3.7 C
Berne
vendredi 29/03/2024

Vdekja e nje akademiku nga Medvegja qe po zbeh rolin kombetar te ASHAK!

Sot e para kater vitesh (në moshën 102-vjeçare) Medvegja, Lugina e Presheves, Kosova, shqiptaria humbi akademikun e tyre Idriz Ajetin

Akademiku Ajeti i tradhtuar nga mosha dhe politika, ai shkoi me sy qele, pa e pare Luginen e Presheves me Kosovën per te cilen punoi tere jetën!

Ishte profesor, albanolog, gjuhëtar e intelektual, pedagog dhe veprimtar i palodhshëm në zhvillimet shoqërore, ishte keshilltar i arkitektit te pamvaresise se Kosoves presidentit Rugova, ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Nuk di Kosova a ka sot akademikë apo Akademi te shkencave kjo Kosova jone qe djemt e Medvegjes dhe te Lugines u vrane per at pamvaresi?! A s’eshte turp nese ka ndonje akademik apo akademi dhe t’mos e perkujojne kolegun e tyre, bile me nje shkrese apo komunikate përkujtimi per te falenderuar per veoren dhe kontributin e tij kombetar, sepse ai nuk shkroi libra për Medvegjen, por për gjuhen shqipe qe sot shqiptaret e flasin ne Tirane, Prishtine, Shkup, Ulqin, Presheve e Janinë!

Pra kjo akademi po qëndron në mënyrë pasive perballe situatave dhe problemeve të vështira qe po ballafaqohet kombi yne dhe asnjë zë apo reagim nga kjo akademi nuk po dëgjohet jo vetem karshi kolegeve por edhe rreth nje ser sfidash dhe probleme thera kombetare, sikur ajo e diskriminimit te gjuhes dhe kultures shqiptare deri tek spastrimi etnik ne Luginen e Presheves nga regjimi i Beogradit!

Para dy vitesh kur vendi yne gjendej ne kaos politik me institucione te paralizuara, ne mediat tona shkrova se sikur shteti edhe Akademia e Shkenca te Kosovës ishte kapur nga mafia qe udhehoqi Kosovastanin te cileve për 20-vjet rresht nuk ju degjua zeri për ta denuar apo per t’u distancuar nga krimi dhe korrupcioni ne Kosovë te cilet akademik ose ishin te kercnuar ose ishin te paguar te heshtin!

Vlen të cekët që deri në vitin Jo vetem diskriminimi i shiptareve ne Kugine oor edhe diskrimnimi imfemres shqiptare ne gjirin e ASHAK. eshte shetesuese! 2019 nuk ka pasur asnjë akademike femër pra të gjithë akademikët ishin meshkuj, ku ne mesin e tyre ja shume partiak pro marksist-leninist, komunist e jugisllavofil e me diploma falce-plagjiature! Dhe reagimet e akademise se shkencave serbe per Veriun dhe serbet e Kosoves, ne njefare menyre e justifikon heshtjen e akademikeve kosovar!

A thua sikur te ishte politikan apoakademik i korruptuar, nje plagiatore apo sikur te kishte vrare njeri.. ASHAK a do ta kishte perkujtuar, organizuar ndonje akademi perkujtimore per njeriun e madh te kultures dhe gjuhes shqipe!

Akademiku Idriz Ajeti ishte ambasador i letrave shqipe! Ai shkoi me liber në dorë e me sytë kah Presheva. Fjalet e fundit qe i tha profesor Ajeti ne Prishtinë gazetarit te Le Canton27.ch ishin: Eh more Nefail me duket se do te vdes pa e pa Presheven ne Kosovë! Kurse keta politikajt tane qe 20 vjet veq llafe kishin pas, leje qe na lan neve te Lugines ne Serbi, por edhe Veriun e Kosoves ja shiten Serbise?!

Derniers articles

Lajmi i fundit nga Gjeneva: OKB hedh poshte serish propozimin e Rusisë (Beogradit) per ta mbledhur Sesioni i KS të OKB-së për bombardimet e...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblidh derish me iniciativën e Russe (Serbise)  nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s...

Céline Zuber-Roy, kryetare e parlamentit të Gjenevës: Komuniteti shqiptarë shembull integrimi në Kantonin tonë. Këtë e deshmon edhe fakti se këtu kemi katër deputetë...

Céline Zuber-Roy një Juriste dhe inxhiniere është presidentja e re e Këshillit të Madh. E para grua pas  gati dy deceniesh. Céline Zuber-Roy ishte...

Një shqiptar nga Presheva, në mesin e 11 kandidatëve në Serbi, zgjidhet prokuror i ri në Bujanoc

Preshevë, 28 mars -Ai quhet Agim Kamberi nga (karadku Isivuk) Presheva i cili ka mbaruar studimet ne Republiokën e Kosovës, rrespektiovisht në Universitetin e...

Policia francaze arreston katër shqiptarë për 70 vjedhje..

Bernë, 28 mars -Këtë të mërkurë, më 27 mars 2024, xhandarët e Brest dhe Landerneau arrestuan katër shqiptarë të dyshuar se kishin kryer 70...

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...