3 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Akademiku rus në Gjenevë: Putin, nëse nuk është persekutuar deri tash, ai mund ta shtyp pullën e bombës atomike!..

Prof.dr.Alexander Likhotal, prefesor për marëdhënie nderkombetare ne Gjenevë ne bisedë redaktorin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Gjenevë, 3 tetor -Bashkebiseduesi yne kësaj radhe është akademiku i njohur rus i cili vjen nga Moska dhe ligjëron ne Universitetet e Zvicrës. Eshtë ky Prof.dr. Alexander Likhotal, një ish-zedhnes dhe keshilltar i Mihailo Gerbaqov. Ai, që nga viti 2016 jeton dhe vepron si profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Shkollës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë (The Geneva School of Diplomacy and International) Njëkohesisht ai ligjeron edhe historine e Rusise.

Profesori i njohur rus dr.Alexander Likhotal ne një interviste ekskluzive për gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch flet per Rusine aktuale ne krye me presidentin Vladimir Putin, per invasionin rus ne Ukrainë, per mobilizimin e rusëve, për mundeisne shtypjes se pulles se kuqe te bombes nukleare nga Putin, për zgjerimin eventuial te luftës ne ballkan etj..

Ne kete bisede per gazaten zvicerane Le Canton27.ch profesori rus për mardhënie ndërkombëtare ne Gjenevë flet edhe për dialogun mes Kosoves dhe Serbise, kembimin e territoreve mes këtyre dy vendeve, Bashkimin eventual te Lugines se Presheves me Kosovën konform Refendumit te 1-2 marsit 992, për njohjen eventuale te Kosoves nga Serbia si dhe për ate se deri kur do t’i shkoj Vucicit te hajë « me dy lug » her me Mosken e herë me Brukselin?…

Ish-keshlltari i Gerbaqovit profesori Likhotal: Për situaten aktuale ne Rusi fajtor është Putinit i cili duhet te jet jo vetem pergjegjes, por edhe të dënohet dhe persekutohet sespe sot kemi nje shte mafioz!

Ouvrir la photo

  • Fillimisht z.Likhotal, meqe jeni profesor për marëdhënie ndërkombëtare dhe njohës historise së Rusisë, mund të na thoni për zhvillimet e fundit ne Rusi, kah po shkon sot Rusia e Putinit?

Prof.dr.Alexander Likhotal: Cdo gjë që ndodhi më 24 shkurt te ketij viti, ndjenja ime e pare ishte nje turp i madhë e papërballueshme, për shume arësye sepse une ndjehem me origjine ruse dhe mendoj si rus. Une jam rus, por jo ne kuptimin, siq e ka thëne një shkrimtar i njohur rus, se ne nuk duhet në asnjë rast te perziejme shkëlqesinë e tjetrit me mëmëdheun e tjetrit. Për mua regjimi nuk është sinonim i Rusisë dhe kur thash shkelqesia e kam fjalen tjeter kend. Dhe per cudi, shtrohet pyetja si arriti qe ky njeri, presidenti aktual i Rusisë të qendroi per 20 vite ne pushtet?! Dhe per kete populli rus eshte përgjegjes, madje dhe une jam pergjegjes edhe pse une e kam leshuar Rusine para se te vinte ne pushtet. Ishim dhe jemi përgjegjes per mosveprim ne kohen kur duhej te veprohej. Përgjjegjësia i takon cdo rusi, por jo edhe faji.

Por cfare ndodhi, qe nga viti 2007 ka filluar sinjale se nga do te shkonte dhe cfare do te bente. Deri ne nje mase kishte aresye te ishte i pakënaqur, jo i lumtur, sepse fakteqesisht pas luftes se ftoftë as pala ruse, por as vendet e perendimit nuk e shfrytëzuan sa duhet rastin për të krijuar mardhenie stabile. Me kete, nuk du ate them se pergjegjesi duhet ndarë mes Rusise dhe perendimit, por kjo pergjegjesi i bie Rusise, kryekëput Putinit i cili duhet te jete jo vetem pergjegjes, por edhe te denohet dhe persekutohet!

