10 C
Berne
mardi 28/03/2023

Zvicra uron kryeministrin Albin Kurti per Qeverine e re të Kosovës!

Berne, 26 mars -Urimet per Qeverine e re te Republikes se Kosovrs te drejtuar nga Albin Kurti po vazhdojne nga vendet boterore. Zvicra siq ishte nder vendet e para qe njohi Kosoven para 13 vitesh ajo edhe sot eshte nder vendet e para qe uron Qeverine Kurti. Qeveria zvicerane, permes Ministrise se Puneve te Jashtme (DFAE) ka zgjedhur gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch per ta uruar Qeverine e re te Kosoves

Ne urimin e posa arritur nga Berna ne redaksine tone, Konfederata Helvetike e ka mirëpritur Qeverine re te Kosoven ne krye me Albin Kurtin, kryeminister. Ne urimin nga Berna adresuar Prishtines zyrtare fillimisht thuhet se «Zvicra uron dhe mirëpret faktin që zgjedhjet e fundit legjislative u mbajtën pa ndonjë incident të dukshëm. Zvicra, megjithatë, mbetet e bindur për rëndësinë e zbatimit të reformave zgjedhore në bazë të rekomandimeve të bëra nga ekspertët. Zbatimi efektiv i këtyre reformave do të mbështesë procesin e konsolidimit të demokracisë në Kosovë.»

«Zvicra mbështet në mënyrë aktive përpjekjet e institucioneve kosovare që synojnë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo pret që të jetë në gjendje të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë Kurti për këto sfida dhe kështu të ofrojë perspektiva më të mira në të ardhmen për qytetarët e Kosovës.» thuhet ne vazhdim te urimit nga Berna per Qeverine Kurti-2, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne fund te ketij urime nga Qeveria e Konfederates Zvicerane per Qeverine re te Kosoves ka edhe nje mesazh, ku thuhet se «Megjithëse Qeveria e re ka një shumicë parlamentare thelbësore për ndjekjen e reformave të rëndësishme, Zvicra mirëpret qëllimin e Qeverisë së re Kurti për të kërkuar konsensus politik sa më shumë të jetë e mundur për çështje me interes kombëtar, përfshirë ato që lidhen me marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Në këtë drejtim, Zvicra mirëpret synimin e liderëve të rinj të Kosovës për të vazhduar dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian në një frymë konstruktive dhe sipas parimeve të qarta. Zvicra mbetet e gatshme të mbështesë procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë..»Transferts – Chaque cas de prisonnier kosovar sera étudié séparément | Tribune de Genève

Derniers articles

Momenti kur ish-nxënësja hyn me kallash në nje kishe-shkolle katolike dhe vret 6 persona, prej tyre tre femije

Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë private të krishterë në...

Zgjedhjet parlamentare ne Zvicër. Me 2 prill ne Kantonin e Gjenevës garojne për deputetë edhe 13 kandidatë shqiptarë

Gjenevë, 28 mars (ATV: Nefail Mlaliqi ) -Ne muajin prill te ketij viti ne disa kantone te Zvicrës do mbahen zgjdhjet parlamentet. Sikur ne...

Policia-drejtesia, Poggia dhe Bonfanti: Zero tolerance perballe krimeve në kantonin e Gjenevës!

Këshilltari Shtetëror Mauro Poggia dhe Komandantja e Policisë së Gjenevës Monica Bonfant Gjenevë, 27 mars  (Nefail Maliqi) -Statistikat e policisë tregojnë një rritje prej 15%...

Gjykata federale i merr pasaporten zvicerane nje kosovari, me ket arësye..

Nerne 27 mars -Gjykata Administrative Federale konsideron se një kosovar ka fshehur fakte gjatë natyralizimit të tij të zakonshëm. Mesohet de kosovari u fut në...

Presheva i ankohet ambasadorit amerikan Hill, për politikat antishiptare te Beogradit ne Luginë, si dikur Kosova ne kohen e Miloshevicit!

Preshevë, 27 mars -Deputeti i vetem shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot në Bujanoc me ambasadorin e SBA-ve në Serbi, Christopher...