17.8 C
Berne
vendredi 29/03/2024

Legjenda e Zvicrës ka një mesazh për Xherdan Shaqirin

Futbollisti Xherdan Shaqiri luajti në krahun e djathtë kundër spanjollëve, ku me Zvicrën fituan me rezultat 2:1 në Zaragoza në kuadër të Ligës së Kombëeve, Divizioni A..

Legjenda e Kombëtares së Zvicrës, Ciriaco Sforza, e sheh më mirë atë në mes.

Sezoni ka përfunduar për Xherdan Shaqirin dhe ekipin e tij Chicago Fire. Klubi nuk e siguroi një vend në garat e play-off-it dhe ka vetëm dy ndeshje të tjera për të luajtur në fillim të tetorit. Pas kësaj, ylli i kombëtares ka rreth gjashtë javë pa gara deri në Kupën e Botës (nga 20 nëntori).

Legjenda e Zvicrës, Ciriaco Sforza e kupton se Shaqiri ka nevojë për pushime. « Është e rëndësishme që ai të jetë i sinqertë me veten, » thotë ai në “Blick Kick”. “Është në rregull nëse thotë se ka nevojë për pushime. Por më pas ai duhet të punojë dhe të stërvitet përsëri shumë”. Sforza është i sigurt se trajneri i Kombëtares Murat Yakin do të bëjë një plan me lojtarin e tij që ai të jetë në kohë për Botërorin.

“Shaqiri duhet të ketë një synim: të jetë një lojtar i madh në Botëror me Kombëtaren dhe të japë gjithçka”.

Çfarë pozicioni duhet të përdor Shaqiri në Katar? Ai luajti në krahun e djathtë kundër Spanjës dhe ka treguar se puna në mbrojtje nuk është pikërisht puna e tij.

Për Sforzën është e qartë se çdo lojtar duhet të jetë në gjendje të luajë në dy ose më shumë pozicione.

Në fund të fundit është se Sforza dëshiron atë që duan të gjithë tifozët e Kombëtares: « Se Shaqiri është i aftë për Kupën e Botës ». / Kemal Goca

Derniers articles

Pas 1 prillit do kemi një Zvicer pak me ndryshe. Ja këto do jenë 8 ndryshimet që do prekin edhe xhepin e qytetarëve

Nga data 1 prill 2024, nuk do të ketë më bileta sezoni të ekskursionit SBB. Deri më tani, këto abonime i lejonin udhëtarët të...

Lajmi i fundit nga Gjeneva: OKB hedh poshte serish propozimin e Rusisë (Beogradit) per ta mbledhur Sesioni i KS të OKB-së për bombardimet e...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblidh derish me iniciativën e Russe (Serbise)  nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s...

Céline Zuber-Roy, kryetare e parlamentit të Gjenevës: Komuniteti shqiptarë shembull integrimi në Kantonin tonë. Këtë e deshmon edhe fakti se këtu kemi katër deputetë...

Gjenevë, 28 mars -Céline Zuber-Roy një Juriste dhe inxhiniere është presidentja e re e Këshillit të Madh. E para grua pas  gati dy deceniesh....

Një shqiptar nga Presheva, në mesin e 11 kandidatëve në Serbi, zgjidhet prokuror i ri në Bujanoc

Preshevë, 28 mars -Ai quhet Agim Kamberi nga (karadku Isivuk) Presheva i cili ka mbaruar studimet ne Republiokën e Kosovës, rrespektiovisht në Universitetin e...

Të dyshuar për 70 vjedhje të kryera në North Finistère, arrestohen katër shqiptarë

Bernë, 28 mars -Midis nëntorit 2023 dhe janarit 2024, vjedhje të shumta u kryen në disa komuna në Finistère-në e Veriut. Që nga ajo...