Dhe ndërkohe vendet perendimore, kryesisht disa organizata boterore, futnin para në Rusi pa ja nda, ne menyre te pa koordinuar dhe të pakontrolluar. Dhe kjo bërë qe inflacioni ne vitin 1992 ndodhi kolapsi ekonomik ne Rusi arrite në një shkalle te paparë në 2500%, për cka njerëzit deshironin qe rrogat t’i merrni në baza ditore apo javore, sepse devalvoheshin, i hangte inflacioni. Dhe me këtë rast ndodhi kriminalizimi i ekonomise, politikës me pasoja të varfërsisë dhe ja sot ku jemi, kemi një rusi, një shtet mafioz!

Dr.Likhotal: Politika e Putinit imazhin e Rusise e ka vënë në zero ne arenen ndërkombëtare duke e kthyer vendin mbrapa për një gjysëm shekulli!


Ouvrir la photoDr.Likhotal: Zvicra si një vend demokratik dhe neutral po ben mjaft per ta ndalur luftën në Ukrainë, duke vënë sanskione kundër Rusisë!

  • T’ju kujtojmë se nga takimi fundit në Gjenevë vitin e kaluar mes Putin dhe Bajden, qe i ndoqa perseafëmeri vërejtja se fjalet per dialog ishin hargjuar, sidomos kur Putin u quajt edhe si vrases nga presidentin amerikan, cka nuk pritej aty më ditë të mira për marëdheniet Uashington-Moskë. Dhe qe nga fllimi i luftes, apo thenë me mire invasioni rus ne Ukrainë,  Amerika bashke me aleatet BE dhe Zvicra i vune saksione Rusise. Por sa ato jane efekte sepse lufta edhe pas shtatë muajsh po vazhdon ne rajon me shume vitkima dhe refugjate?

Prof.dr.Alexander Likhotal: Mos te harrojme një gjë, se qeverite evropiane ata pikë së pari mendojne per qytetaret, votuesit, elektoratin e tyre. Dhe kjo gje është mëse normale per nje vend demokratike dhe nëse nuk kemi parasysh intersin e qytertave nuk do te mundesh te rizgjedhesh. Vota e ekonomie e qytetarit sot është shume e ndeëlidhur. Ne cdo sanksione qe ndermeren ka vrima që nuk mund të arrijne efektin ne disa raste. Me vjen keq ta them se Rusia sot ne baza ditore arrine shifren e fitimit në mbi 1 bilionë dollarë, shifer kjo me e madhe qe para luftes, sepse nga fillimi i luftes nuk jane ngritur, cmimet dhe te hyrja jane ne favor te Rusisë.

Dje lexova ne disa media zvicerane, qe sipas asociacinit te bankave zvicerane, dikund rreth 200 bilionë ose disa miliradë dollarë të rusëve jane ne bankat zvicerane. Nga keto shifra, vetem tre bilionë te parave janë të ngrira, asete te ngrira ose 1.5 % e shumes së përgjithshme të parave ruse në Zvicer, kurse pjesa tjetër ështe e lire. Me kete nuk dua te them se asgje nuk po bëhet, sepse dihet se sanskionetr nganjëhere marrin shume kohe për të treguar efektin, qe pritet te shifen rezultatet e sanskioneve tash nga dhjetori. Aktualisht populli rus ende nuk ndien pasona te sanksioneve, por ekenomia i ndien ato. Siqoqofte sanksionet kane qen nje gjë duhur që u janë vënë Rusisë.

Për te qenë real, do thënë troq se sanksionet nuk mund të kenë ndonjë efekt imediat, permanent në Rusi. Dhe cfare me brengos mua si rus, fakti se Rusia është me shume duke u zhvendosur per 50 vite mbrapa qofte ne kuptimin ekonomik, social, kulturor dhe politik..Veq asaj edhe imazhi reputacioni i Rusise ne arenen nderkombëtar ka ren dukshjem, në zero!

  • Cfare mendoni me sanksionet e Zvicres ndaj Rusise, po tregohet e ashpër, e bute ndaj politikes së Putinit?

