17.1 C
Berne
jeudi 23/03/2023

A e dini se ky është njëri nga ministrat e Albin Kurtit?..

Kryeministri i sapo votuar, Albin Kurti ka prezantuar sot emrat që do të jenë pjesë e kabinetit të tij.

Me Ministrinë e Mbrojtjes do të udhëheq Armend Mehaj e cili pak është me i njohur per forcat nderkombëatre (NATO-n) se sa  për opinionin publik shqiptarë. Armend Mehaj eshte emëmi më i befasishëm në kabinetin e qeverisë “Kurti 2”, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kush është ministri i ri i mbrojtjes Armend Mehaj?

Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë ndërsa ka jetuar dhe vepruar në Oslo të Norvegjisë. Ai i është bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë në vitin 1999, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

Me këtë rast, Mehaj kishte deklaruar se dashurinë për vendlindjen e tij Kosovën, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e ka të shenjtë.

Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kapiten Mehaj ishte dekoruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, me medaljen “Për shërbime të veçanta, me motivacionin “Për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë, si dhe në kontributin e veçantë të dhënë në përmbushje me sukses të misionit paqeruajtës të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Çad”.

Mehaj është nga Isniqi i Deçanit. Ai ka shumë vjet që jeton me familjen e tij në Norvegji. Mehaj është 40-vjeçar, i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

 

 

Derniers articles

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Bernë, 23 mars -Pavarësisht më shumë se 12 orësh negociatash të shtunën nën patronazhin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk arritën të bien dakord...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...

Kryetari i FFK-së Agim Ademi sërish probleme me drejtësinë kosovare. Ai sot pas nje intervisitimi eshte derguar në mbajtje për 48 ore

Prishtinë, 22 maers -Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi sot ishte ftuar për t’u intervistuar. Ai do të qëndroj në mbajtje...