3.4 C
Berne
jeudi 18/04/2024

Tri poezi nga poetja e njohur Leonora Bruçaj-Keka

Leonora Bruçaj-Keka është një poete tashmë me emër nga (Prishtina) Kosovë, autore e tri veprave (një në gjuhën angleze “ Inner voice of silence”, dy në gjuhën shqipe, “ Vdekja e Bajlozit “ dhe “ Dhembje e harresës” . Në dorëshkrim ka shumë poezi që presin në radhë ta shohin dritën e botimit. Poezitë e saj here pas here i shohim të publikuara edhe në mediat tona periodike.
Poetja Leonora Bruçaj- Keka në shumë manifestime letrare i ka rrëmbyer çmimet kryesore. Poezia e Leonorës pëlqehet nga shumë gjeneratat e ndryshme e sidomos nga studentët e saj. Leonora Bruçaj-Keka tani triumfon me poezi edhe nëpēr gazeta të huaja.

Letër

S’ma ka mbetur asnjë faqe e zbrazët për të shkruar

Stuhia e jetës m’i mbushi të gjitha

Ç’thotë kjo këngë kalimthi
që shpon shpirtin tim përtej
n’këtë qetësi nate kur bota fle

Ti më solle lumturi aq sa ka i varfëri, i sëmuri, i burgosuri

Ç’lumturi është kjo?!

Si kujtimet e vetëtimës që vrau dashurinë tonë shumëvjeçare dhe ngulfatesh duke thithur aromë dashurie të humbur n’vargun tim mbetesh ikonë mashtrimi

si bora në fund t’prillit që shkundet dhe s’lë gjurmë me heshtjen e natës do marrësh dhimbjen e zemrës time

N’qerthullin e ëndrrave të mia
t’ngatërroj pa gjetur dalje
se ti u mbështolle thellë, thellë diku në mua…

Kupë Malli 
Me qetësi të thërras , Ti s’më përgjigjesh
kjo natë e zbrazët pa ty si deti pa anije
Qetësia përhap zbrazëtir’
n’shpirtin tim t’shqetësuar
para syve t’mi një letër në një sirtar
unë ulur në hijen e vogël të prehjes
të lodhjes dhe të vetmisë
lutem për pendimin tënd
Sonte, nuk dua t’shkoj vetëm në fund të vetes
dua të të marrë ty qe prore bredhe me mua
as lehtazi s’do t’braktisi
pa u fundosur n’pellgun e dhimbjes
për t’shijuar bukurinë e jetës
bashkë me ëndrrat dhe dashurinë.
Ti je dhuratë nga Zoti
që zhduk mërzinë dhe freskon
zjarrin n’shpirtin tim
Tani bëhu kandil drite n’jetën time
për t’jetuar nëpër dashuri
kur dhimbja ecën qetazi.
Duet
(Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë)
Peizazhi i zi
në letrën e bardhë
Në guaca peshku
Ngjyrat përzihen
Në gurë lumi
Pushoj për të menduar
Pikturën
E detit të kaltërt
Qielli e deti i kaltërt
po ngjyra na mungon
I pikturoj lisat
një pëllumb më pengon
Sado që ngjyrën e vëj
Për trung
më del pëllumb
Unë pikturoj bashkë me shiun
Ku mbeti piktura ime
vetëm fleta e bardhë
Shiu ma mori simbolikën
E unë dhe shiu
Prapë pikturojmë bashkë
Kur unë s’di të pikturoj
Por simbolikën e kuptoj
Ç’mbeta unë poete
Por shiu
poezinë s’mund
të ma marrë
Edhe pse simbolikën
ia vodha…

Derniers articles

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...

Afaristi njohur shqiptar nga Davosi ne Forumin shqiptaro-zviceran në Gjenevë prezenton eksperiencën e tij në biznes

Klaudjo Fregja, i cili jeton dhe vepron në Gjenevën nderkombëtare eshte doktor shkencash ne fushën e ekonomisë, pjesëmarrës i konferencave dhe forumeve te ndryshme...

Lideri i VLEN dr. Arben Taravani dhe Kryeministri Albin Kurti vizitojnë Zvicrën, të shtunën e ardhshme në Cyrih do mbajnë një tubim i përbashkët...

Bernë, 17 prill -Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Lideri i VLEN dr.Arben Taravani gjate ukinedit te ardhshem do te vizotojnë Zvicrën....