Ouvrir la photoProf.dr.Alexander Likhotal: Me rastin e Zvicres, është cështje se si intepretihen sanksionet perballe Rusisë, duke mos harruar se Zvicra është një vend demokratik dhe neutral që gërshetohen interesa te larmishme në këtë vend. Kur flasim për saksionet duhet të kemi parasysh edhe ato të vendeve tjera si të Amerika dhe Britania qe i prijnë grupit të parë të sankioneve, më të ashpra që i kanë vënë Rusisë, madje duke i ndihmuar Ukrianes dhe me armatim të rëndë. Pastaj vjen grupi i dytë i vendeve avropiane si Gjermania, Italia, Franca etj..që vuajtjet e pupullit, viktimave të luftes të jenë me të lehta. Ndersa grupi dyte megjithatë,  kanë lënë ndermjetësim, hapsire dhe rruge per livezje, korridore per nevoja humanitare apo dialogun me palen ruse dhe ukrainase. Une mendoj se Zvicra si një vend demokratik dhe neutral po ben mjaft per ta ndalur lufen ne Ukraine, duke vënë sanskione kundër Rusisë!

  • Ketu deshta t’ju pres profesor, rreth sanksioneve, shqiptaret, Kosova dhe nderkombëtaret para lufte, kanë pasur nje problem te madh me Serbine e Milosheviqit, qe u hargjuan fjalët, që nuk vlente me as dialogu e as sankionet..përveq forces, qe ju imponua intervenimi nderkombetar përmes  NATO-s qe te ndërhynin me force, duke bombarduar Beogradin dhe Serbinë. Mendoni se Putin po pret edhe ket, cfare perjetoi Milosheviqi kokëforte? Mendoni se do të ketë ndonje ndërhyrje ushtarake nga jashte ne Ukarine dhe Rusi? Si mund te ndalet Putini?

Prof.dr.Alexander Likhotal: Po, mund te kete paralele te shumta qe mund t’i ngjajne rastit te invasionit të Rusise me Ukrainën, ashtu sikur te Serbisë me Kosovën. Siq e dijme ne mendjen e serbeve mendohet se se djepi i Serbise eshte Kosova, sikur Ukraina për Rusinë, siq njihet si Kievi rus. Sikur « kievi rus » per Ukraine ashtu edhe « Kosova si djep » i Serbise tek ta eshte ngulitur si nje i ashtuquajtur identetin kombetar apo mit dhe fatkeqesisht Putini ka arme nukleare qe Miloshevici nuk kishte.

  • Dmth, sipas jush Putin, pas humbjeve te tokave te pushtuar nga ofanziva e fundit e  ushtareve ukainas, tash ka hyre ne ate faze kritike, ku presidenti rus duket se  po shantazhuar komunitetin nderkombëtar, duke kercnuar me  arme berethmaore, bombes atomike apo?

Ouvrir la photoProf.dr.Alexander Likhotal: Une mundë të sypozoj, sepse nuk jane mjek i tijë. Une jam duke e kuptuar se ai dite e sa vie eshte duke u deshpruar. Arësyet e zhgrenjimit të tij kane ndikuar shume faktor, situara, sikur kjo e fujndit pas « humbjes se tokave » pas ofanzives te furishme te forcave ukrainase duke rikthyer vendit te tyre disa territore të pushtuara dite me parë nga forcat ruse. Pas deshtimit ushtarak Putin vizitoi Sarmaknin te Uzbekistanit, nje organizate e bashkepunimit e Shangait. Veq kesaj, Kina, Uzbeket dhe vendet tjera mike te Rusise…Putinin po e konsiderojne si humbes i cili qe ne fillim kishte premtuar se do te merr ne duar operativen ushtarake, por nuk ia arriti qellimit. Dhe gabimi i radhes, i fundit mobilizimi i qytetareve, ku ai po i merr ne rruge dhe po i dergon me forcë për të vdekur në luftë.

  •  Mendoi se Rusia do te kapituloj dhe Putin do të perfundo tragjikisht, te vritet, te bëjë vetëvrasje apo në Hagë. Nëse deshton politikisht dhe ne terren ushtarakisht, do te mund ta perdor bomben atomike? Si do të jet fundi i tij ?

