15.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Ademi takoi zv/Sekretarin e Përgjithshëm të FIFA-s, shefin e stafit të presidentit Infantino

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe si i ftuar special i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për të ndjekur nga afër ndeshjet e Kupës së Botës për klube, sot para ndeshjes gjysmëfinale ndërmjet Palmeiras dhe Al Ahly, është takuar me zv/Sekretarin e Përgjithshëm të FIFA-s dhe njëherësh shefin e stafit të presidentit Infantino, Mattias Grafström. Gjatë këtij takimi u diskutua për projektet e këtij viti të FFK-së, të cilat do të fillojnë në mars, për zhvillimin e futbollit si dhe për zgjedhjet e sivjetme, duke pasur parasysh se ky vit është cikël zgjedhor në FFK dhe ato duhet të mbahen deri në gusht.

Me këtë rast, Mattias Grafström theksoi se FIFA e përcjell gjjithmonë zhvillimin e futbollit kosovar e të FFK-së dhe janë të kënaqur me arritjet e saj. Ai po ashtu përgëzoi dhe lavdëroi Kosovën për instalimin e VAR-it, si vendi që e realizoi më së shpejti këtë projekt dhe u shpreh i lumtur që FIFA e ka mbështetur një projekt të tillë të suksesshëm.

Grafström u zotua se do të mbështesë edhe më tutje zhvillimin e futbollit kosovar, teksa e falënderoi presidentin Ademi për bashkëpunimin e sinqertë me FIFA-në dhe për transparencën e lartë ndaj FIFA-s.

Ai premtoi se do të jetë prezent në Kosovë në përurimin e të gjitha projekteve në infrastrukturë të FFK-së, si dhe për të parë nga afër projektet e deponuara në FIFA për vitet e ardhshme, si dhe konfirmoi pjesëmarrjen në Kuvendin për zgjedhjen e presidentit, kurdo që ai do të mbahet. Ai i uroi presidentit Ademi suksese në vazhdim dhe realizim të projekteve tjera të përbashkëta.

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...