14 C
Berne
jeudi 13/06/2024

Aktoret nga Lugina e Presheves para publikut shqiptar në Zvicer me komedine  » Tri mendje në ankand »

Zurich, 17 qershor -Ne Kohen kur ne Zvicer po mbahet festivali i 18-te nderkombetar i filmit dhe drames, Teatri i Qytetit të Preshevës, para bashkeatdhetareve në Zvicër, shfaqëm komedinë « Tri mendje në ankad », njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Interesimi ishte i madh i publikut nga mbare viset tona qe jetojne ne Zvicer, ata kishin ardhur nga të gjitha kantonet.

Shfaqja beri qe të takoj dhe bashkoje shumë veorimtare dhe dashamire te kuktures.

Prezent ishin edhe perfaqesues nga Repubilka e Kosoves dhe ajo nga Shqiperia.

Sot në Zurich po ashtu perfaqesues nga Fondi Humanitar për PBM dhe kreret e Shtëpise se Kulturës « Abdulla Krashnica » & Teatri i Qytetit në Preshevë , nëshkruam nje Memorandum bashkëpunimi që ka për synim ruajtjen e Trashëgimisë sonë Kulturore dhe ruajtjen e substancës kombëtare shqiptare përmes kulturës në Diasporë, respektivisht në Zvicer.

“Per ne ishte privilegj, pasiqë para 20 viteve isha në Zvicër në rrethana të tjera, ndërsa pas 20 viteve edhe me trup teatror edhe atë për herë të parë para diasporës. Aktorët e Teatrit të Qytetit të Preshevës shkëlqyen para publikut…” kane thene per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Falënderoj të gjithë ata që morrën pjesë, faliminderoj Fondin Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për punët organizative që ka bërë, dhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj shfaqje , miqtë, shokët dhe artëdashësit.

Në Zürich me kusherinjt (Kujtimin dhe Bilallin) poet, drejtor e zv.drejtor e shkrimtar

Ne medin e publikut u gjenden veprimtar nga kultura dhe biznesi, sikur regjisor, aktorë profesionist të qytetit të Preshevës (Afeida Boriçi, Gani Veseli, Adnan Imeri, Skender Destani, Shenasi Hetemi etj..) te cilët kishin ardhur ne Zurich per ta prezentuar shfaqjen « Tri mendje në ankand ».

Hera e parë që trupa e teatrit te Preshevës dalin para publikut shqiptar ne Zvicer.

Diaspora ka treguar nivel të lartë dashuri për teatrin dhe kulturën.

Derniers articles