Peut être une image de 2 personnes et plein airProf.dr.Alexander Likhotal: Personalisht, une per them pere vete s’eshte kah ma ndien fare mua se si perfundon ai. Por, mua me shume me intereson dhe jam i shqetesuar se ai deri kur, do arrijne ne ate pike te deshprimit qe mund ta shtyp susten e bombes atomike!..Ne baze te deshprimit dhe zhvillimeve ne rajon, nuk perjashtohet qe Putin ta shtyp susten e kuqe! Por, megjithate une jam optimist dhe duke pasur parasysh se si shkone procesi, nga urdhërat per shtypjen e kesaj suste, sespe ajo nuk behet aty per aty, por nevoitet nje proces i gjate, interval kohore. Nga momenti kur jepet urdheri nga presidenti per te shtypur susten e kuqe te bombes atomike, deri tek momenti i lansimit te bombës nuklerare eshte nje prices kogja i gjate, thëne me mir eshte një zingjir me hallka te shumta. Dhe mos harroni se ne keto hallka nuk jane te gjitha me Putinin, edhe ata jane njerez, kane femije, kane zemer, jane humanitar.. Dhe ketu mund te keetz supriza, ndokush nga keto hallka mund t’i këpusë, pra të  « tradhtoj » Putinin dhe te shpetoj njerëzimin e kercnuar nga kjo bombe nukleare e Putinit te cilin mund ta ndante per disa sekonda apo ore para shperthimit.

Ketu du ta theksoj se Putin aktualisht gjendet ne Pushim ne Siberi për disa ditë, që janë mendoj se ai ka nevojë për një pushim vetmie, izolim dhe të mendohet mirë e mirë, se cfare të bëjë e cfarë mos te beje para se te vendos per me te keqen, shtypjen e asja suste  a poulle  te kuqe, të bombes atomike? Ky pushim i Putinit mund te nderlidhet edhe me shpalljen e disa rajoneve si pjese te Rusise për cka edhe data e mbledhes së Dhomës se larte të Parlamentit rus (DUMA) qe ishte parapare te mbahet me 30 shtator eshte shtyer per me 4 tetor te ketij viti. Kjo shpallje eshte e rrezikshme, sepse keto rajone do te jenë pjese integrale te Rusise dhe forcat ruse sipas regullave ushatarake ruse ato do te mbrohen ushtarikisht me gjitha mjetet luftarake duke përfshire ketu edhe ato nukleare, berthamore.

Dr.Likhotal: Mobilizimi i rusëve nuk i ben fort punë Putinit, sepse Zelensky në front ka të angazhuar me shume ushtare,  thënë 1 me 4, në favor te Ukrainës.

  • Cfare mednoni për dialgun e Bruksleit mes Kosoves dhe Serbisë. Edhe pse nuk kam deshire të pemendi fjalën « luftë » por sot si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë ditëve të fundit kemi përshtypjen se më shpesh po pëdoret fjala luftë se sa dialog. Do përkujtuar se koheve te fundit Serbia është armatosur me gjitha llojet e armëve nga Rusia dhe Bjello Rusia, deri ne aeroplan luftarak që sigurish nuk ju janë dhuruar për të zhvilluar dialog me Kosoven?

Ouvrir la photoProf.dr.Alexander Likhotal: Se pari mund te them sen sikur komunieti nderkombëtar ashtu edhe ver Serbia do t’i mohoj keto trri rajonet e Ukaines qe do te shapllen si territore ruse, sepse kjo nuk do t’i knvenoje Beogradit poliitkisht as strategjikisht, sepse Serbia eshte e ndertuar ne rajne dhe pakica jo serbe, sikur rasti i Lugines se Presheves te banuar me shumice shqiptare. Dhe Vucici, ka pohuar se ne kemi problemet tona dhe se kufijt, integriteti territorial nuk mund te ndryshohet ne menyre ushtarake. Siq e mbaj mend qe pas luftes ne rajon, nuk kane pushuar keto zenka, provokime mes Kosoves dhe Serbisë.

Nuk e besoj se nje faktor i jashtem mund te ndikojne per nje konflik, nese keto dy pale jane te interesuara. Sipas mendimit tim as Kosova e as Serbia nuk e kane mendjen dhe nuk kane interes per nje lufte te re mes veti aq me teper kur ne Kosovë eshte prezent NATO. Por, me shume eshte nje lufte nervash, propagnde se sa nje lufte praktike!

