6 C
Berne
vendredi 29/03/2024

AFP: Kosovarët janë lodhur duke trokitur në dyert e mbyllura të Evropës!

Paris, 18 qershor -Nga të gjitha pasaportat në botë, Kosova hap më pak dyer se shumica, madje dyert për pjesët e tjera të Evropës. “Është një kontradiktë të quhesh evropian kur nuk të lejohet të shohësh, prekësh apo udhëtosh nëpër Evropë”, tha për AFP gazetarja 27-vjeçare Aulona Kadriu, transmetron gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

« Unë nuk e kuptoj pse një popullatë e tërë duhet të mbyllet dhe izolohet!.. » ka thenë gazetarja Kadriu

Nga 199 vendet e renditura sipas numrit të destinacioneve që mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë sipas indeksit Henley, vetëm 10 ofrojnë më pak mundësi se Kosova. Ish provinca e Serbisë lëngon në shoqërinë e vendeve si Afganistani, Siria, Jemeni dhe Koreja e Veriut.

Komisioni i BE-së godet Francën dhe shtetet e tjera anëtare lidhur me regjimin e vizave për Kosovën

Kadriu hoqi dorë nga përpjekjet për të udhëtuar brenda Evropës për punë ose për t’u çlodhur, për shkak se ajo i gjeti shumë zhgënjyese rrathët që duhet të kalonin kosovarët.

1.8 milionë qytetarë të vendit pa dalje në det janë të vetmit njerëz në Ballkan që kanë nevojë për vizë për ta bërë këtë dhe kjo leje magjike është e vështirë për t’u marrë.

« Është përtej poshtërimit, » murmuriti ajo.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por nuk është e njohur botërisht.

Komisioni Evropian (KE) rikujtoi vlerësimin e tij të fundit, se me me qverine e re, Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kërkesat për të merituar liberalizimin e vizave dhe u bëri thirrje 27 vendeve anëtare që t’i japin fund regjimit të vizave pasi qytetarët e Kosovës mbeten i vetmi i izoluar nga blloku evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Derniers articles

Lajmi i fundit nga Gjeneva: OKB hedh poshte serish propozimin e Rusisë (Beogradit) per ta mbledhur Sesioni i KS të OKB-së për bombardimet e...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblidh derish me iniciativën e Russe (Serbise)  nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s...

Céline Zuber-Roy, kryetare e parlamentit të Gjenevës: Komuniteti shqiptarë shembull integrimi në Kantonin tonë. Këtë e deshmon edhe fakti se këtu kemi katër deputetë...

Céline Zuber-Roy një Juriste dhe inxhiniere është presidentja e re e Këshillit të Madh. E para grua pas  gati dy deceniesh. Céline Zuber-Roy ishte...

Një shqiptar nga Presheva, në mesin e 11 kandidatëve në Serbi, zgjidhet prokuror i ri në Bujanoc

Preshevë, 28 mars -Ai quhet Agim Kamberi nga (karadku Isivuk) Presheva i cili ka mbaruar studimet ne Republiokën e Kosovës, rrespektiovisht në Universitetin e...

Policia francaze arreston katër shqiptarë për 70 vjedhje..

Bernë, 28 mars -Këtë të mërkurë, më 27 mars 2024, xhandarët e Brest dhe Landerneau arrestuan katër shqiptarë të dyshuar se kishin kryer 70...

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...