhe jashta Kosovës

Më 31 Mars 2023, në përvjetorin e 24 të rënies së dëshmorit Anif A. Muji  nga Struzha, u shënuan një mori aktivitetesh në përkujtim të veprës së tij për çlirimin e trojeve shqiptare dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Në shkollën fillore e cila mban emrin e tij, të cilëne drejtoi për vite, u organizua program artistik, ShFMU « Anif Muji« – Struzhë« . Ndërsa në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë u bënë homazhe për ta nderuar veprën e tij. Edhe diaspora shqipatre qe organzuar mire duike perkujtuarb heropin toen nga Prizreni, ku ne Itali mergmitaret nga Struzhja organizuan nje « Memorial Struzhjan« . Sipas tyre, « dëshmorët kanë veç ditëlindje, ata lindin në çdo përvjetor, ata nuk shuhen kurrë, janë si lulet që çelin në pranverën e lirisë… »

Për nder të kësaj date të veçantë të shënimit të ditës së dëshmorit Anif Muji, tashmë organizohet edhe Ora Tradicionale Letrare

Në përvjetorin e 24 të rënies së tij në Altarin e Lirisë, kjo Orë Letrare ishte edhe më e veçantë këtë vit. Është më e veçantë sepse rrugën e tij që kishte nisur me laps e që e mbaroi me pushkë, sot e vazhdon me penën e saj vajza e dëshmorit, Teuta AnifMuji. Teuta, poetja tashmë e dëshmuar në poezinë e saj, pikërisht në këtë datë, në këtë Orë Letrare promovoi librin e saj të dytë, të titulluar ‘MELODI NË HESHTJE’, një libër me 64 poezi i cili numër përket me vitin e lindjes së babait të saj, tashmë Dëshmor i Kombit, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Libri është një lloj premtimi prej autores ndaj babait të saj, jetën do ta vazhdojë me melodi në heshtje duke e kujtuar gjithmonë me krenari dhe duke e mbajtur gjallë emrin e tij me penë.

Në këtë Orë Letrare, e cila u mbajt në Librarinë Altera në Prizren, morën pjesë një numër i madh poetësh e botuesish, përfaqësues të shoqatave letrare, drejtorë bibliotekash e nga drejtoria e Arsimit, familjarë, mediat (TV Prizreni dhe HTV live), studentë e nxënës, autorë nga të gjitha trojet shqiptare.

Botimi u mbështet nga Komuna e Prizrenit. Për librin folën botuesi nga shoqata për kulturë dhe art « Fidani », Prizren, z. Berat Batiu, redaktori, IlamBerisha, etj.

Teuta, poetja prizrenase në librin e saj të dytë poetik ‘MELODI NË HESHTJE’, këndon këngën e saj përmes vargjeve që i burojnë thellë nga shpirti i saj fisnik e femëror. Ajo nuk hesht edhe pse melodia e heshtur ka rënë në vesh të shurdhër tek njerëzimi, ajo beson se heshtja nuk është mashtrim, heshtja është paqe e shpirtit, është melodia më e bukur e jetës.

Vlen të thuhet që në këtë Orë Letrare edhe promovimi i librit si dhe data e përvjetorit të heroit Anif Muji, natyrisht që u shoqërua me emocione të shumta si nga ato të dhimbjes, krenarisë, pra një sërë emocionesh që e bënë edhe më madhështore këtë ditë të shënuar për dëshmorin dhe familjen e tij.

Lavdi veprës së dëshmorit Anif Muji!

Urime e suksese poetes Teuta A. Muji!

Derniers articles

Reagim i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), lidhur me veprimet terroriste të bandave serbe në fshatin Banjske të Leposaviqit kundër Policisë së Kosovës

Tirane, 24 shtator -Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me forcën më të madhe sulmin terrorist të banditeve serbë, nga i cili deri me tani...

Situate e tendosur ne Kosove pas vrasjes te nje polici nga bandat serbe / Diaspora kosovare po flasin per mobilizim. Kurse ne Zvicer paralajmerohen...

Prishtine, 24 shtstor -Sot ne oret e hershme ne Veri te Kosoves eshte vrare nje police dhe nje tjeter eshte plagosur nga bandat kriminale...

Sot ne Veri te Kosoves bandat kriminale serbe vrasin nje police kosovar. Analistet akuzojne Borrell, Lajcak dhe Vucic per nxitje per lufte

Prishtine, 24 shtstor -Sot ne oret e hershme ne Veri te Kosoves eshte vrare nje police dhe nje tjeter eshte plagosur nga bandat kriminale...

Kryeministri Kurti dhe deputeti Wermuth ne Olten uruan fitore kandidateve shqiptare per deputete ne parlamentin zviceran ne zgjedhjet e tetorit

Olten, 23 shtator -Pas nje dite takime, biseda dhe akivitete ne presidencen e Konfederates zvicerane dhe me kandidatet shqiptar qe do garojne per deputete...

Le député genevois Arbër Jahija salue le Premier ministre kosovar. Voici ce qu’il a écrit de la rencontre avec Albin Kurti

Après la réunion bilatérale avec le président suisse Alain Berset, le Premier ministre du Kosovo, Albin Kurti, ainsi que la ministre de la Culture,...