Nuke besoj se lufta do te zgjerohet jashte Ukraines, sepse Putin nuk ka mundesi per te bere nje gje te tille. Derisa filloi ky mobilizmi zyrtar rusë, numerikisht ushtaret ukrainas ne terren ishin me shume se sa ruset, 4 me 1 ne favor te Ukrainës. Ukraina sot ka 715.000 kurse Rusia 200.000. Por ky nume ri ushatreve edhe nese rriten nga moblizmi, duhet kuptuar se luften nuk mund ta bejne numrat e njerezve me uniforma nese nuk jane profesiona, luftarak ne front, siq jane ushtruar ukrainasit. Pra, mobilizimi i rusëve nuk i ben fort punë Putinit, sepse Zelensky në front ka të angazhuar me shume ushtare,  thënë 1 me 4, në favor te Ukrainës. Deri me tash 250.000 rusë jane larguar nga Rusia, Priten te ikin edhe 150.000 tjere te vendosur kryesisht ne Kazakistan, Gjeorgji dhe Armeni. Mund te thmei se ne mesin e ketyre te larguarve mund te infiltrohen sherbime sekrete, siq i njihen si spiun per te bere detyre te ndryshme per destabilizimin e nje vendi ku do te përqëndrohet ata.

  • Cfare mendoi për Luginen e Presheves nje territor i banuar me shqiptare ne Jug te Serbise numeriksiht me i madh dhe me i disriminuar se se sa serbet (ne Veri) sot ne Kosovë. Këmbimi i territoreve, Veriu me Serbine, Lugina me Kosovën, mendoni se mund te jene nje zgjidhje e favorshme ?

Prof.dr.Alexander Likhotal: Problemi i Kosoves do te mbetet edhe per disa vite nje patate e nxehte. Përderisa nuk zgjidhet ky problem do te jete nje problem per te gjithe.. Psh Franca dhe Algjeri ka pasur probelem, derisa Charles de Gaulle ju mundesoi te drejtën e vetvendosjes, te kene shtetin e tyre. Në rend te parë duhet lënë ata njerez qe jetojne aty, te vendosin ata vete per fatin e tyre, duke ju mundesuar referendumin, i c ili proces duhet bere ne baza paqesore dhe demokratike, ndryshe nuk do jete valid.

  • Këtu deshta te vij profesor. Lugina e Presheves nje rajon i banuar me shqiptare etnik, ende ne Jug te Serbise me 1-2 mars 1992 kane pasur nje Referendum gjithpopullor, q eju mujndeson bashkimin me Kosaoven,  proces ky i garantuar edhe nga karta e OKB -së per vetvendosje per vendet, qytetaret autokton. Mendoni se kane te drejte?

Prof.dr.Alexander Likhotal: Rerendumet gjithehere kane pasur te drejte meqe jane te garantuara nga karta e OKB-së për popujt autokton. Por, a mjftoln e tgere kjo? Une nuk jam eksprete ligjor, por ky proces siq e dini definimohet sipas normave ligjore, nderkombëtare. Te mos harrojme edhe Putin ka organizuar shume referendume gati ne gjithe Ukrainen qe ai pretendsonte t’i marr, por shtrohet pyetja sa ato « pine uje », sa jane legale, a i plotësojne kushtet ligjore, kushtetuese dhe ato nderkombëtare etj… Te kutjojme se kemi referendume po ashtu edhe ne Skoci nga Breteria e Bashkuar, ashtu edhe Katalonja ne Spanja, por këto referendume ende kane mbetur pezull…

  • Per fund z.profesor, mendoni se presideneti serbe Vucic do ta njoh Kosoven?

