4.2 C
Berne
vendredi 23/02/2024

Aktgjykimi i apelit ne ceshtjen Mustafa do te shqiptohet me 14 dhjetor 2023

Hage, 6 dhjetor -Paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit të Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, më 14 dhjetor 2023, në orën 09:30, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga SCP.

Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhet shqipe, serbishte dhe anglishte përmes faqes së internetit të DHSK-së (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim) me një vonesë prej 10 minutash, ose nga galeria publike në mjediset e Gjykatës. Më shumë informacion lidhur me mbajtjen e seancën mund të gjeni në kalendarin e Gjykatës (https://www.scp-ks.org/sq/calendar).

Për ta përcjellë seancën nga galeria për publikun duhet të bëhet regjistrim paraprak.
Gjithashtu, janë të lutur të regjistrohen paraprakisht edhe gazetarët që dëshirojnë të incizojnë seancën nga qendra për median.
Për t’u regjistruar paraprakisht, ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën PUBLIC@scp- ks.org me emrin tuaj, shtetësinë, datën e lindjes dhe numrin e pasaportës ose të letërnjoftimit dhe në rreshtin e lëndës shënoni “Aktgjykimi i Apelit”.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ne vazhdim sygjeron kokeget ne Kosove dhe te tjere ne ballkan se “përfaqësuesit e mediave janë të lutur të dërgojnë të skanuar kartelën e shtypit dhe të bëjnë të ditur nëse dëshirojnë ta përcjellin seancën nga galeria publike, apo qendra e medias. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është të martën, 12 dhjetor, në orën 16:00. Ju lutemi kini parasysh se vendi juaj konsiderohet i konfirmuar vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me postë elektronike. Konfirmimi me postë elektronike do të dërgohet të martën pasdite (12 dhjetor), pas orës 16:00.”

Incizimi audiovizual i shpalljes së Aktgjykimit të Apelit do të jetë i disponueshëm më vonë gjatë asaj dite, 14 dhjetor, në faqen e internetit dhe në kanalin YouTube të DHSK-së.
Pas seancës, në orën 14:30 zëdhënësit e DHSK-së do të mbajnë informim për shtypin ku gazetarët mund të bëjnë pyetje. Gazetarët mund ta përcjellin informimin për shtyp në sallën e konferencave për shtyp të DHSK- së ose përmes aplikacionit Zoom. Gazetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në informimin për shtyp përmes internetit duhet të dërgojnë një mesazh në adresën mediaKSC@scp-ks.org dhe ne do t’ju dërgojnë lidhjen.
Për t’u regjistruar për marrjen e komunikatave për shtyp me e-mail (ose për të ndaluar marrjen e tyre), ju lutemi kontaktoni Gazetarët që dëshirojnë të jenë të pranishëm në sallën e konferencave për shtyp, janë të lutur të njoftojnë me shkrim ekipin e medias në të njëjtën adresë të postës elektronike.

Përmbledhja e akuzave

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën në bazë të përgjegjësisë penale individuale dhe përgjegjësisë penale si epror me katër akuza për krime lufte (ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme) të kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në fshatin Zllash, në rajonin Gollak të Kosovës. Sipas Aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë dhe roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash. Qëllimi i përbashkët përfshinte krimet e paraqitura në Aktakuzë.
Historiku i çështjes gjyqësore Gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi Aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020. Z. Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Më 7 maj 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I. Gjykimi filloi më 15 shtator 2021. Më 4 shkurt 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar mbylli paraqitjen e provave të veta. Mbrojtësja e Viktimave paraqiti provat e veta më 21 mars. Më 26 maj 2022, Mbrojtja mbylli paraqitjen e provave të veta. Deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 13-15 shtator 2022.

Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022. Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim. Trupi Gjykues e shpalli z. Mustafa të pafajshëm për krimin e trajtimit mizor.

Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023. Trupi Gjykues urdhëroi z. Mustafa të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve.

Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja dorëzoi njoftimin për apel kundër Aktgjykimit. Në vijim, Kryetarja caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen. Seanca e apelit u mbajt më 26 dhe 27 tetor 2023.

Derniers articles

Blinken uron Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar qytetarët e Kosovës për 16-vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar “partneritetin tonë të qëndrueshëm”. Sipas tij, partneriteti mes...

Ky eshte krimineli serb (miku i Vucicit) i kerkuar nga Interpol per sulmin terrorist ne Kosove (Foto)

Lion, 22 shkurt -Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për nje serb ekstremist qe deri dje idhte politikan ne Kosove...

Gazeta zvicerane demanton Vucicin ne KS te OKB-se. NZZ: Numri i serbeve po zvogelohet jo vetem ne Kosove, por edhe ne Serbi!

Berne, 22 shkurt -Ka gjithnjë e më pak serbë që jetojnë në Kosovë - dhe në Serbi gjithashtu (In Kosovo leben immer weniger Serben...

Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore

Bernë, 21 shkrut -Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore. Gazeta...

Prof. Dr. Shefqet Krasniqi po «financon» (po ushqen me bukë) gazetarët dhe analistët. Mediat shqiptare: Imami që mund të behet president

Prishtinë, 21 shkurt -Imam Krasniqi autxor i dhjetar librfave shekncore dhe krah i luftes (UCK) po te themelonte parti te veten sot do t’i...