3 C
Berne
mardi 21/03/2023

Liburn Aliu nga Presheva vjen me një mesazh për Serbinë/Ja çfarë paralajmëron

Aliu në Preshevë: Autoritet në Beograd mund të na bëjnë ndalesa por ne do të insistojmë vazhdimisht

Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut autoritet serbe ia kanë lejuar vizitën zyrtare në Preshevë. Megjithëse, Aliu në një konferencë të përbashkët që pati me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin tha se Beogradi mund t’iu bëjë ndalesa por që do të bëjnë vazhdimisht kërkesa për të vizituar Komunën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës. Kjo meqenëse atij dhe tre ministrave të tjerë të Qeverisë së Kosovës, autoritete serbe nuk ua kishin lejuar vizitën që do të bënin me 28 nëntor.

Aliu: Beogradi mund të na bëjë ndalesa, por ne do të insistojmë për të vizituar Luginën

“Ne do të bëjmë vazhdimisht kërkesa për ta vizituar Preshevën. Autoritet në Beograd mund të na bëjnë ndalesa por ne do të insistojmë vazhdimisht, pra po ta refuzonin tash këtë kërkesë që erdha unë do ta bëja një kërkesë tjetër për pak më vonë, pra nuk do të hezitojë të bëjë kërkesa të vijë ta vizitojë Preshevën., njëjtë sikurse edhe ministrat tjerë nëse me 28 nëntor kemi planifikuar të vinim katër ministra bashkë, tash erdha vet por në vizita tjera mbase do të jemi prapë bashkë”, tha Aliu.

Megjithëkëtë, Aliu u shpreh i lumtur që vizitoi Preshevën. Nga aty ai u shpreh se veç obligimit personal, është edhe obligim i Qeverisë së Kosovës që të përkujdeset për të drejtat dhe mirëqenien e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Aliu: E kemi obligim që të përkujdesemi për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë

“Është obligim edhe i imi personal, por në veçanti është edhe obligim i Qeverisë së Kosovës që të përkujdeset për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Komunën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës. Ne do të jemi përherë pranë, do të vijmë në vizita, përpiqemi që në vizitat tona t’i inkurajojmë qytetarët tanë që të qëndrojnë ashtu siç kanë qëndruar përherë”, tha Aliu.

Ministri theksoi se është detyrë që në aspektin politik, Qeveria e Kosovës që në negociatat me palën serbe t’i ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve të Luginës.

Aliu: Qeveria në negociata me palën serbe ta ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve të Luginës

“Është detyrë e jona që edhe në aspektin politik Republika e Kosovës në negociata, në takime me palën serbe përherë ta ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë duke pasa parasysh përherë parimet e reciprociteti”, nënvizoi ministri Aliu.

Mes tjerash ai ka folur edhe për kontributin që kanë dhënë qytetarët e Preshevës ndër vite për qytetarët e Kosovës.

Aliu: Lirinë që e gëzomë në Kosovë, është liri e fituar edhe me kontributin e qytetarëve të Luginës

Ai u takua me kryetaren e kësaj komune Ardita Sinani, me të cilën kanë diskutuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Derniers articles

Sali Berisha në ATV: Arsytimi i Vuçiqit pse nuk e firmosi marrëveshjen nuk është i sinqertë, ja çfarë po fshehë ai

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në emisionin “A23” në ATV, tha se arsyetimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiq për të mos e firmosur marrëveshjen...

Shefi OKB-se mbeshtet marreveshjen e Ohrit mes dy shteteve fqinje Kosoves dhe Serbise

Berne, 20 mars -Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën...

Nga Brukseli ne Ohër, Zotimi gojor ka peshe!..

Shkruan: Muhamet MAVRAJ Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve. Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet...

Përfunduan diskutimet maratonike në Ohër mes Kurtit dhe Vucicit nën patronazhin e BE-së. Arrihet marreveshje, por presidenti serb refuzoi te nenshkruaj

Oher, 18 mars -Rundi i bisedimeve maratonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë pas 12 oresh ka përfunduar. Mesohet se ka një dakordim mes...

Le Conseil fédéral adopte le rapport sur l’exercice du droit de vote depuis l’étranger

Berne, 17 mars Lors de sa séance du 17 mars 2023, le Conseil fédéral a adopté un rapport sur l’exercice du droit de vote...