Ouvrir la photoProf.dr.Alexander Likhotal: Ne Parim Vucic ka nje mbehstetje te madhe popullore, por per keso gjerash shume te ndieshme eshte pelqimi i shumikces, por megjithate nese nej poltikan i mire, ne ekte rast Vucic e gjen mesazhin e duhur per tran komunkuar ket njohje eventual te Kosoves nga Serbia, per te listuar te mirat te cilat do t’i sjellin vendit te tij dhe ato me pak te keqija, besoj se kjo mujnd t ekaloj dhe te ndiodhe njohja e Kosoves nga Vucic dmth nga Serbia. Dmth ekziston gatishmeria apo thenë me mire vullneti i qeverise dhe popullit per ta marrur nje hap te tille..

  • Po, por dhe ish-presidenti serb Gjingjiq u tregua fleksibil, modern dhe ishte gati, gati pro njohjes se Kosovës, por e likuiduan. Sot nese Vucic flet me kete gjuhe te njohjes se Kosoves edhe ai ndoshta mund te likuidohet nga forcat ekstreme e radikale serbe?..

Prof.dr.Alexander Likhotal: Për me kalu njohja e Kosoves nga Serbia, duhet me pas nje politkan nacionalist, e jo ndonje liberal, sepse ai shifet sikur një kolorabacionist i Uashingtonit ose i Brukselit. Meqe Vucic konsiderhet si nje nacionalist dhe ky nëse arrine te binde, te jep mesazhin dhe shenjen e gjelbert per ta njohur Kosovën, atëhere mund te ndodhe nje gje e tille, qe sigurisht ai ka presion nga komunieit nderkombëtar por edhe favore për Serbine si ne aspektin e integrimeve ashtu edhe ne zhvillime ekonomike.

  • Mendoni se Vucic eshte me afer Moskes apo Brukselit, apo deshiron te haje me dy lugë?

Prof.dr.Alexander Likhotal: Besoj se po, pajtohem me konstatimine juaj se ai po hane me dy lug, por mvaret kjo sa do t’i zgjase atij kjo…Sidoqofte, mendoj se ky eshte nje politikan me i suksesshem pas periudhes se Milloshevicit..

Kush është bashkebiseduesi yne Alexander Likhotal, ish-zëdhënës dhe Këshilltar i Presidentit të BRSS, Mikhail Gorbachev, sot profesor për Marërdhënieve Ndërkombetare në Gjenevë

Alexander LikhotalProfesor Alexander Likhotal është diplomuar në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (MGIMO) në vitin 1972. Ai mban Ph.D. në Histori nga MGIMO (1975) dhe Doktoraturë e Lartë në Shkenca Politike nga Instituti i Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Akademia e Shkencave e BRSS (1987). Është profesor i certifikuar që nga viti 1991.

Ai, që nga viti 2016 jeton dhe vepron si profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Shkollës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë (Professor of International Relations at the Geneva School of Diplomacy and International Relations) Profesor Alexander Likhotal është President i Green Cross International

Përveç karrierës akademike, ai shërbeu si analist i Sigurisë Evropiane për udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik dhe ishte zëdhënës dhe Këshilltar i Presidentit të BRSS, Mikhail Gorbachev (1989-1991).

Ai ishte profesor i ftuar në Universitetin Northeastern, Boston, SHBA (1996-1998), bashkëpunëtor kërkimor në institutin e Studimeve Evropiane të Akademisë së Shkencave Ruse në Moskë (1992 – 1997) dhe Redaktor i Asociuar i Journal Dialogu i Sigurisë, Oslo, Norvegjia (1994-2000). Ai është autor i disa librave dhe artikujve të shumtë.

 

Russian academician in Geneva Dr. Alexander Likhotal: Putin, if he has not been persecuted so far, he can press the atomic bomb button! But there may be surprises…

Russischer Akademiker in Genf Dr. Alexander Likhotal: Putin, wenn er bisher nicht verfolgt wurde, kann er den Atombombenknopf drücken! Aber es kann Überraschungen geben…

Académicien russe à Genève Dr. Alexander Likhotal : Poutine, s’il n’a pas été persécuté jusqu’à présent, il peut appuyer sur le bouton de la bombe atomique ! Mais il peut y avoir des surprises…

Akademiku rus në Gjenevë Dr. Alexander Likhotal: Putin, nëse nuk është persekutuar deri tash, ai mund ta shtyp sustën e bombës atomike! Por, mund të ketë surpiza…

Derniers articles

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...